Hawke: "Nuk isha gati për martesën"

18 Gusht 2013, 10:39Lifestyle TEMA

Ethan Hawke, tani që ka mbushur 42 vjeç, ka pranuar se nuk duhej të ishte martuar me Uma Thurman. Aktori u martua me kolegen e tij kur ishte 27 vjeç dhe është shprehur se ishte shumë i ri për një hap të tillë në jetë.

“Unë arrita suksesin kur isha shumë i ri dhe mendova se martesa do të më ndihmonte për të qëndruar me këmbë në tokë. Më dukej sikur kisha dalë jashtë kontrollit dhe doja qetësi përreth meje… por e kisha gabim”, thekson Hawke për revistën ‘Elle’.

Aktori ka një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë 10-vjeçar me protagonisten e “Kill Bill”. Ai u divorcua nga Uma Thurman në vitin 2005, pas 5 vitesh martesë dhe tashmë ka dy vajza të vogla nga gruaja e dytë, me të cilën u martua në vitin 2008. P.K

 

9 komente në “Hawke: “Nuk isha gati për martesën””

  1. lani says:

    Uma Thurman nje aktore yll………me role te mrekullueshme….

    1. elona says:

      Uma Thurman eshte aktorja ime e preferuar.Ka nje fytyre magjepsese.Me pelqen shume dhe ky Ethani s’bente per te.Shyqyr i paskan ardh mendte tani.

  2. Andi says:

    Nga inati qe e la Thurman flet brockulla…

    Thurman nje STAR dhe ky i shkreti 1 meter e gjysem. Do te luaje ne filmin borebardha me 7 xhuxhet, ku Thurman do te jete Borebardha kurse ky kryexhuxhi i xhuxhmaxhucave. hahahahahaha

  3. qwe says:

    Uma do upa te tjere qe ta lidhin…

  4. balzac says:

    Per martesen dhe per vdekjen njeriu kurre s’eshte gati.

  5. hahaha says:

    edhe zeni ashtu mendon, ishte shume i ri kur u martua me hallen…

    1. The Punisher says:

      @haha
      Hallall buka!

  6. hahaha says:

    @ The Punisher, flm. gjithashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje