Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke folur gjatë një aktiviteti në Jalë, ka thënë se zgjedhjet e 23 qershorit, kanë qenë po aq historike sa ato të vitit 1992.
“Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin.
Këtë radhë, PS-ja punoi më fort e mori 90 mijë vota më shumë. I rëndësishëm për SHBA-në është konsolidimi i demokracisë,”- tha ambasadori amerikan.
Arvizu, duke folur për fushatën, vuri në dukje se “gjatë saj pati përpjekje që feja të kthehej në çështje elektorale, përpjekje për të krijuar ndarje veri-jug, por që të dyja këto përpjekje dështuan”.
Deklaratat e Arvizusë janë bërë gjatë aktivitetit të Lëvizjes Rinore për Integrim
Arvizu referoi sot mbi temën “Vizioni i SHBA-së për Shqipërinë dhe Ballkanin” duke theksuar ndër të tjera se “vendosja e ligjit është me shumë rëndësi. Kjo gjë përfaqëson vlerat e demokracisë. SHBA ka investuar miliona dollarë për funksionimin e ligjeve dhe tashmë po punojmë me Prokurorinë për çështjet e drejtësisë dhe me Policinë.
Por, nëse njerëzit nuk paguhen, nuk mund të luftohet korrupsioni. Rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit duhet të ecin parallel”./b.l
Vleresim per ambasadorin dhe ambasaden e SHBA per rolin e tyre ne Shqiperi.
Me ndryshimin radikal qe tashme revolucionin e fituan intelektualet e jo satrapet e 92.Populli i pafajshem votoi per demokraci ne 92 e perfundoi ne duart e malokut te ndyre.Ardhte dita te shporret dhe maloku i jugut Mete Kryemadhi.
nuk eshte vetem merita e popullit qe votoi me 1 000 000 shqiptare per ndryshim.
kete radhe nje rol shum te madh e pati amerika pasi nuk e mbeshteti me, kete kriminel,,,pasi e pa kush ishte per 22 vjet.
e nxori pergjithmone ne pension.
faleminderit.
LRI i meriton trajnimet ne Jale.
Kane shpenzuar shume energji gjate zgjedhjeve. U ngeli dora ne xhep.
Nuk diskutoj per fitoren e te majteve se ata fituan e bravo i qofte, dua te them se krahasimi ambasadorit nuk shkon se PD ne 92 i mori vete aq mandate e ndersa ne 2013 PS ishte ne vend numero.
Mjaftojne dy reshta per te kuptuar, faleminderit.
Jo vetem Shqiperia por e gjithe Bota ka fituar siguri,zhvillim,te ndrejta njerzore,demokratizim dhe rritje te nivelit te jeteses dhe mirqenies nga krijimi,zhvillimi dhe perpparimi i Kombit Amerikan.Bota eshte ne borxhe me mbeshtetjet qe u jep ky vend te gjithe njerzve ne Bote,aspiratave te njerzimit per Paqe dhe jete te qete e te lumtur….
Per mua si shqiptare amerika eshte aleati yne me i madhe ne histori, po u cenuan mardheniet me ameriken ne e kuptojme se politika shqiptare nuk po ecen ne binaret e duhur, dhe i largohet demokracise. Perpjekjet e qeverise shqiptare per ta paraqitur ambasadorine e meparshem amerikan Widhers si ish ‘ambasadaor,qe flet si qytetar i thjeshte, si pensionist’ etj etj.qe ne thelb ishin perpjekje antiamerikane, dhe kjo ishte nje arsye me shume qe populli shqiptar doli masivisht ne zgjedhje per te bere ndryshimin.Ambasadori Widhers eshte nje mik i madhe i popullit tone .Sa me fat do ishte Shqiperia sikur te zbatohej edhe ketu qendrimi ne pushtet jo me shume se 8 vjet,pastaj te kalohet ne jeten private dhe nje administrat ,gjyqesor , polici dhe mjedis e modelit amerikane.
amerika nuk duhet te na braktisi . ajo duhet ta coj deri ne fund problemin e evropaizimit te shqiperise , e marredhinieve te mira me fqinjet, e investimeve serioze ne shqiperi dhe e zgjidhjeve te shume problemeve rajonale. deri tani e duam ameriken, nuk dihet me vone se e kemi treguar qe shume kemi dashur dhe turqine jugosllavine rusin kinen. sa me shpejt sa nuk eshte vone.
Keto zgjedhje ishin me te shemtuarat.Sidomos per faktin,se u kerkua me c’do menyre dhe me c’do mjet nga PD-ja,per dasi nder-Shqiptare.Dasi Veri-Jug dhe dasi fetare.Madje Saliu dhe Luli e praktikuan sebashku dhe publikisht kete perpjekje,pa u fshehur hic fare.Ne Kamze,Saliu u tha banoreve,se Rama i ka quajtur Cecene dhe Shpellare.Nderkohe qe ne Tirane,Luli i Vocer,gjate inagurimit te Projektit te Xhamise se madhe,tha se Edi Rama urren Myslymanet.Por nuk ja rriten.Megjithate,ata jane ende aty dhe do i fryne Dasise qe ne daten 10 shtator.Nuk rreshtin.Kjo eshte e sigurte.Por Shqiptaret,nuk i ka percare dot Turku,Greku dhe askush tjeter.Shporesoj mos te ja arrijne dot keta armiqte e rinj te Kombit.Te cilet jane dhe me te rrezikshmit,sepse jane Shqipfoles.
“gjatë saj pati përpjekje që feja të kthehej në çështje elektorale, përpjekje për të krijuar ndarje veri-jug, por që të dyja këto përpjekje dështuan”… thote ambasadori
Kush ishte ky qafir qe kerkonte valle… ?
…falemnderit…me ne fund edhe ne drejt tokes se premtuar..!!
o arvizu e qelbe fare, ne 92 ti nuk dije ekzistonte apo jo albania. pirdhe dhe ca akoma se te bene mire.
@neo komunisti.Ka harruar Arvizu,te te therrasi ty,qe ti shpjegosh pak,ato qe ai i mjeri nuk i di.Po te te therrasi ty,do i ndricohet mendja.Qenke dhe Doktor.Nuk e dija qe te pjerdhesh te ben mire.Na i vizito pak,te gjithe ne lexuesve te Temes,kemben e mesit,thjesht per kontroll rutine z.Doktor.
arvizu o xhan, di gje se cu be me burrin e shtetit? ta thom un: shqiptaret e dhjene me mut…nashi ti ik anej nga na erdhe, dhe mos u duk me keteja!
Me ameriken kane fituar vetem komunistet dhe sigurimi shqipetare.
Kjo liste me kete emra eshte mare nga libri Heronjet e Kotesise me autor zotin Agim Hamiti.
Këta zotrinj punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.
Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut.
Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë:
«Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.
Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:
«Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
Tiranë6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
«Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»
Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
« Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
«Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.
11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.
«Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.
I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
«Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë:
«Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, nga Korça.
Shprehja e tij më e spikatur:
«Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:
«Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
«Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
«Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»
Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
«Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
«Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:
«Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish‑diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
«Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
«Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
«Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:
«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»
Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:
«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”».
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.
Per Bedri pershendetje
E keqija me e madhe eshte tek keta kryeqelbesira,qe ndryshe deklarojne dhe ndryshe veprojne.Ky qelbesire na kujton 92 shin
qe te pregatitemi per 22 vjet resht me keta legena te rinj,qe si
i qendruan nga pas legenit te rezuar ,tani do tju qendrojne legeneve te rinj tani.
Pershendetje V/Z Gjirokastra,vetem zgenjim kemi mare 22 vjet perseri sundojne djemet e komunisteve dhe sigurimsat JANE TE PUNSUAR NE TE GJITHA AMBASADAT PRENDIMORE BRENDA DHE JASHTE..
Zoti Arvizu! Votuam per te larguar Berishen dhe mire beme. ate deshe edhe ti. Por me duket se po e teproni. Ne 92 u permbys nje sitem kriminal. Njerezit dolen nga burgjet, fituan liri, filloi ekonomia e re, me shume veshtiresi por u bene disa gjera. Ne 2013 Shqiperia kishte me shume rruge, me shume ekonomi, me shume internet (ne 92 nuk i dinim as emrin), levizim pa viza ne shume vende, jemi ne NATO fale ndihmes se vendit tuaj te madh,. Pra nuk shoh ndonje lidhje me 92 sekeshtu i bie qe keto qe permenda fale edhe ndihmes tuaj te hidhen poshte. Nuk hidhet poshte ndihma e tjetrit. Apo jo? Pastaj sikur po pushoni ne Jal me Meten! Epo ai ishte ne qeveri 4 vitet e shkuara? Pse u votua ai? Vazhdoni talljen….
Jeni mjaft i sakt zoti Arvizu, kemi rrezuar nje sistem komunist te dyte, nje surrat me ate te meparshim kishte, sepse ne krye te ketij sistemi demokratik i thenshin ,qendronte varkari i diktatorit !!!
Zoti ambasador ju bete nje gabim fatal duke e quajtur Berishen, Burre Shteti, tani para perfundimit te detyres si ambasador, duhet te kerkoni falje publike popullit shqiptar, qe ne momentin e vrasjeve, nga ky kryeminister, ju u vute ne anen e vrasesit.
Deklarata jote i dha zemer vrasesve dhe gjykatave te korruptuara, qe te mbrojne vrasesit dhe te denojne viktimen.
Juve tani duhet te kerkoni nje falje publike, ashtu sic e bete publike deklaraten ne favor te Sali Berishes.
Po,pas 1370 dite ne pushtet,LSI pasi kaloi per 9 jave ne opopozite,u be nga 4 kembesh ne shumekembesh.
Pra rilindi Shqipericka,duke bere nga 4 kembesh ne 2009 ne 17 kembesh ne 2013.
Rilindi e po ndryshon me mjetin e transportit modern shumekembeshin LSI.
Pra vetem nga 9 jave,9 jave ne opopozite,u shendosh nga 400 kg e u be 1700 kilogramshe.
Kuptohet me vote,me vote plepishitare.
Po t’i qaswsh dy copat (qe thote arvizu):1. Po punojme me Prokurorine qe e kena mesu te punoje,
2. Nga 23 qershori ka fillu ‘Epoka N 2 (Neokomunizme)’, del qe ne fund te vitit Gjykatat do kene perpara dosjet e Nxehta!. Mirepo, meqe z. amasador po knoqet me meten ne Jale, haptas,
del qe Gjykata ‘Neokomuniste – e krimbur prej perdorimit politik & korrupsionit (nderime pjeses se shendoshe)
duket se ka me pervesh monget ene ka me i ngri a ftof Dosjet Pervelake (ne emer te demokracise, integrimit…stabilitetit te rajonit, meqe burreshtetsat thyjne rekorde noti…)
Qofsha i gabum!
Po e sigurt qe zvarre e troke tash po shtyjme ene ket ‘etape 2N’/ 2 dekadshin tjeter ‘Xhungel’/ Demonkraci (Neokomunizem me komunistet mafioze: komunizem- fashizem – anarki : -sundimi i bandave mafioze- shkaterrimi moralit, ekonomise, shtetit…Te Drejtes, SHENDETIt, races – plackitja perfundimtare e pasurive te vendit- konsolidimi i epigrames: ‘ky vend nuk bohet (se Krajlat e Mdhej e dun ne Europe nji (Kolumbi- Meksike- Afganistan & kosh Plehrash te Botes) !
Pushime te mbara z. ambasador e, mos u lodh kaqi fort (se o vape)
t”folish si kto, hajd tung e shkofsh mire, nje Qytetar qe punon (modestisht) per Shqiperi.
e mor zoteri po jemi mbi 20 vjet mbrapa me Saliun, qe n’a vute ju ne 90-ten. Duhet shume pune, qe te arrijme aty ne ate gjendje ku e la Enver Hoxha, qofte Shqiperine si territor, qofte moralin e shqiptareve. As qe e mendojme ndonjehere se mund te behemi si ne perendim, pasi jemi bere tamam Albanistan.
FALEMDERIT AMERIKA,FALEMDERIT Z.AMBASADOR.
ec aty malsoro…. , servil, tipik shqiptar
Lereni rehat amerikën. Pa të ne jemi hiç.
Mendja e semure paranijake Bedriut cfare nuk sajon dhe cfare nuk shpif per njerezit opozitare !!!
Shpif-shpif se dicka do te mbetet thote greku i lashte . Edhe Bedriu kete pune ben ! Zoti na shpetofte
nga keto monstra qe gjurmojne biografite e njerezve punetore e te ndershem . Me siguri matematike
BEDRIJA ka qene bashkepunetore i sigurimit famekeq te shtetit.
Ne qofte se autori i Librit Heronjet e Kotesise Agim Hamiti,nuk i ka emrat e saket Bedriu eshet paranajak.Se po na del ambasada streh per komunistet.
Dakort plotesisht me Savo Dukatin ! Pa SHBA ne na gllaberojne te gjitha hienat e Evropes !!!!
Amerika asnjeher nuk e ka luftuar komunizmin ne shqiperi.
Keta ishin votuesit qe hodhen Knockdown burrin tuaj te shtetit.
Sipas ketij arixhiut te rruges se Elbasanit na qenkan harxhuar miljona dollare ,nga SHBA,per “funksionimin e ligjit” ne Shqiperi.
Por meqe vetem ligji nuk ka funksionuar keto 23 vjet ne Shqiperi i bie qe keto “miljona” te jene vjedhur.Kush t’i kete vjedhur valle?????Kete,do bente mire te sqaronte kumbari i “burrit te shtetit dhe yllit ne ngjitje”.Per te tjerat,nuk i mori njeri doren ketij per verdiktin e shenjteruar te 23 qershorit.
Dini gje kur do qerohet nga Shqiperia,ky arvizuja?????
akoma nuk ka ikur ky verdhacuku
na u be si hiene neper shqiperi
Shqiperia nuk e meritonte kete ambasador. Shemtueshem ky u be pjese e mbeshtetjes se aktivitetit antikombetar dhe antipopullor te Kryemalokut perbindesh.