Celibashi: Gati reforma parlamentare. PD-së do i japim atë që nuk na dha ne

20 Gusht 2013, 18:52Politika TEMA

Socialistët do t’i rikthehen çështjes së reformës parlamentare, duke miratuar kërkesat që iu mohuan kur ata vetë ishin në opozitë.

Në një intervistë për “Ora News”, ministri për Marrëdhëniet për Parlamentin, Ilirjan Celibashi, deklaron se mazhoranca e majtë do të mbyllë të gjitha ndryshimet  në rregulloren e parlamentit, për të garantuar një veprimtari kuvendore në përputhje me kushtetetuën.

Çka do të thotë  se socialistët do të  garantojnë votimin e dekreteve të presidentit në mënyrë të fshehtë dhe kohë të barabartë diskutimi të liderit të opozitës me kryeministrin në seancë plenare, pika për të cilat, legjislaturën e kaluar grupi i punës për reformën parlamentare nuk ra dakord, pavarëisht 4 muajve punë.

Ilirjan Celibashi, ish kryetar i KQZ-së, tashmë  edhe në kostumin e anëtarit të ekzekutivit të ri, deklaron se misioni i parë që lidhet me KQZ-në, është rikthimi në legjitimitet i këtij institucioni, dhe për këtë duhet një marrëveshje politike.

Në intervistën për “Ora News”, Celibashi tha se ministrat e kabinetit të ri qeveritar, janë ende duke punuar dhe hartuar projektin e dikastereve që ata do të drejtojnë, por e sigurt është se e majta do të garantojë një qeverisje ndryshe nga ajo e 8 viteve që lamë pas.

10 komente në “Celibashi: Gati reforma parlamentare. PD-së do i japim atë që nuk na dha ne”

  1. Fidel says:

    Kufizimi i mandateve..Votim elektronik ne zgjedhje lokale e parlamentare…president nga populli dhe te drejte referendumi per cdo nisme popullore pa kushte diskriminuese …keto jane 4 reformat e medha politike..te tjerat..Jo po fole 7 minuta jo po fole 12 , jo po kryeministri replikon 2 here dhe kryetari i opozites mer fjalen 7 here …Keto jane Vari Lesht dhe skane asnje vlere

    1. ZENI & SADIJE 4EVER says:

      FUTENI BRENDA ARMIKUN E POPULLIT DHE VEGLAT E TIJ.

      KJO ESHTE REFORMA PARLAMENTARE, ASKUSH TE MOS GUXOJE TE LUAJE ME DJERSEN DHJETRAVJECARE TE POPULLIT, ASKUSH TE MOS GXOJE TE SHESE ASETET E SHQIPTARISE!

      http://is.gd/WXnQmX

  2. ALI PASHA TEPELENA says:

    …as nje gje per qafirat…

  3. eljo says:

    Po kunatin Fatmirin do ta ndimosh pak eee??????

  4. JURIDIKSI says:

    O këllirë po ti më keq se ai krimineli ordiner mediu kunati yt je!

  5. Gjeralb says:

    Nuk ka pse te vazhdojme me “marreveshje politike” per KQZ-ne. Ky organ duhet te shkrihet. Ne raste zgjedhjesh, Kuvendi i Shqiperise ngre nje KQZ me personalitete juridike ne pension.

  6. al says:

    Te gjitha ato qe thote celibashi, per ti dhene, opozites se ardheshme te drejta te plota jane nje hap shume i rendesishem per demokracine,por ajo qe nuk qendron eshte kqz. Sic zgjidhet kolegji zgjedhor nga gjykatesit te zgjidhet dhe kqz ,pa ndikimin e politikes. Kjo praktike eshte ne usa dhe be ,pa perjashtim. Keshtu mbyllet dhe ceshtja e kqz qe eshte bere gangrene qe para 20 vjetesh ,duke u kthyer ne bunker i mazhorances dhe duke cuar ,dhe ne vjedhjen e zgjedhjeve.praktika e 2009 dhe 2011.E fundit, si minister i lidhjes se qeverise me parlamentin , duhet te filloni punen per dryshimin e kushtetutes, qe presidenti te zgjidhet nga populli dhe jo si deri tani ku kthehet ne noter te partise se ti. Atehere do themi me plot gojen, se ai perfaqeson unitetin kombetar.

  7. H.Bajaziti says:

    Kur PD te rikthehet ne pushtet pas 8 ose 12 vitesh do ti ndryshoje si te doje ligjet me kartonin e shumices.Kot lodhesh, Celibash

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Mazhoranca e djeshme,duhet te provoj mbi kuriz ligjet qe ka bere vet.
    Vetem ne kete menyre,do behet e pergjegjshme.
    Duke i krijuar mundesine e kundert,ajo eshte ne rregull,luan me ju si ti doje bytha.
    Nuk ka ardhur koha per keto “rregullime”,do ti krijoni mundesi berishjaneve,per te bere qef me ju.
    Reforma te tjera jane urgjente !

  9. Berati says:

    Reformat natyrisht jane te domosdoshme.Por antishqiptareve ,spihuneve te serbise e Greqise i lini pas hekurave se shume veshtire do ta keni me ta.Ju e dini mire se kur reagon ashper Greqia e Serbia jane mire punet per Shqiperine.Kjo do te thote se kur ata jane te kenaqur dhe te heshtur uji shkon ne hulline e tyre.Ceshtja shqiptare eshte me e rendesishme per cdo kohe e politzikan.Kur te filloni punen cdo dite i beni pyetjen vetes se ai sherben kombit? Dhe sa i sherben kombit? Fusni kulturen dhe edukimin kombetar ne cdo hap ne cdo qelize te jetes shqiptare kudo ne shkolle ne kopeshte ne digastere ne polici ushtri,administrata e kudo….! Vetem duke futur dashurine per atdheun respektin per ligjin i sherben mire vendit tend.Boll me me diletantizma e krahinizma se keto jane vetem paranoizma te shoqerise.Te respektojme demokracine.Kjo eshte dhe duhet te jete deviza e cdo shqiptari.Perpara RILINDJE per perparimin e vendit te shqiponjave…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje