Arsenali insiston për Iker Kasijas

27 Gusht 2013, 12:59Sport TEMA

Arsenali është duke insistuar për të marrë portierin e Real Madrid, Iker Kasijas.

Ky i fundit duket se e ka humbur përfundimisht vendin e titullarit tek Reali, pasi edhe me Karlo Ançelotin, Kasijas është zgjedhje e dytë, pas diego Lopez.

Për këtë arsye, Kasija është duke menduar seriozisht largimin nga Madridi.

Mediet britanike bëjnë me dije se Arsenali është gati të paguajë 15 milion euro për të siguruar shërbimet e Kasijas.

Portieri i kombëtares spanjolle ndërkohë është duke u mbajtur nën vëzhgim edhe nga drejtuesit e Barcelonës, të cilët duan ta marrin për të zëvendësuar viktor Valdesh, i cili vitin e ardhshëm do të largohet nga Katalonja./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje