Portieri kosovar Etrit Berisha shumë shpejt pritet t’i bashkohet skuadrës së Lacios, njoftojnë mediet italiane. Berisha, 24-vjeçar, ka deklaruar se po pret lejen e punës për t’u transferuar te Lacio nga skuadra e Kalmarit.
“Kam biseduar me drejtuesit e Lacios dhe ata po e presin largimin e njërit prej portierëve. Mirëpo, pengesa më e madhe për mua është leja e punës në Itali. Jam duke pritur këtë dokument dhe më duhet të pres deri në fund të kësaj jave”, ka thënë Berisha, që ka kontratë me Kalmarin suedez deri në fund të këtij viti.
“Ende nuk kam firmosur asgjë me Lacion, por ky është problemi më i vogël. Sapo të marrë lejen do t’i bashkohem Lacios”, tha Berisha, portier i parë i Kombëtares së Shqipërisë, i cili cilësohet më i miri në kampionatin e Suedisë.