Lorik Cana pritet të kthehet protagonist në radhët e Lacios, në javën e parë të Serisë A ndaj Udinezes në Olimpiko. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili nuk u aktivizua në Superkupën e Italisë më humbjen 4-0 ndaj Juventusit, mendohet se do të jetë në fushë që nga minuta e parë ndaj friulanëve për shkak të dëmtimit të Andre Dias. Qendërmbrojtësi brazilian, sikurse raporton “Corriere Dello Sport, ka zhvilluar stërvitje të diferencuar për shkak të lodhjes muskulare e për rrjedhojë nuk mund t’i besohet vendi i titullarit ndaj formacionit të Guidolin pikërisht Lorikut.
Por, Petkovic mund të rrijë i qetë: Lorik Cana është gati për të dhënë kontributin e tij, në një pozicion që tashmë është kthyer primar për të. Në ndeshjen e kontrollit brenda grupit Vladimir Petkovic rreshtoi një mbrojtje me katër, ku Cana luajti në qendër përkrah Biavës. Rikthimi titullar i Canës është një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin De Biazi, i cili e do kapitenin kuqezi në formën më të mirë për Slloveninë dhe Islandër në dy ndeshjet eliminatore të botërorit 2014 më 6 dhe 10 shtator, që mbeten vendimtare për Shqipërinë sa u përket objektivave në grup.
derisa te jete trajner serbi petkovic,cana keshtu do te vuaje.
I dashur Robin.
Ne futbollin boteror vendos konklurenca dhe jo serbi apo shqiptari apo dikush tjeter. edhe nese serbi petkovic nuk e do Canen se eshte shqiptar (sipas teje kjo) ate punen e Petkovivit e kontrollojne disa drejtues te ekipit dhe nese ata konstatojne se Petkovici ben gjera te tilla, e largojne menjehere.
Uroj qe lojtari yne Cana te jete ne forme te shkelqyer dhe ta perballoje konkurencen brenda ekipit.
Uroj qe te jape sa me shume kontribut ne kombetaren tone.