Futbollisti kërkon dëmshpërblim pasi komentatori e quan "derr"

22 Gusht 2013, 11:27Sport TEMA

Futbollisti francez, Harlem Gnohere, ka kërkuar dëmshpërblim nga një komentator belg, pasi ky i fundit gjatë një komentimi e ka quajtur atë “derr i trashë”, bën të ditur agjencia Reuters. Komentatori Stephane Pauwels i kishte bërë këto komente gjatë ndeshjes të së shtunës që skuadra e Gnoheres, Charleroi, e humbi nga KV Kortrijk me rezultatin 2:1. Gnohere në futbollin belg njihet si “Bizoni”.

“Bizoni duket si derr i trashë. Ai është 15 kilogram më i rëndë dhe nuk po shkon askund”, kishte thënë Pauwels gjatë transmetimit. Gnohere ka kërkuar nga komentatori një falje publike si dhe të bëjë donacion në një organizatë bamirëse për fëmijë.

3 komente në “Futbollisti kërkon dëmshpërblim pasi komentatori e quan “derr””

  1. op-ed says:

    Pse nuk e dergoi donacionin per ndonje therrtore derash???

  2. england says:

    Komentatori Belg ja ka fut kot!ti qenke gomar ezmer,nuk ke asnje lidhje me derrat.

  3. Reparti Riedukimit Nr.313 says:

    Me kete emer e mbiemer nuk ma merr mendja te jet Francez, por sido qofte ky qe shikojme ne foto, me i afert eshte me Hipopotamin. Komentatori belg i paska thurur lavde duke e quajtur Derr te Trashe, ta kete per nder dhe ta paguaj per reklamen qe i ka bere komentatori Stephan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje