Portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, mund të luajë për Sampdorian sezonin e ardhshëm.
Ekipi i drejtuar nga Delio Rosi shiti vetëm pak ditë më parë tek Monako portierin Romero dhe tashmë është vënë në kërkim të një portiere të ri.
Ujkani është një ndër alternativat kryesore për drejtuesit e Sampdorias, që gjithashtu kanë shfaqur interes edhe për Sorentinon, Vivianon dhe Bizarrin.
Aktualisht Ujkani ndodhet tek Palermo në Serinë B, ku nuk e ka të garantuar postin e titullarit./b.l
Totila nje koment ju lutem.
Ja vlen apo jo si lojtar?