Behrami, mesfushori më i mirë me të cilin ka punuar Hitzfeld

17 Gusht 2013, 12:24Sport TEMA

Trajneri më i mirë i botës i vitit 1997 dhe 2001, Otmar Hitzfeld, është gëzuar tej mase pas fitores 1:0 të Zvicrës në miqësoren e së mërkurës kundër kampionit të pesëfishtë të botës, Brazilit. Trajneri zviceran ka thurur lavde veçanërisht për mesfushorin Valon Behrami (28).

“Valoni ishte klas botëror në këtë ndeshje. Ai është i pazëvendësueshëm në skuadrën tonë. Ai fiton shumë dyluftime, është shumë i sigurt me topin dhe shumë i shpejtë. Valoni ka bërë shumë pak ndërhyrje të palejueshme. Kjo tregon për klasin e tij”, ka thënë Hitzfeld për gazetën Blick.

A është ylli i Napolit mesfushori më i mirë difensiv që ka pasur ndonjëherë Hitzfeld gjatë karrierës së tij impresionuese?

“Unë në të kaluarën kam pasur në këtë pozicion lojtarë si Jens Jeremis apo Stefan Freund, por atëbotë ishte futboll tjetër. Sot në futbollin modern, me këtë shpejtësi dhe ndaj një kundërshtari siç është Brazili, më duhet të them: Valoni është vërtet më i miri që kam pasur ndonjëherë”, ka thënë Hitzfeld, i cili gjatë karrierës ka drejtuar skuadra të mëdha, si Bajern Mynih e Borusia Dortmund.

“Ne jemi brazilianët e kuq”, kishte shkruar gazeta zvicerane “Blick” pas fitores.

Për Behramin, udhëheqësin e “helvetikëve”, kishte pasur një notë maksimale 6 nga kjo gazetë.

“Valoni në vitet e fundit është zhvilluar në mënyrë të mrekullueshme, ka bërë një përparim pozitiv”, thotë Hitzfeld.

Tashmë është harruar skena kur Behrami në ndeshjen e fazës grupore të Botërorit 2010 në Afrikë të Jugut kundër Kilit, pas 31 minutave u përjashtua me karton të kuq, ndërsa Zvicra humbi me rezultatin 1:0.

“Edhe si njeri, futbollisti i lindur në Kosovë, është zhvilluar pozitivisht”, thotë Hitzfeld.

“Përpara Valoni ishte një lojtar individualist, tani është një lojtar skuadre. Ai është zhvilluar në një lider të madh, me kompetenca sociale. Ai udhëheq lojtarët e tjerë. Veçanërisht të rinjtë, me rrënjë të njëjta. Valoni i ka në kontroll”, thotë Hitzfeld, duke iu referuar lojtarëve si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

A ishte kjo ndeshja më e mirë e Behramit me përfaqësuesen?

“Unë nuk e di. Gjithë skuadra ka bërë lojë shumë të mirë, me shumë personalitet në fushë. Në 15 minutat e parë patëm shumë respekt. Por, pas ndërhyrjes së tyre ndaj Linshtanjer, e kuptuam se ata ishin nervozuar”, ka thënë Behrami.

Neimari kishte goditur nga pas Lishtanjerin, ndërsa Behrami menjëherë kishte reaguar.

“Kur një kundërshtar sulmon në atë mënyrë një lojtar tonin, atëherë unë natyrisht se përfshihem”, thotë Behrami.

Edhe kolegu i Behramit te Napoli, Blerim Xhemaili, pati  një paraqitje shumë të mirë me përfaqësuesen zvicerane.

“Ishte një prej ndeshjeve të mia më të mira me përfaqësuesen. Jam i lumtur që në përfaqësuese më në fund kam treguar një paraqitje siç dua”, ka thënë Xhemaili. /KD

5 komente në “Behrami, mesfushori më i mirë me të cilin ka punuar Hitzfeld”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    E megjithate mua nuk me pelqen BERHAMI ,ku pervec emrit nuk ka asgje te mire .
    Nuk fitoi ZVICRA por humbi BRAZILI.
    Keshtu fitoi ZVICRA edhe me SPANJEN ne 2010 ne boteror ,por nuk u fut dot as ne teteshe .
    Sidoqofte dua qe helvetiket ti fitojne 2 ndeshjet e radhes dhe te na i lene ne ne TIRANE ndeshjen qe ne te mund te shpresonim per PLAY-OFF ,ku me siguri qe do te na priste PORTUGALIA !!!?????

    1. raimond vlonjati says:

      Ca thua ti ore _-Berhami lozi shkelqyer –I bllokoimesfushoret braziliane , dhe komentatori anglez e mburri shume Berhamin duke thene se kjo ishte ndeshja e Berhamit

      Po ashtu komentatori anglez tha qe heroi i ndeshjes ishte Xherdan Shaqiri ,

      Ne kete ndeshje lozi mire Zvicra , por Brazili lozi me mire,Ishte gjithmone ne sulm, nderkaq qe Zvicra mbronte shume mire ….Por goli qe beri Zvicra ishte autogol, per shka te nje krosimi te hidhur qe beri Shaqiri dhe mbrojtesi brazilian e futi ne porten e tij

      Shaqiri kroson ne menyre te shkelqyer –Ben shume gabim ai idiot qe ri rezerve tej Bayerni dhe nuk shkon te lozi me ndonje ekip tjeter , se ai eshte lojtar superklas

      Por qe Berhami ne pozicionine tij difensiv eshte numer 1 ne bote –Eshte i kalaushem ne pozicionin e tij Berhami

  2. demokrat says:

    Duam koken e Zvicres ne Tirane, jo kembet se i kane per te ushqyer familjet.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    genci nga maqedonia ! ,apo edhe ndonje TJETRI .
    Nuk para mar keshilla nga te tjeret kur une jap mendimet e mija ,sidomos nga ata qe “INKUADROHEN ” me vonese ne loje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje