Luiz Gustavo kalon tek Volfsburg

16 Gusht 2013, 14:57Sport TEMA

Mesfushori brazilian i Bajernit të Mynihut, Luiz Gustavo, është transferuar tek Volfsburgu. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Volfsburgut.

Gustavo ka qenë një ndër lojtarët e rëndësishëm të Bajernit gjatë dy viteve të fundit, por me ardhjen e Pep Guardiolës, hapësirat për të pritej që të ishin shumë të pakëta.

Për këtë arsye, 26-vjeçari, i cili kërkon të ruajë vendin e titullarit tek kombëtarja braziliane në kuadër të Botërorit 2014, ka vendosur që të lëvizë nga Mynihu.

Ende nuk bëhet e ditur shuma e paguar nga Volfsburg për blerjen e tij, por përflitet për rreth 20 milion euro.

Për Gustavon kishte shfaqur një interes të fortë Arsenali dhe madje deri para firmosjes, mendohej se ai do të transferohej pikërisht në Angli. Por, braziliani ka vendosur që të qendrojë në Gjermani, duke u transferuar kështu tek Volfsburgu./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje