Tifozët e Tiranës: Do protestojmë nesër para Bashkisë për situatën e errët ku ndodhet klubi

15 Gusht 2013, 21:10Sport TEMA

Tifozët e Tiranës kanë deklaruar se nesër do të dalin në protestë përpara Bashkisë për situatën e krijuar me klubin më të njohur në Shqipëri.

“Më 16 gusht është 93 vjetori i krijimit të KF Tironës. Kjo ditëlindje e gjen Tironën në një gjendje kritike, në klub mbizotëron kaosi dhe e ardhmja është e pasigurt. Deri më tani kemi pritur zgjidhjen e ngërçit, por fillimi i kampionatit po afron dhe premtimet nuk po realizohen.

KF Tirona është vlerë e kryeqytetit, është pjesë e historisë e identitetit të tij. Ne jemi pjesë e Tironës e Tirona është pjesë e jona. Pasiviteti, keqadministrimi, mosdëshira apo mosveprimi për zgjidhje i vërejtur në morinë e viteve të fundit duhet të përfundojnë. Kërkojmë një zgjidhje për të rikthyer klubin drejt niveleve dhe stabilitetit të zakonshëm.

Ftojmë këdo që ndien për Tironën, çdo tifoz e dashamirës,  lojtar, pjesëtar të stafit, ish futbollist, figurë që ka kontribuar në të shkuarën bardheblu, e çdo njeri që e do dhe jeton me shqetësimet e këtij klubi të reagojë qytetarisht kundrejt situatës së errët ku gjendet klubi. Pa asnjë qasje politike, pa asnjë sens protagonizmi, vetëm për Tironën. 

Ne do të jemi aty. Nëse e do, të dhemb, ndjen se duhet ti bashkohesh këtij reagimi masiv, takohemi të premten, ora 17:00, përpara Bashkisë së Tiranës, për të mbrojtur një nga vlerat kryesore të qytetit, Tironën.

Reagojmë, sot, përpara se nesër, të jetë shumë vonë. Tifozët e Tironës bashkë, të shumtë, për një qëllim. Reagojmë!” thuhet në deklaratën e Tirana Fanatics./ep

9 komente në “Tifozët e Tiranës: Do protestojmë nesër para Bashkisë për situatën e errët ku ndodhet klubi”

  1. Shpetimi says:

    Bashkia duhet ta privatizoje menjehere kete klub hajdut e dashnore te politikes;
    qe te mos vijoje te jetoje ende me taksat e Tifozeve te Partizanit dhe Dinamos.

    1. berti says:

      Me mir te shkrihet fare!!!!!

    2. TANI says:

      Ca ju ka bo Tirona qe keni kaq mllef. sido qe te shkojne punet Tirona ehte dhe do te mbetet nje nga ekipet elitare te shqiperise rrofte Tirona

  2. eagles says:

    keta do te protestojne para bashkise neser se luli nuk ndodhet atje dmth hic asgje

  3. malua. says:

    17 nentori ,dinamo dhe partizani ,kane qene ekipet me te perkedhelura ,ne regjimin e diktatures .
    U kane ngrene hakun sidomos ,vllaznise ,flamurtarit ,beses dhe luftetarit .
    Kane dale jashte shtetit qe nga viti 1961-1991 per 30 vjet thuajse per vit se bashku 80 here dhe nuk bene as gjysmen qe beri KUKESI sivjet .
    Keq e mos me keq i pafsha pergjithmone keto ekipe te degjeneruara qe kurre nuk i dhane asnje sadisfaksion publikut shqiptar ne ndeshje nderkombetare sepse luanin lojtare BYTH -Q …ne kombetare dhe ne keto klube .
    Tirane vazhdon te jete e perkedhelura e partise shpellare ,partise demon-kar -tike tani per 15-17 vjet dhe e perkedhelura e regjimit diktatorial te pakten prej 1980-1991 .

  4. alb_man says:

    epo kot ska thon ky milet dardha e ka bishtin mbrapa ,sdo ishe keq ta provonin i her nji me poshte.pmpt

  5. gazi says:

    ku jeni ju tifozet e tirones qe keni votu lulin sot dhe salen 20 vjet hani nje mu…. tani

  6. Ladi says:

    Kemi kohe kemi, deri sa t’na dali gjumi blu!!. Si nuk vome men nonjiher
    Ne (neve) tifozat e Tirones!!??

  7. BJORN says:

    Drejtuesit e klubit te tirones jane bere me veprimet e tyre si drejtoria e sigurimit te shtetin te Enverit,jo si drejtuesa te nje klubi futbolli.
    Per tju kenaqur plotesisht do ju veme nje nga mali per drejtues,qe ka perdorur ne vend te topit te futbollit,guret ne kohen vet.
    Po ju emerojme Sali Gedafin,besoj do te keni shume sukses

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje