De Biazi shpall listën për sfidën ndaj Armenisë, në kombëtare edhe dy prurje të reja

12 Gusht 2013, 11:58Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka bërë publike listën e lojtarëve për sfidën e miqësores të 14 gushtit ndaj Armenisë, raporton Ora News.

Takimi do të zhvillohet në orën 20:45 në Stadiumin “Qemal Stafa” dhe është prova e fundit gjenerale për ndeshjen e 6 shtatorit në Slloveni.

Në mesin e të ftuarve të teknikut italian spikasin dy emra të rinj, Shkëlzen Gashi i Grashoperit dhe Emir Lenjani, që aktivizohet te St. Gallen.

Në listën e De Biazit nuk mungon as ftesa për portierin e Skënderbeut, Orges Shehi, ndërsa portieri i Kukësit Halilaj duket se ende nuk ka bindur De Biazin.

Në portë janë thirrur Berisha, Ujkani dhe Orges Shehi.

Në mbrojtje një ftesë ka marrë edhe Arapi i Skënderbeut. Trajneri i kombëtares ka ftuar sërish edhe Ahmed Januzajn, që aktivizohet te Vorskla e Portavës.

Bie në sy mungesa e Bogdanit, Salihit, Sadikut dhe e Çanit. Gjithashtu mungon edhe një ftesë për Bekim Balajn, që po kalon një formë të shkëlqyer në Poloni me Viskla Krakovën.

Pas shumë kohësh, rikthehet edhe sulmuesi Edmond Kapllani.

Abrashi, Vullnet Basha, Gashi, Lenjani do të provohen nga trajneri De Biazi, i cili më pas pret të bashkojë “ajkën” e tyre me senatorët që janë lënë jashtë, të përhershmit e kombëtares si Salihi, Çani dhe të tjerët.

Emir Lenjani kishte shprehur dëshirën e tij për t’u aktivizuar që 7 muaj më parë, por vetëm tani tekniku italian e ka parë të nevojshme, duke parë se ai është aktivizuar në të gjitha ndeshjet duke luajtur nga 90 minuta.

Ndërkaq Shkëlzen Gashi po kalon një formë të shkëlqyer me ekipin e tij Grashoper. Ai së bashku me Abrashin janë dy ndër futbollistët më të mirë të ekipit të tyre.

Jashtë listës është lënë edhe qendërmbrojtësi i Helsingborgut, Loret Sadiku, i cili nuk ka qenë i gatshëm të bashkohet me kombëtaren.

Ndërkohë edhe pse u raportua nga mediat e shumta se ftesë kanë marrë edhe mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka dhe sulmuesi i Olhanenses në Portugali, Agon Mehmeti (ky i fundit para pak kohësh është pajisur edhe pasaportë shqiptare), ata nuk janë ftuar.

16 komente në “De Biazi shpall listën për sfidën ndaj Armenisë, në kombëtare edhe dy prurje të reja”

  1. Tironci Lugano says:

    Abrashi eshte nje lojtar i mire.Zgjedhja e tij per te luajtur me Shqiperine beri jo pak jehone ne shtypin vendas.Abrashi u tregua i sinqerte para gazetareve.kete vendim ja kam komunikuar me kohe tha trajnerit te shkuadres Zvicerane. E duke pare qe ne rolin tim aktualisht ndodhen 7 lojtare te tjere une bera kete zgjedhje.Shpresojme te japi ne skuadren TONE.

  2. raimondi says:

    Nuk ka trajner me idiot se De Biazi _-
    Portieri I Kueksit eshte I shkelqyer . Ai reagon menjehere edhe en topat qe goditen shume prane tij …Duket qe ka reflekse perfekte per portier

    Portieri I Kukesit ne gjithe keto ndehsje eshte treguar tamam profesionist klasi …dhe nuk ka ngrene asnje gol per faj te tij
    Nderkaq qe Portieri I Kombetares Berisha golin qe pesoi me Norvegjine ishte komplet gabim diletant I tij …

    1. spartan says:

      O Monda ti po qe merr vesh nga futBolja.

      1. raimondi says:

        Ajo qe ke ne shpi ta ka thene ?

    2. AK says:

      Ti je portieri I Kuksit hahahaha hahahaha ik re mbushu

      1. raimond vlonjati says:

        Jo ore trap nuk jam portier iKukesit,por portieri i Kukesit ka reflekse te shkelqyera ,
        ndera Berisha kur behet ndonje korne nuk di te dali per te pritur topin–Edhe ne korne ai peson gjithmone gol

        Berisha ka nje te mire qe eshte i gjate,por ne reflekse dhe ne daljet nga prota eshte shume i dobet …

  3. tani says:

    berisha per mendimin tim eshte portieri i duhur, me nje fizik si te van der sarit ai jep siguri ne porte sidomos te topat e larte (gje te cilen e kemi vuajtur shume me ujkanin), eshte i ri dhe ka te ardhme, dhe me reflekset seshte keq, portjeri i kuksit duket i mire por do dhe ndeshje te tjera per ta treguar veten, sidoqofte berisha duhet te jete zgjedhja e pare. persa i perket debiasit ai eshte nje trajner i mire per nje kombetare te dores se dyte si puna jone, ka bere goxha pune dhe u ka dhene shume shance te rinjve qe se kane zhgenjyer, fati i tij qe tani ne evrope ka nje gjenerate te tere me futbolliste shqiptare dhe ka mundesi te mira zgjedhjeje. eshte trajneri i duhur per ne.

  4. fred says:

    vertet portieri i kukesit po luan mire,por duhet pak me shum koh per te bindur dhe per te veshur fanellen e komtares

    1. raimondi says:

      Ja pse eshte me I mire portiere I Kueksit
      Ai e mbron porten me mbrojtesa me te dobet se sa mbrojtesat qe kA KOMBETARJA

      Ndersa Berisha ka mbrojtesat me te mire te Shqiperise, dhe vjen puna e ha gol kot per faj te tij Brenda ne zonen e poriterit , sic e hengri golin me Norvegjine ….

      GOLII NORVEGJISE ISHTE KOMPLET VETEM FAJI I bERISHES

  5. ILIRET says:

    Portieri i Kukesit eshte vlonjat…

    1. raimondi says:

      Kjo eshte nje arsye me shume qe ai te jete ne Kombetare, se meqe eshte vlonjat
      qendron shume me lart nga te tjeret per nga intelektSe ju pjesa tjeter e shqiptareve jeni hajvane fare …

  6. Gjergji says:

    Duket qe raimondi qenka nje malok se shte nga ata te paktet qe vazhdon akoma te mbroje Sali berishen dhe PD-ne. AI vetem kete di. Por ne sport ka shume faktore qe vendosin dhe jo vetem dy ndeshje. Une kam vertet respekt per portierin e Kukesit dhe uroj qe te jete nje gardian i vertete i portes shqiptare. Pak durim dhe vullnet

  7. Berti says:

    Raimond Edhe De Biazin e shave,i thua idiot, trajnerit me te suksekshem.
    Nuk ke turp di te lavderosh vetem Saliun e serbet. Mire te kane quajtur disa, je Bole.

    1. raimondi says:

      De Biazi nuk eshte trajner. ai eshte I mire per selector I ekipit. Per te mbledhur talented
      –sic eshte psh Igli Tare tek Lazio _

      -Por per trajner De Biazi eshte nje deficient I gjalle

  8. rb says:

    De Biazi eshte trajneri me i mire qe ka patur Shqiperia. Sikur dhe vetem rinovimin ekipit te kish bere, siç e beri, ishte boll. Po ai nuk eshte mjaftuar vetem me kete. Ai, ne total, ka me shume fitore se humbje me nje golevarazh pozitiv, si asnjehere tjeter.
    Persa i perket portjerit befasues te Kukesit une do mendoja per ta marre rezerve, duke shmangur Shehin e mire, por 6-7 vjet me i madh se Halili i Kukesit. Berisha tani per tani eshte me i miri…

  9. AK says:

    Edhe ti je portieri Kuksit hahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje