Adnan Januzaj u ngrit nga bankina për të debutuar me ekipin e parë të Manchester United. Lëvizjet e tij dhe inteligjenca e shfaqur në fushë po mahnit fansat e “djajve të kuq”. Ai vazhdoi formën e mirë këtë verë pasi u paraqit në gjitha ndeshjet parasezonale që United zhvilloi në Lindjen e Largët dhe në ndeshjen për Rio Ferdinand, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.
Por kush është Adnan Januzaj?
Ai është një 18 vjeçar belg, i cili nënshkroi me United nga Anderlecht dy vjet më parë kur ai ishte 16 vjeç. Është raportuar se United ka paguar afër 300 mijë sterlina për të dhe është njëri nga talentet më të paguar në Old Trafford.
Cila është historia e tij?
Ai ka lindur në Bruksel me prejardhje shqiptare. Ai impresionoi Anderlechtin me aftësitë e tij kur ai ishte pjesë e ekipit të FC Brusseles dhe menjëherë nënshkruan me të në vitin 2005.
Çfarë lojtari është ai?
Ai është një mesfushor kreativ, teknikën e ka të lindur dhe është shumë i qetë gjatë posedimit të topit, prandaj është i aftë që të operojë në disa pozicione. Në shumicën e ndeshjeve për të rinjtë e United ai ka luajtur në një pozitë më të avancuar të mesfushorit dhe gjithashtu ka impresionuar edhe në krahë. Tashmë një numër fansash e shohin atë si David Beckham-in e ri.
A e vlerësoi mirë Ferguson?
Trajneri legjendar i United e bëri të njohur Januzajn kur ai e quajti si njëri nga talentet më të mirë që ka United. “Adnani është një lojtar shumë i balancuar”, tha Sir Alex. “Ai ka një balancë të mirë, vizion dhe është i mirë teknikisht”. Fergusoni e ftoi në ndeshjen e fundit të tij si trajner i United, por nuk e futi në lojë Januzajn.
A po bën të njëjtën gjë edhe Moyes?
Moyes po e vlerëson lart kosovarin. Pas ndeshjes së parë si menaxher i United, Moyes ka thënë: “Kam menduar se ai është një plus për ne. Është gjë e mirë kur u jep rast të rinjve dhe ata impresionojnë. Ashtu bëri edhe sonte ai”.
“Sa më shumë që luan në këtë formë, aq më shumë do të ketë mundësi për të luajtur”./KD
E pashe dej per here te pare Jonuzaj-n.Luajti rreth 13 min.Lujti si alle e djathte dhe pashe nje lojtar qe e kerkonte topin e dukej intelighent.Tja leme kohes tani.
Eshte I jashtezakonshem _-
Januzaj eshte tamam si Krojfi dhe ka shume elegance ne prekjen e topit tamam si Neymar
Eshte shume inteligjent ne lojen e mesfushes dhe sulmuesit e rendomte nuk e kuptojne dot lojen e tij .
Ai do bente mire te lozte me Barcelonen…
Te Barcelona dhe Fabregas qe ishte kapiteni i Arsenalit dhe kishte vite ekpesrience ne Premier Ligue eshte ne stol, Jonuzaj ka talent po dhe te Manchesteri do i duhen te pakten dy sezone qe mund te fitoj nje vend ne formacion.
Eshte shume i mire bravo Januzaj edhe nje Shqiptar nga Kosova ne maje te futbollit Europian vetme 18 vjet perndryshe ky eshte nga ISTOGU Kosoves me prejardhje
Jonuzaj eshte nje djale me te ardhme!por qe ti besh vetes nje vend te Manchestri duhet te djersitesh shume.Me keqardhje po i drejtohem Tironcit te Luganos duke i thene se ja ke fut kot plako!ose ti nuk e ke pas mendjen fare te ndeshja,ose televizori yt,ne krahasim me kete timin ka zhvendosje pozicionesh!!!E si mund ta vendosesh Jonuzajn si alle te djathte,kur ai ne te gjithe kohen,te pakten une e pashe te lunate me kemben e majte(kjo nuk do te thote apsolutisht se luan me kemben e majte,dhe domosdoshmerisht duhet te luash dhe ne krah te majte)raste te mengjerasheve qe luajne ne te djathte,per te sulmuar ne qender dhe te gjuajne me kemben e majte ka boll,tipik eshte ai i Roben.Nuk e kisha pare here tjeter kete djale te lunate por ai ishte nje mengjerash i lindur,me I vemendshem heren tjeter Tironc.
england
ke te drejte luante alle i majte.
england
Ke te drejte,luante ne krahun e majte.
Sdime cfare mendon ramy. Ai eshte specialist per cdo gje. I ka ngjare saliut.
Kush ramy?
Ky mo ramy. Army, ryma. Ku e di une si e ka emrin idioti
Edhe nje yll per kombetaren kuq e zi, shpresoj sa me shpejte ti bashkangjitet kombetares sone dhe te behet nje shembull pozitiv per te tjeret qe luajn ne evrope.