Gjici: Nuk largohem nga Kukësi, synojmë titullin sezonin tjetër

9 Gusht 2013, 18:37Sport TEMA

Presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici, ka deklaruar se nuk do të largohet nga ky ekip, ashtu siç ishte përfolur.

“Kukësi do të vazhdojë, kemi deklaruar dhe deklarojmë se Kukësi pretendon titullin në sezonin e ri. Do të jetë një ekip që vërtet do t’i përgjigjet edhe sezonit 2013-14 për të arritur maksimumin. Pa diskutim që Kukësi do të vazhdojë të mbështetet maksimalisht”, thotë Gjici.

Duke folur për ndeshjen në Ukrainë, Gjici thotë: “Të them të drejtën, emocionet janë të papërshkrueshme. Ndiej një krenari të jashtëzakonshme për kalimin e turit, edhe për Kukësin. Tashmë kemi kaluar tre turne, duke thyer çdo rekord. Ekipi do të forcohet dhe përmirësohet më tej. Nuk e di se sa blerje na lejohen në bazë të rregullores së UEFA-s, por besoj 2-3 lojtarë mund të afrohen”./ep

12 komente në “Gjici: Nuk largohem nga Kukësi, synojmë titullin sezonin tjetër”

  1. raimondi says:

    Kukesi eshte ekipi me I mire shqiptar, ndaj I takon te fitoje kampionatin –megjtihse futbolli ka te parpitura

    Kukesi te forcoje mbrojtjen dhe mesfushen, se sulmuesit I ka shume te mire , edhe portierin e ka te shkelqyer

    Ne ndeshjen qe vjen , me nje mbrojtje te kujdeseshme dhe agresive dhe
    kunderesulm te befasishem me topa te gjate …do ja fusni turqeve sa krahu

    Hajde Suksese Kukesi ! Do zoti fitoni qe ne takimin e pare ne Turqi ..

  2. ish sportisti says:

    O zot kur merret dhe ky kafsha me fytyre njeriu me futboll, te dhjefsha futbollin. Imagjinoni sa poshte ka rene futbolli shqiptar. Shume shpejt do cahen si tullumbac. Ky ekip vetem emerim ka KUKESI, se shumica e lojtareve jane nga tirana.

    1. tili says:

      O debil,
      Edhe ne kohen e PPSH, Dinamo, Partizani, 17 Nentori kishin mbledhur “ajken” e futbollisteve nga e gjithe shqiperia. Edhe sot te gjithe ekipet moderrne I kane lojtaret e blere. Shiko Chealse, apo PSG apo Real Madrid etj.
      Ky “kafsha me fytyre njeriu” siç e quan ti, eshte shembulli I nje manaxhimi te suksesshem. Ndersa ti je shembulli I nje DERR injoranti qe nuk ka haber nga sporti! Me çfare sporti je marre ti ish-o!? Me “karabythafshehthi” ?!

      1. ish sportisti says:

        Mua me flet llogjika, ndersa ty emocionet e nje ndeshje futbolli??
        Rezultatet i vendosin kompanite e basteve, qe kjo ndeshje beri bllofin me te madh? Se kush eshte GJICI kete e dine mire pushtetaret qe po ikin, se bashke kane vjedhur? Le tja leme kohes….duro dhe disa muaj.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po edhe une jam dakord ,qe portieri eshte i persosur ,si asnje me pare sepse pos reflekseve ,ai eshte dhe shume pozicional ,por piket me te medha une ja jap QETESISE se tij kur ai sic dhe e kam ndejekur ,ka treguar nje pjekuri fantastike ne fushe dhe ka qene faktori kyc qe u ka dhene zemer lojtareve ,jo vetem atyre qe e kane zemren te forte por ka forcuar dhe ata me zemer te “DOBET”.
    Me TRABZONSPORIN une kam mendimin se duhet te luhet me kundersulme ,sepse te jemi te sinqerte ,ata qendrojne me lart se ne te pakten si cilesisht ,po ashtu dhe taktikisht .
    Ai serbi ,POPOVIC me duket lojtar tamam profesionist ,perkunder asaj qe nuk dua qe persona ketu si nje fare MIRFA ,qe dje i kam kthyer nje pergjigje te meriruar tek artikulli per KUKESIN ,por qe redaksia e TEMES e pa te aresyeshme qe te mos e botoje ,sepse me akuzonte si SERB.
    Nejse ,kjo nuk ka rendesi ,rendesi ka qe te marr KUKESI ne TURQI NJE rezultat te KENAQSHEM .

  4. shqiptar says:

    KUKESI KA KALUAR 3 TURE PARAELIMINATORE DHE JO 2 TURE!!!
    ME RREGULLIN I RI TE UEFAS NE LIGEN EUROPA MARRIN PJESE 200 EKIPE NGA EUROPA DHE PATJETER SHORTI DO TE BINTE ME KETO SKUADRA TE DOBTA DHE NGA TE FUNDIT NE KLASIFIKIM UEFA!!

  5. shqiptar says:

    DHE JO 3 TURE!

  6. akil says:

    Hajde njerez trapa hajde i jepni cezarit ate qe i takon.nuk ka lojtar nga kuksi atehere real madrit sa lojtar ka madrilen me kokra numerohen apo nuk duhet me e quajtur real madrit.Po duhet te jesh nje ish sportist i deshtuar ti.

  7. shoku cimit says:

    o “Ish sportist” besoj qe punen e berberit ben me mire ti, dmth, te na e rruash njehere, di ta besh me mire se komentet e tua idjote

  8. Horri i Bulevardit says:

    Urime Kukesit dhe Skenderbeut, panvaresisht se jam tifoz i Tirones, ose kam qene, se tani jam shume i pakenaqur me tironen, perseri jam shume i gezuar qe dy skuadra shqiptare, po na japin lajme te mira, sidomos per Kuksin, ku dhe faqja zyrtare e UEFA-s, i ben elozhe ketij ekipi qe deri para tre vjeteve, luante ne kategorine e trete.
    Por problemi qe kemi ne ne kete rast eshte stadiumi, ku fale perkujdesjes se vete UEFA-s dhe vete te madhit Platini, beri te mundur qe te rregulloje ne dobi te ekipeve shqiptare, daten e ndeshjeve, se si rregull, te dyja ekipipet tona, duhej te luanin me daten 22 gusht, por per shkak se vetem Qemal Stafa i shkrete i ploteson kushtet minimale per nje takim nderkombetar, UEFA, beri qe te ndryshoje daten e ndeshjeve, ne favor te ekipeve shqiptare.

    Qeveri e ardhshme, Ministria e Kulturen dhe e Sporteve, sa te marrin detyren e re, duhet urgjentisht qe stadiumin e Korces dhe te Kuksesit, ta sjelle ne permasat nderkombetare, duhet urgjentisht stadiumin e Shkodres dhe te Vlores, ta rinivoje, qe ti haper rrugen ndertimit te stadiumit te ri ne Tirane.
    Ka ardhur koha qe stadiumet mos te neglizhohen me, ato duhet te jene ne standartet europiane, qe raste si kete vit, mos te na perseriten me, ku dy ekipet tona, do te luajne ne te vetmin stadium te pershtatshem minimalisht, per takime te tilla.
    Kukesi e ka te veshtire, por mundet te jape rezultat pozitiv, vetem te kujtojme kohen kur Shqiperia e mundi Turqine, panvaresisht se turqit zune vendin e trete ne kampionatin boteror, te kujtojne Belgjiken kur e rafem paster 2-0, panvaresisht se Belgjika nje vit me vone mori vendin e trete ne kampionatin boteror, te kujtojne Greqine qe doli kampione europe dhe ne ndeshjen e pare mbas fitimit te trofeut, kombetarja shqiptare e mundi bindshem, me loje dhe me rezultat.
    Asgje nuk eshte e pamundur, vetem mos te mendojne te shesin lojen per pak para, tani kane shancin te dalin fitues, ku dhe parate sdo te mungojne se vete standarti ne futboll, ti sjell parate.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Urime !
    Z.Safet Gjici,ju lumte!
    Deri tani jeni i vetmi nga biznesi,qe e kini kuptuar,se nga investimet serioze ne futboll,vjen fitimi dhe zhvillimi i sportit.
    Lojtaret qe ke planifikuar per te blere,te jene mbi nivelin e lojtarve ekzisues dhe me te mire se te kundershtarit.
    Me vjen keq,ke nevoje per nje keshilltar sportiv,kjo vrejtje eshte miqsore.Nuk dua te mos “dish” se sa blerje te lejohen në bazë të rregullores së UEFA-s.

  10. artan says:

    Pershendetje
    para ca ditesh gazetari Besnik Dizdari ne nje gazete sportive beri nje shkrim ku i vleresoi kuksianet per kalimin e turit te dyte dhe shkruante qe nuk mund te krahasohet suksesi I arritur I Kukesit me Flamurtarin e viteve ’80 kur luajti me Barcelonen.
    Thjesht desha ta pyes po kalimi I turit te trete nga kuksianet me cfare mund te krahasohet tani.????(pa dashur ti heq meriten vlonjateve per suksesin e arritur ne ato vite).
    U prononcuan dhe lojtaret vlonjate se suksesi yne ishte I vecante per kohen,specifiken e championsit te asaj kohe dhe veshtersite e medha qe kalonin shqiptaret.E vertete kjo por tani duhet ti jepet merita e plote ekipit kuksian per kalimin e tre tureve pasi asnje tjeter ekip shqiptar nuk e beri kete gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje