Një nga yjet e njohur të regbisë është bërë hit në internet me propozimin për martesë që i bëri të dashurës së tij.
Garth Chamberlein, me origjinë nga Zimbabve, por që jeton në Londër, kaloi javë të tëra për të përgatitur këtë mënyrë propozimi ndaj të dashurës së tij, suedezes Tess Montgomery, me të cilën është lidhur prej tre vitesh.
Me ndihmën e agjencisë së modelingut të Tess, ai organizoi një udhëtim për të në Itali, gjoja sikur ajo do realizonte një set fotografik.
Në hotelin ku u vendos në Sicili, ai bëri gati gjithçka dhe e filmoi me kamera.
Propozimi i tyre është bërë hit në YouTube./ep