Kombëtarja shqiptare ka humbur një vend në renditjen e FIFA-s duke u renditur në vendin e 38-të për muajin gusht.
Duket se shkak për këtë renditje është bërë mospasja e një miqësoreje gjatë kësaj periudhe.
Kombëtarja jonë është parakaluar nga kombëtarja e Japonisë, e cila ka shtatë pikë më shumë se ne pasi fitoi me Irakun 1-0.
Shqipëria do ndeshet më 14 gusht me Armeninë në një miqësore në Tiranë.
Renditjen e FIFA-s e kryeson Spanja, e ndjekur nga Gjermania./ep