CSKA i mbyll derën Milanit: Nuk e shesim Hondën

10 Gusht 2013, 18:02Sport TEMA

Telenovela Honda duket se ka një fund të hidhur të paktën për merkaton e verës. Presidenti i CSKA ka konfirmuar se nuk do ta shesin Hondën te Milani as për 5 apo 10 milionë euro.

“Ne do të kishim qenë të gatshëm ta merrnim në konsideratë ofertën e tyre, por ata vendosën të anashkalojnë klubin dhe të negociojnë me Hondën duke na vënë në konflikt edhe me lojtarin”, tha Presidenti Yevgeny Giner.

Ai paralajmëroi se CSKA asnjëherë nuk do të ketë një marrëveshje me Milanin. Numri një i rusëve u shpreh se është kundër transferimeve të lojtarëve të tij në skuadra të mëdha dhe se kjo nëse bëhet duhet t’i përmbahet një etike të caktuar në negociata, sepse ai tha se nuk do të tolerojë qëndrime fyese nga asnjë klub.

Fjalë të tilla janë krejtësisht në kundërshtim me Hondën, i cili për të përditshmen “Sport Nikkan” tha se negociatat janë në një fazë përfundimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje