Kukësi godet fort në merkato, merr pesë përforcime, shpreson tek blerja e Shefki Kuqit

14 Gusht 2013, 19:57Sport TEMA

Përpara ndeshjes me Trabzonsporin e Turqisë, ekipi surprizë i Kukësit është përforcuar me pesë blerje të reja, ndërkohë që është në pritje të një konfirmimi të fuqishëm.

Deri më tani Kukësi ka blerë Sokol Cikalleshin, Vilfor Hysën, Dritan Smajlin, Kristan Dragoin dhe së fundmi mesfushorin Davor Bratiç, që sezonin e shkuar luajti për Flamurtarin.

Kukësi shpreson tek ardhja e Shefki Kuqit, kosovarit 36 vjeçar me eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare.

Përflitet se Kukësi do përfitojë 500 mijë euro nga e drejta televizive për ndeshjen me Trabzonsporin./ep

7 komente në “Kukësi godet fort në merkato, merr pesë përforcime, shpreson tek blerja e Shefki Kuqit”

  1. roland says:

    gabim! kuksi duhet ta kishte vazhduar aventuren e bukur pa blerje fare!fakti qe ky ekip kaloi 3 ture, tregon qe ekipi lidhet mir. me lojtare te rinj(ne ekip, jo ne moshe) esht i veshtire harmonizimi per nje kohe te shkurter. megjithate i uroj kuksit me te miren kunder jenicereve, por un, pikerisht nga keto blerje krejt te paarsyeshme, jam i sigurt qe kuksi do eliminohet!

  2. Zef Kallami says:

    Tashti e dhjeu fare Kuksi me blerje.
    Po pse keto blerjet e cuan Kuksin ne keto fitore.Te perfundoj deri ku arrin ky sukse i kuksianve qe na gezoi per fitore ne fitore.Mandej te beje blerje.Blerje per ti futur ne formacion pa ia dit t’ramen dhe huqet njerit-jetrit.Asht teper gabim.Ndaj te mos levizet nga formacioni qe e bani Kuksin te beje histori.Ne te kunderten do bjer morali i lojtarve te ekipit qe garoi me fitore dinjitoze.Sepse bahet e padrejt ndaj tyre futja ne ekip lojtarve te blere.

  3. Kukesi nuk mohon bukurine e fitoreve te marra, por shikon qe nuk eshte me kundershtari qe kaloje, por jane kundershtare shume me te forte dhe si e tille te provoje gjithe mundesite e kapaciteteve te mos i ngele pishman. Sinqerisht e urojme nga larg Kukesin e Shqiperise tone te dashur. Pershendetje dhe fitore.

  4. ha ha ha says:

    tani po qe do shkoje perpara kukesi.

  5. NJESHI says:

    Kur ZVICRA fitoje me Brazilin perse KUKESI mos te fitoje me jeniceret.

  6. malua i malit me bore jo malo dasma says:

    Nuk fitoi zvicra me ata xhagurejte ,por humbi …brazili.
    Kukesi me ate cka dhene deri tani ,e ka gdhendur emrin ne panteonin e futbollit shqiptar .
    Ne se arrin qe te kualifikohet ,do te ishte dicka historike ,per ne ,gje qe nuk e kemi bere asnjeher ,kur kete gje e ka bere dhe Qiprua !

  7. luma says:

    mostregoni budalleqe tani, mos shkelni dinjitetin e lojtareve ekzistues dhe mos u hapni bithesh,po punoni me kembe ne toke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje