Trajneri i Totenhem, Andre Vijas Boas, shprehet se mesfushori uellsian, Garet Bejl, që po kërkohet me insistim nga ana e Real Madrid, nuk flet me askënd në ekip, madje as me vetë lojtarët e klubit londinez.
“Gjendjen e tij mentale nuk e di askush, pasi ai nuk flet. E vetmja gjë që ne jemi në gjendje të shohim, ose ju mediat të shihni, është se lojtari vjen dhe largohet nga fusha stërvitore.
Ne jemi të vetëdijshëm për interesimin e Real Madridit për lojtarin. Kjo nuk do të thotë se ne duam të negociojmë për të. Ideja jonë është të mbështetemi në shërbimet e Garet.
Ne mund të flasim me lojtarët sa u takon ambicieve të tyre dhe ne mund t’u shpjegojmë atyre se në faza të caktuara, lojtarët janë nën kontratë dhe kanë përgjegjësi për klubet e tyre dhe ne si klub, ose kryetari i bordit si person, i cili kontrollon klubin, duhet të mbrojë interesat e veta”, ka thënë tekniku portugez, që ka vendosur ta lërë jashtë ekipit për ndeshjen e parë skocezin, me arsyetimin se nuk është i qetë.
Megjithatë, mediat britanike bëjnë me dije se tashmë është arritur një marrëveshje mes Realit dhe Totenhemit për transferimin e tij në Madrid. Sipas tyre, Reali duhet të paguajë 117 milion euro, në mënyrë që të ketë të vetin mesfushorin uellsian./b.l
117 mil per nje qe ben 20 gola per spurs?!
ai esht dhe I shemtut ke zoti dhe nuk shet dot as bluza
Vetem me veshet e ka problemin, pasi e ka rregulluar nje cike paraqitjen me qethjen.
Me habit fakti pse REALI kerkon sherbimet e ketij BELIT ,apo SHATIT .
REALI ka bere blerjen me spektakolare ,ANCELOTIN ,dhe nuk i duhen lojtare te tjere .
REAL -CHELSEA pashe nje REAL dhe ANCELOT shume kompetitiv dhe serioz ne fushe .
Per here te pare nuk pashe veprime rrugecerish si me pare nga PEPE ,KAENTRAO ,ARBELOA ,RAMOS apo edhe RONALDO .
Nuk dua qe te involvohem ne problemet e merkatos ,por shuma e derdhur 117 milion EURO me duket sa hiperbolike aq edhe groteske per nje lojtar te rendomte qe i qenkan ngritur dhe rritur veshet .
Lojtaret ishullore dhe lpjtaret zezake kane nje problem se :
U ckarikohen baterite shume shpejt si moshe dhe duhen CHARGUR shpesh .
Le te shohim cdo te ndodhe sepse dhe shati paska vene koken ne jastek.
Nuk ja vlen per kaq!
Jam ok per 20milion