Tekniku portugez i Çelsit, Hoze Murinjo, ka thënë se do të provojë deri në sekondat e fundit të merkatos, për të blerë sulmuesin e Mançester Junaited, Uejn Runi.
“Do të provojmë deri ditën e fundit të merkatos për të blerë Uejn”, ka thënë Murinjo.
Sipas mediave britanike, Çelsi është gati që të ofrojë 40 milion paund për të blerë sulmuesin e kombëtares britanike.
Runi u la në stol në ndeshjen e parë kundër Suonsi dhe nuk e la pa shfaqur zhgënjimin e tij, çka shton më shumë zërat për mundësinë e largimit të tij nga Junaited./b.l
OK,provoje!