Berisha të enjten nënshkruan me Lacion?

21 Gusht 2013, 11:18Sport TEMA

Spekulimet për Etrit Berishën pritet të përfundojnë gjatë kësaj mesjave. Kievo e Fulhemi ishin vetëm disa nga skuadrat e interesuara për shërbimet e portierit prishtinas, mirëpo adresa e re e Etritit do të jetë skuadra italiane, Lazio.

Numri një i Kombëtares së Shqipërisë të enjten do t’i jap fund aventurës së tij me Kalmarin suedez, për të udhëtuar më pas në Itali, ku do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do nënshkruajë me Lacion, transmeton Tribuna.

Kështu njofton një burim i afërt i gazetës Arena me portierin në fjalë. “Etriti të enjten pritet të nënshkruajë kontratë me Lacion dhe t’i jap fund spekulimeve të cilat janë bërë kohëve të fundit në lidhje me të. Ai tashmë ka arritur marrëveshje me Lacion”, bëri të ditur burimi në fjalë.

Ish-portieri i 2 Korrikut, që aktualisht mbron ngjyrat e Kalmarit, pritet që të largohet në drejtim të Lacios, për t’i u bashkuar edhe dy shqiptarëve Tomas Strakosha dhe Lorik Cana. Ndër të tjera, burimi i Arenas pranë lojtarit tha se tashmë Lacio ka pranuar të paguajë dëmshpërblimin te Kalmari për ta liruar para kohe Etritin.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje