Rusia i refuzon vizën Nushit. Shkak pasaporta e tij kosovare

20 Gusht 2013, 14:50Sport TEMA

Kristian Nushi, futbollisti i njohur shqiptar nga Kosova, që luan për skuadrën FC St. Gallen të superligës së Zvicrës, mund të mos lejohet të luajë në ndeshjen e Play-Of-it të Ligës së Evropës  në Moskë. Shkak për këtë mund të bëhet mosdhënia e vizës nga shteti rus për futbollistin me shtetësi kosovare.

Nushi ka vetëm pasaportën kosovare, ndërsa Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Edhe apeli që ka bërë FC St. Gallen në adresë të UEFA-s ka mbetur pa një përgjigje pozitive. Kjo, për faktin se Kosova nuk është e pranuar si shtet sovran as nga UEFA, Federata e Evropiane e Futbollit, transmeton albinfo.

Mesfushori 31 vjeçar shpreson megjithatë se do të vihet në dispozicion të skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit të Ligës së Evropës në Moskë.

“Këtu kemi të bëjmë vetëm me futbollin, me tri ditë në Moskë  dhe jo me politikën”, thotë Nushi për gazetën “St.galler Tagblatt”. Më tutje gazeta informon lexuesit e saj mbi historinë e re të Kosovës.

“Kosova ka shpallur më 17 shkurt 2009 në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Serbia. Ajo u njoh ndërkohë nga SHBA dhe nga numri më i madh i shteteve anëtare të NATO-s e të BE-së. Por, njohja nuk erdhi nga vendet si Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja, po ashtu anëtare të BE-së. Krahas Serbisë, janë para së gjithash Rusia dhe Kina që janë në mënyrë strikte kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

3 komente në “Rusia i refuzon vizën Nushit. Shkak pasaporta e tij kosovare”

  1. elton UAE says:

    rus na rufshi karet….

  2. gentian says:

    mos u merzit, nuk ka si te marr hakun Puti me ne Shqiptaret se gjith Europen ane e mban!po mbajme nga dy ruse ne krevat!

  3. Endri says:

    Presidenti me mustaqe ti jape direct pasaporten shqiptare,ne menyre qe shqiptaret autoktone te mos kene veshtiresi per te luajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje