Marota: Harrojeni Pogbanë, është i pashitshëm

21 Gusht 2013, 17:12Sport TEMA

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Marota, ka deklaruar se talenti francez i bardhezinjve, Pol Pogba, nuk është në shitje.

“Harrojeni Pogban! Ne nuk kemi në plan të dëgjojmë propozimet për mesfushorin tonë”, ka thënë Marota për “Tuttosport”.

Pogba konsiderohet si një prej talenteve më të mëdhenj në futbollin botëror. Edhe pse vetëm 19-vjeç, ai është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm për Juventusin.

Bardhezinjtë arritën ta merrnin falas francezin nga Mançester Junaited dhe tashmë për të ka disa kërkesa. Arsenali mbi të gjitha ka shfaqur një interes të fortë, duke ofruar 20 milion paund për Pogba.

Pogba ka një kontratë deri në vitin 2016 me Juventusin dhe përfiton 1.5 milion euro në sezon. Drejtuesit e Juventusit shumë shpejt pritet që ta rinovojnë kontratën e tij, duke ia rritur ndjeshëm pagën./b.l

1 komente në “Marota: Harrojeni Pogbanë, është i pashitshëm”

  1. gentian says:

    Bepe mos u merzit, se ne nuk duam pogban, ne kemi Ilir Meten kapitenin e rinis Shqiptare qe i rren te gjithe, te çon tek pusi nuk te jep uje, na eshte ber si top llastiku, nuk bie as nga fiku!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje