Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, është kthyer në “Santiago Bernabue”, duke luajtur 45 minuta me fanellën e Realit dhe për të marrë mijëra duartrokitje nga publiku. Ai u aktivizua edhe 45 minuta me klubin e tij Al Sad, në trofeun “Santiago Bernabeu”, i cili kësaj radhe ishte planifikuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së gjallë të Real Madridit.
Tifozët e priten me ovacione idhullin e tyre, kapitenin shumëvjeçar të Realit, i cili e braktisi klubin në vitin 2010, pasi luajti 550 ndeshje dhe shënoi 228 gola. Ai edhe në këtë miqësore arriti të shënoj në triumfin 5-0, duke realizuar golin e parë për “mbretërit” kundër Al-Sad në minutën e 22-të të ndeshjes. Për Realin shënuan edhe Isko, Benzema dhe i riu Rodrigez. Iker Kasillas i dha shiritin e kapitenit sulmuesit spanjoll.
Raul u përshëndet me mbretin Huan Karlos, me Di Dtefano dhe legjendat e tjera, dhe nuk mundi t’i mbajë lotët, duke u kthyer në “Santiago Bernabeun” e tij.
“Ishte fantastike, dua të falenderoj tifozët, nuk mund të kisha një lamtumirë më të mirë. Cristiano ma dha fanellën, Casillasi shiritin e kapitenit, të gjithë bënë që unë të ndjehem në mënyrën më të mirë. Falënderoj klubin, trajnerët që kanë bërë që sërish të ndjehem si një nga ata. Emocione të tilla kam pasur edhe kur kam debutuar kundër Atletikos në Bernabeu. Jam i lumtur që kam luajtur për shumë vite këtu”, deklaroi Raul.
Kam respekt te jashtezakonshem per kete IKONE te GJALLE .
Ne shume gjera me kujton LEGJENDEN tjeter GERD’ MULLER .
Te pameshireshem ne zonen kundershtare dhe njiherit po kaq te “PADUKESHEM” si brenda dhe jashte loje .
Ndoshta per nga shifrat RAUL nuk i afrohet dhe aq shume MULLERIT ,por per nga te tjerat jane ne barazpeshe te plote .
Kjo zoti TOTILA eshte NEKROLOGJI!
@TOTILA,
Te pakta jane gjeneratat e reja qe njohin te madhin Gerd Muller.
Ti po na e freskon kujtesen duke na kthyer ne vitet e arta te
70-tat.Mirenjohje Balzac
I jashtezakonshem! E meriton çdo levdate. Ishte nje simbol. Mbase do te kemi rast ta rishikojme si trajner.
Lamtumire futbollit ??? Nuk eshte e vertete, Raul luan akoma me Al Saad (nga viti 2012 ne vazhdim). I dyti lajm sportiv i pasakte brenda javes: te marten njoftuat se ishte arritur marreveshja per transferimin e Gareth Bale tek Reali per 130 mln EUR (110 mln plus Coentrao) nderkohe qe edhe sot e kesaj dite nuk eshte arritur ndonje marreveshje (ndoshta mbyllet sot per 99 mln EUR)
Mos u revolto o i “REVOLTUAR “!
Mua me duket se e kam pershkruar me nota optimiste figuren e RAULIT ,bile e kam krahasuar dhe me legjenden MULLER .
Une kur shkruaj i konceptoj BARDHE e ZI sepse vuaj nga semundja e “DALTONIZMIT”.
BALE ,alias ,KOB,GJEME ,DENGJE me MALL ,apo ku di une se keshtu me thote mua VOCABULARY ,ENGLISH-ALBANIAN , nuk do te beje vezen e kuqe tek REALI.
Shume zhurem per asgje .
Ishulloret kurre nuk kane shkelqyer as ne ITALI dhe aq me pak ne SPANJE.
Keshtu qe e dhe ky BALJA do jete nje i zakonshem i radhes ,por une nuk e bej kurre me te mire se XABI ALONSON ,me qe ra fjala .
Por si gjithmone une edhe kete blerje ja le kohes qe te gjykoje mendimin tim per te ,sido qe une e shfaqa opinionin tim .