Mesfushori i CSKA Moskës, Keisuke Honda, ka konfirmuar se ai dëshiron që të luajë për ekipin e tij të preferuar, Milanin.
Japonezi prej kohësh flitet se do të kalojë te Milani, por gjithçka ka mbetur e bllokuar për shkak të marrëdhënieve të këqija mes dy klubeve.
“Unë nuk kam marrë ndonjë ofertë nga PSG-ja. Është klub me projekt të madh.
Por, Milani është ekipi im i preferuar dhe nëse është e mundur, dua të vesh fanellën e këtij klubi”, ka thënë Honda për Le10Sport.
Te lumte!