Portieri i Bajernit të Mynihut, Manuel Nojer, ka thënë se bavarezët kanë disa llogari të lëna në mes me anglezët e Çelsit, pasi këta të fundit i mundën në finalen e Ligës së Kampioneve dy vite më parë. Për këtë arsye, Nojer shprehet se bavarezët do të kërkojnë hakmarrje në finalen e Superkupës së Europës.
“Është një shans unik për lojtarët tanë ta fitojmë këtë trofe. Është një finale, dhe një ndeshje kundër fituesve të Ligës së europës, dhe ky është Çelsi. Ne ende kemi llogari të lënë në mes me ta dhe duam të marrim hak, ndaj shpresojmë se mund të fitojmë në Pragë.
Fitimi i Ligës së Kampionëve ishte shumë i rëndësishëm. Ne do të kishim kohë të vështira nëse nuk do ta bënim këtë. Sezonin e kaluar ishim shumë të motivuar dhe dëshironim përfundimisht të arrinim shumë sukses dhe arritëm të fitojmë tripletën. Ne kurrë nuk do ta kishim humbur finalen kundër Dortmundit”, ka thënë Nojer për faqen e UEFA-s./b.l
Stervitu per dite dhe shprehu ne fushen e lojes, futbollistet e sotem jane bere si me qen si grate, me teper flasin neper media se sa luajne ne fushe.