Kosovarët përshëndesin Ramën që i merr në konsideratë, por kanë edhe kritika për emrin e këshilltarit

29 Gusht 2013, 18:05Politika TEMA

Lajmi se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një këshilltar për rajonin, është pritur mjaft mirë në Kosovë. Komentuesit e blogjeve të faqeve kryesore në Kosovë, vlerësojnë Ramë, duke thënë se ai është duke bërë diçka reale për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë. E vetmja kritikë për Ramën, ka të bëjë me emrin që ka zgjedhur si këshilltar. Edhe ose shumica e vlerësojnë Shkëlqen Maliqin, një pjesë e mirë e komentuesve nuk kanë mendim të mirë për të. Më poshtë janë disa prej komenteve të marra nga blogjet kosovare:

 

“Vendim i qëlluar. Bravo Edi. Po shihet se Edi e ka me një mend dhe dëshiron ta vazhdojë punën e mirë që e ka filluar me Tiranën dhe ta zgjerojë në tërë Shqipërinë. Pra, jo poste nipave, dajave dhe kushërinjve si në Kosovë, por njerëzve që kanë vlera dhe para së gjithash, njerëzve që kanë diçka në kokën e tyre dhe nuk janë kokëboshë si këta qeveritarët e Kosovës.”

“Vendim për ta përshëndetur.”

“Po çfarë vendimi i qëlluar?!! Po ky është nihilist i përbetuar dhe kurrë nuk vjen te qëllimi kur debaton për diçka! Po ky eshte inkompetent dhe i paditur të jetë këshilltar. Edi, keni bërë zgjidhje te gabuar. Në Kosovë ka njerëz shumë më profesional e më kompetentë që kishin me ta kry punën e këshilltarit për rajonin.”

“Qysh bre ky, por ky s’di me folë o njerëz, nuk di me i artikulu mendimet, e mos të flasim se djali i kujt është. E kuptueshme, Rama nuk don me ndi për Kosovën, prandaj ka zgjedhë këtë belbanin injorant.”

“Tek ja ka dhënë Hashimi hua, tash ky e fut Shqipërinë në bisedime me Greqinë për jugun e Shqipërisë. Ky si këshilltar i Hashimit e pat futë Hashën ë bisedime për veriun. UD-bash i fortë është ky.”

“Siç duket, katundarëve i ka mbetur hatri pse nuk është emëru A.Demaçi ose A.Syla.”

‘Parashtrohen disa pyetje: 1. Në cilën gjuhë do të kuptohen mes veti. 2. A do të shkojë tash kështu në mënyrë më direkte agjenda prej Tiranës në Prishtinë? 3. Apo tash Prishtina është afruar më shumë dhe “avancuar” sa të përcjellë agjendën për Tiranën? 4. A do të figurojë Maliqi si këshilltar ndërlidhës edhe për Hashimin? 5. Është ky plan i biseduar në Festin e Prizrenit, apo potez i strategjisë së planifikuar për “normalizimin” e marrëdhënieve? A do të ketë tash e tutje probleme me produktet e shqiptarëve në doganat mes shqiptarëve?!”

“Bravo Rama, bravo Maliqi, suksese.

“Shumë urime dhe përgëzime z.Rama. Me sa di unë, është rasti i parë që qeveritarët e Shqipërisë e thërrasin në ndihmë një ekspert nga Kosova. Populli nuk mund të jetë gabim. E dinë shqiptarët pse kanë bërë ndryshime. Hap i vogël në udhëtimin e gjatë në shpërfilljen e kufirit që e kanë vënë pushtuesit.”

“Zgjedhjen nuk e ka bërë Rama, por B.Haxhiu. Nuk do të doja ta paragjykoja, por unë Maliqin e lexoj qysh kur është kthyer nga Beogradi. Nuk mbaj mend nëse ndonjëherë ka pasur ndonjë shkrim ose kolumne që ka kritikuar ndonjë dukuri e lidhur me pushtetin. A ka pasur Maliqi ndonjë analizë lidhur me këtë kastë të paditurish që është instaluar tani dhe 6 vite në KS? Kjo për shkak të mungesës së guximit intelektual, e jo për shkak të mungesës së dijes dhe informacionit që ai posedon. Këtë po e them për të bere dallimin në mes të intelektualit të mirëfilltë dhe analistit të zakonshëm që si mjet të analizës ka spekulimin dhe si qëllim mbijetesën. Fatkëqësisht, neve na mungon kalibri i intelektualit të Havelit që shërben si ndërgjegje i popullit. Intelektualit që gjerat i thotë troç.”

“Në qoftë se kjo është e vërtetë, mundet me pas sukses në politikën shqiptare në përgjithësi se z.Maliqi është këshilltar i aftë.”

“Përgëzime zoti kryeministër Rama. Ja ke nis për së mbari, kështu duhet të veprohet dhe Tirana zyrtare duhet të vetët për gjthçka çka duhet të ketë më shumë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, në një zyrë të qeverisë së Tiranës.”

“Z.Rama, ne kosovarët jemi mësu vetë me fjalë e rrena të Berishës e premtime të boshta, ndërsa ti bën vepra pa shumë fjalë. Është një gjest shumë i mirë që në kabinetin tënd ndodhet një kosovar, edhe pse unë nuk di shumë për të, por idea është shumë e mirë.”

“E paske kënaqur, e paske bërë bërllog. Po çka po të duhet ky njeri more, po çfarë këshilltari është Shkëlzen Maliqi, të gjitha mundet me qenë vetëm këshilltar jo se jo. Mundet me qenë, por për se mbrapshti, po. Eh mozomakeq për kombin shqiptar se kush po i udhëheqë edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Ishalla zoti ju ndihmon se mozomakeq kush po udhëheqë me kombin,… katastrofë…”

“Shkëlzen Maliqi është mendimtar i jashtëzakonshëm. Analizat e tij politikologjike janë më të veçantat në trevat shqiptare. Bravo për Edi Ramën, i cili po tregon se ka sens për të zgjedh njerëz të mençur rreth vetes.”

“Për Zotin, po më befason për të mirë Rama me disa poteza. Shkëlzeni është njëri ndër analistët më të shquar të regjionit. Një njohës i mirë i politikës rajonale, posaçërisht të ish Jugosllavisë. Por, mos të harrojmë se Shkëlzeni është një qytetar i shkëlqyshëm dhe intelektual i madh.”

28 komente në “Kosovarët përshëndesin Ramën që i merr në konsideratë, por kanë edhe kritika për emrin e këshilltarit”

  1. Gjeralb says:

    Shkelzeni asht magazine pa inventar. Rama do te zgjedhe lenden qe i duhet. Ai ka nevoje per lende jo per mend apo trimeri.

    1. z.Edi Rama; Shkelzen Maliqi eshte ish-bashkepuntor i UDB ne Median e Arsimin e Kosoves qe ne ngjarjet-demostratat e studenteve te Prishtines, ne 1981. Tashme i vdekur prej vitesh Gani Bobi, nje ish-oficer i larte i UDB per Kosoven, jo me kot e pat zgjedhur Shefin Mediatik te Kompanise “Gani Bobi”, Kompani sondazhesh me skema e perfitime Serbe, anti-Shqipetare si ne Shqiperi e Kosove e ne Maqedoni.
      Z.Rama; keni bere zgjedhjen dhe levizjen e trete me te gabuar te Kabinetin Qeveritar dhe grupit Parlamentar me emra si: Kokedhima+Hametaj dhe se fundi sot Shkelzen Maliqi, nderkohe qe per te tjeret s’ka kush asgje per te folur negativisht.
      1-Perse e bete dhe ku mendon se do shkosh me emra te tille…
      2-Apo ke kapje diku dhe duhet te justifikohesh me emrime te tilla…
      3-Ke frike nga do Mafioze e UDB_bashe mediatik ne Tirane apo ne Prishtine…
      4-Cfare mendon se nuk ka Informacion deri edhe me Dosje per keto emra, sidomos per Shkelzen Maliqin e Gani Bobit…
      5-Po si i behet 1-miljon VOTAVE te Shqipetareve te Shqiperise kundra bashkepunetoreve te Nanos e Berishes…
      6-Loja me ish-… nuk te favorizon perballe kufomes Sali Berisha dhe klaneve super-kriminale te tijat ne Tirane e Prishtine, ku njerez si Shkelzen maliqi kane vite e vite qe i sherbejne deri ne perversitet…
      I’m so sorry for you and for my people in Albania,because Brishizmi while the shade is still no prime minister takes over.
      You have the chance to vote on the greatest country in the history of tolerating nothing to do at least one penny, not to the people such as Kokedhima, Hametaj, Maliqi ect…

    2. Dasara Malltezi says:

      Me ka pelqyer shume humori i Kosovareve me Nishanin ?

      http://bit.ly/17oVUUm

    3. JOZEFINKA TOPALLOVIÇI says:

      ZAGARI I HUDHRES SE DANIT

      Ky kelysh i Mehmet Maliqit, ka lindur ne 1947 ne Hudhren e Danit, nje fshat tete km nga Rahoveci. Nuk dihet emri i familjes se tij me preardhje vllahe, por duke qene e tille ka adoptuar nje emer vendi (Maliqi) siç eshte edhe ne traditen e tere popujve vllahe dhe ato ebrej. Arsyet per ndryshimet nomografike lidhen me deshiren e ketyre popujve per tu ambjentuar me popujt qe i strehuan apo edhe me friken qe kane patur gjithnje ndaj nje ndeshkimi te mundeshem per zakonet e tyre pak ortodokse ne ambjentet e brendeshme familjare (martesat brenda ghakut).
      Ne nje interviste te marsit 2013, ne nje televizion local, i quan shqiptaret “popullsi musulmane e ortodokse”.
      Me pas vendos nje pikepyetje per armet qe serbo-malazezi Sali Shiqere Berisha i dha UÇK-se duke thene: “nuk di nese mund ti quajme ndihma apo shitje me para nen dore”.
      Eshte aq konfuz ne idete etij per te ardhmen e Kosoves sa qe ne fillim te emisionit eshte dakord ti rijepen Serbise tre trevat me 95% serbe e 5% musulmane-ortodokse, sepse, gjithnje sipas tij keto troje, qe ishin serbe, ju bashkangjiten Kosoves ne vitet shtatedhjete nga Rankoviçi e duhet ti kthehen asaj.
      Pas disa telefonatave te irrituara te kosovareve nga Gjilani, Peja, Zvicerra nderron mendje e ne fund te intervistes eshte kunder, sepse Kosova nuk eshte shtet e nuk mund te trajtoje per kompensim tokash me Serbine.
      Gjate intervistes (humbisni nje ore e njezet minuta) mes kruarjes se hundes tip patate me gisht-futje brenda saj, mes dy litra uje qe pinte pas çdo dy balbetimeve qe i ngjasonin shqipes e teorise se tij qe “kosovaret si edhe ne te kaluaren mund te vetadministrohen ne nivel familjar me remitancat e kushurinjve te tyre ne emigracion”, tregoi si nivelin e tij zerokulturor por edhe mosnjohjen e gjuhes shqipe.
      Pyes Edi Ramen: edhe kete kreature, si ate te Sander Goebbels Lleshit, ta rakomandoi i felliquri antishqiptar Ismail Kadare?
      Çfare deluzimi akoma pa marre zyrtarisht postin e Kryeministrit te Shqiperise e te nje milion shqiptareve qe nuk meritojne nje snobizem e mendjelehtesi te tille.

  2. Emigrant says:

    Keta me mbiemrin Maliqi krejt budalla qenkan eshte edhe nje budall ne Berat ne shpiku nje kenge me kozin per te kenaqur diktatorin Lum shqiperia Ed reflekto ne keto emrimet se me duket se po ja fut kot Kosova po kopjon gabimet tona Ky Maliqi deri dje me Salen ka qene pse nuk e mori ai per keshilltar po ta dha ty

  3. Dardan says:

    Inciativa esht e mire zgjedhja katastrofe i biri i shpihunit te Titos dhe Shpihuni i Milosheviqit Shkëlqen Maliqi.

  4. antonio says:

    GANI BOBI I SHKELZEN MALIQIT KA PUNUAR PER SALI serb BERISHEN!!!

  5. Don says:

    Ore vellezer, ju qe e njihni me mire se ne ne shqiperi z. Shkëlqen Maliqi, a mund te na jepni nje cv. se ne web nuk ka gje, e vetmja gje qe dime jane shkrimet e gazetave ku njera e ben spiun Serb tjetra patriot e intelektual.
    Kush dine me shume e me sakte te na e tregoje.

  6. lili says:

    A po ndini dicka mire,ah?
    Pfffff cfare rilindje me kete?….
    as nuk près me gje tjeter se Bash mut e paska del rama me kete!
    ouah,cfare zgedhje!po ky e ka ditur byshen kamos…..Definitly no,

  7. Dardan says:

    Zgjidhja me e mire kishte me qen Azem Vllasi edhe pse ka qen Komuniste i Titos, Azemi esht doktore per Politikanet Sllave dhe nje nga njohesit me te mire te Politikes se rajonit edhe patriote pamvarsishte rrethanve kur ka vepruar si komuniste per Kosoven

    1. REZART says:

      DARDAN @ Azem Vllasi ndofta nuk e ka elokuencen Shelzenit,por praktikisht i njeh gjerat me mire dhe me realisht.Ndersa Baton Haxhiu eshte nje spekulant dhe fiksuar ne disa gjera qe nuk i bien dobi askujt.Pra Azem Vllasi politikisht tani me i paster dhe me njohuri te shumta mbi politiken ne rajon,dhe ka sensin e politikanit te mirefillte.Besoj se do te ishte i mire si kryetar konsensual i Kosoves.

      1. Dardan says:

        REZART , Azem vllasi esht politikan i madhe dhe njohes i mir i rajonit e sidomos i mentalitetit te politikajve sllave te rajonit ka punar gjate me ta dhe vjen nga shkolla e tyre si i aferte i Titos ka qen kryetar i gjithe Rinise se ish-Jugosllavis praktikisht numer dy pase Tites, Azem Vllasin esht dashte me mare edhe Thaqi ne bisedime me Serbin se ju njefe politiken dhe qellimet Serbve.

  8. Si nuk u zhduken keta titistet more aman?!

  9. Tirona says:

    Sa intelektual nga rajoni moren pjese ne konkurs per te fituar kete vend pune qe ka zon ky z. Maliqi. z. Rama, sikur je partizan i konkurseve dhe ke thone qe me i miri do perfshihet ne administraten e re te Rilindjes, po per vendin e punes te keshilltarit per rajonin ke bere konkurs, po morim anen me negative, nese nuk ke bo konkurs per kete vend pune, na lindin dyshime se administraten publike nuk do ta reformosh dot ,por do te vazhdosh rrugen e atij te parit qe eshte ne ikje ,duke e mbushur administraten me njerez jo te afte. Ana pozitive,nese e ke mor me konkurs dhe ky z. Maliqi doli me i afte se te tjeret te uroj suksese ne formimin e administrates me ane te konkurseve.

  10. O njerez ,e lini te filloje njehere kryeminstri i ri ,se te gjitha do te rregullohen askush nuk do te jete i perhershem ne detyre !

  11. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Me vjen keq ,per disa komentues ne kete blog ,por nuk dua qe t’i paragjykoj .
    Perpos te gjithave ,EDI RAMA kur zgjedh nje keshilltar ,kete ,kam mendim qe nuk e ben n ekoken e vet ,por dikushi ja ka REKOMANDUAR .
    I zoti i shtepise ,me jep mua TRIMIN qe ai VETE ka “zgjedhur per te me RUAJTUR” .
    E gjithe klasa politike KOSOVARE dhe SHQIPTARE ,behet fjale per ata persona qe jane mbi 52-54 vjec dhe qe kan esherbyer si ne regjimin ISH-JUGOSLLAV dhe regjimin KOMUNIST ,ketej brenda kufirit ,me se shumti do gjenden 5-6 vete qe do ti IMPLIKONIN me regjimet respektive .
    Nuk e njoh SHKELZEN MALIQIN ,por di ai do te jete keshilltar dhe jo vendim-marres .
    Te jeni te sigurte ju vellezerit matane kufirit shteteror se :
    Koha do tregoje se kush eshte dhe do te jete EDI RAMA ,UNE E njoh shume mire dhe ai do te beje gjera shume te mira si BRENDA kufirit shteteror POR edhe JASHTE KUFIRIT SHTETEROR .
    Kini durim dhe le ti japim kohe ,po nuk punoi mire ,ketu jemi prape dhe e RREZOJME me VOTE ,por jo me KUNDER-REVOLUCION sepse ai erdhi PAQESISHT dhe i mbeshtetur NGA SHUMICA ,PER vete faktin se ka dhene prova kur ka drejtuar BASHKINE e TIRANES .

    1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

      Plotesisht dakord me Trotilen!
      Sugjeroj te mos harxhohet energji per menyren si organizon punen k/ministri i ardhshem.
      Le ti zgjedhi si te doje keshilltaret e tij . Ne duhet ta gjykojme per menyren e qeverisjes dhe mbajtjen e premtimeve.

  12. xixa says:

    PO UNE TE TREGOJ KUSH ESHTE SHKELZEN MALIQI.AI NUK ESHTE NE GJENDJE TE BASHKOJE DY FJALE PER TE PERPILUARE NJE FJALI,POR FATI I TIJE ESHTE SE KA PASUR BABANE UDBASH DHE ATE CKA I KA TREGUARE AI KY ESHTE PERPJEKUR TA SHESE NE OPINION SI ANALIZE E KETIJ TE ^MENQURI^.NJESOJ ESHTE BIRE UDBASHI EDHE AI QENEFI TJETER ME EMRIN BATON HAXHIU,QE MBURRET SE NE KOHEN E KOMUNIZMIT BABAI I TIJE KA ZHVESHUR FEMRAT SHQIPETARE NEPER SHKOLLA SA PER TE FITUARE DISA PIKE KARSHI EPROREVE SERB.!!!KETA JANE E ZEZA E KOMBIT.

  13. Bahri says:

    You zotri Rama e vertetuat at qe e premtove para zgjedhjeve qe do besh me shume se kryministrat e mehershem, na tregove neve kosovareve se kemi qene te mashtruar nga berisha kinse na donte neve kosovareve e qe ne fakt vetem na shfrytezonte ekonimikisht politikisht e ne qdo aspekt tjeter , por vetem nje gje ne kosove ka pas shume njerz me te paster por sido qe te jete kjo eshte zgjedhja e juaj dhe nga ana e jone do te perkrahemi deri ne fund

  14. Claus says:

    Keto dite u nderua ne Kosove me cmimin “Ibrahim Rugova” gazetari i njohur gjerman i cili beri ze ne ne te dy anet e kufirit, Viktor Meyer.

    Artikujt e tij tek e perditshmja “Frankfurter Allgemeine Zetung” nje nga gazetat me me autoritet ne Gjermani shperthenin si rrufe ne fillim te viteve `80 duke i thene botes te verteten per ate c`ka ndodhte ne Kosoven e atyre viteve.
    Vitet `81-`82 ishin vitet e protestave te medha studentore ne Prishtine nen parullen “Kosova Republike”, ishin vitet ku neper Perendim derdhej gjaku i Jusuf Gervalles me shoke, ishin vitet e dhunes dhe denigrimit ndaj faktorit shqiptar si kurre ndonjehere.

    Atekohe Sekretar i Puneve te Brendshme ne Kosove ka qene Mehmet Maliqi, ndersa ne Federate kroati Stane Dolanc. Te dy kriminele, por nuk e kam fjalen per keta.
    Fjalen e kam diku tjeter.

    Me keto “cudira” te Rames duhet te mesohemi, do te kete dhe te tjera, ky eshte vetem fillimi.
    Edi Rama me excentrizmin e tij, horizontin e ngushte historik, kulturor etj merr vendime te tipit “vizioner” duke mospranuar opozite per to, kapricioz dhe kokeforte pa limit duke na terguar qe ka kaluar nje rini ku “rafsha mos u vrafsha”, nje rini me formim te cunguar.

    Nje “koincidence” e hidhur, kur ne nje kohe 84-vjecari Viktor Meyer merr cmime ne Kosove per tere vepren e tij ne favor te shqiptareve ne Ballkan, Edi Rama emeron keshilltar te tij politik Shkelzen Maliqin!

    C`fare faji ka djali per babain do te thote dikush?

    Atehere me plot te drejte mund te themi; C`fare faji ka nipi per dajen ne rastin e Fazlicit i cili kishte per daje shefin e sherbimit serb te sigurimit Stanishic?

    Nuk i njohim ndonje kontribut kombetar Shkelzen Maliqit, pervec se ka kaluar nja 16 vjet ne Beograd, ka studiuar atje (kjo nuk eshte ndonje gje e keqe) dhe sot kryetar i nje partie te panjohur ne Kosove, si Partia Socialdemokrate.
    C`do te thoshte i madhi Qosja ne kete rast? Ndoshta mund te kishte “peshkuar” analiste te tjere qe gjenden jashte ose brenda Kosoves, por gjetja e Maliqit eshte komplet e pavend.

    Nuk e di se me ke keshillohet per keto emerime, por dyshoj shume qe ndikim duhet te kete bashkeshortja e tij qe tashme keshillon Vlora Citakun, ministren e Integrimit ne Kosove.
    Ka aq horizont dhe Linda? Zor se besohet.

    Nejse, tani kemi dy keshilltare njeri i mbrojtjes ose i shitjes se skrapit dhe tjetri nje bir i nje krimineli qe ka lene gjurme gjaku shqiptar ne historine e viteve `80.

    1. Gjeralb says:

      Jam plotesisht dakord me mendimin se Edi rama duhet te pyeste patjeter Rexhep Qosen, e ka edhe mik.

  15. Dr.Veip (Vehip) Proda says:

    Qeveritë, duke nënkuptuar kryeministrin dhe resorët, kudo e kurdo, kanë qënë të suksesshme vetëm atëhere kur kanë punuar në ekip dhe kur kanë patur këshilltarë të vlefshën, mendimet e të cilëve i kanë marrë në konsideratë! Nëse një drejtues nuk i ka në konsideratë mendimet e specialistëve, aq më shumë të bashkëpuntorëve, ai është i dështuar, qoftë edhe sikur të jetë më i mëncuri, më i dituri dhe më i devotshmi i botës!. Nuk dua të hyj në përzgjedhjet e Edi Ramës, por nuk mund ta sulmosh atë, pa e parë praktikisht se cfarë do të bëjë në 100, 300 ditë dhe në 4 vjet. Programin ai e ka afishuar dhe me atë konkurroi.
    Nëse do të ecim sipas biografive familjare e vetjake, sidomos për të kaluarën, eskortat e politikanëve nga viti 1990 e deri tani, nuk duhet të ishin në postet që u vendosën dhe as të qëndronin në politikë, jo vetëm si pjesë e shtetit dhe pushtetit, por edhe si pjesë e opozitës. Tre janë elementet që bën të qëndrojmë si barometër në kushtet e pluralizmit politik: niveli intelektual, pastërtia moralo-shoqërore vetjake dhe përkushtimi e lojaliteti, i seicilit që hynë në shtet dhe në pushtet, sidomos si drejtues. Të tjerat venë e vijnë.
    Çdo kryeministër dhe president e formojnë stafin qeveritar e shtetar, mbi bazat konceptuale, vizionin, synimet dhe qëllimet që ka marrë përsipër. Dhe, për cdonjërin, nëse ka vepruar drejtë ose jo, do ta tregojë sovrani në zgjedhjet e reja. Kuptohet, jo cdo zgjidhje dhe zgjedhje është prefekte, por tërësia e tyre përbëjnë bazën që një staf të jetë i pranueshëm, i përkushtueshëm, dhe drejtpeshues. Në raport me to bëhen rregullimet në dinamikë, cka lidhet jo thjesht me raportet shef-vartës, por me arritjet apo mosarritjet.
    Rëndësi ka që të punohet me besnikëri e përkushtim, sipas platformës, programit dhe strategjisë së përcaktuar dhe të afishuar, sidomos gjatë fushatës elektorale, kuptohet duke mënjanuar “lajle-lulet”, por edhe duke patur parasysh gjendjen konkrete të terrenit ku do të qeveriset! Nëse ke kërkuar të të linin “rehat”, që të punoje pa trysni, bëje edhe vetë një gjë të tillë, pa paragjykime, kuptohet duke vënë në dukje në dinamikë të metat, gabimet dhe duke ofruar edhe mendimet se si mund të bëhet më mirë një punë. Të folurit toptan, sic ka ndodhur deri më sot, na kanë lodhur!… Këto mendime i kam edhe për të majtën edhe për të djathtën, të cilat, për mendimin tim, nuk janë forca armike, por forca konkuruese,dhe, në situate të caktuara, sidomos për cështje kapitale kombëtare, shoqërore e politike dhe emergjnce, janë edhe bashkëpunuese e bashkëvepruese!

  16. Billy says:

    Shkelzen Maliqi. A bani ky shkrime per 21 Janarin dhe tha i lumte pushka Sali Berishes, por duhet me pas vra Edi Ramen.
    C’ka bahet kshtu, burra…

  17. Beni Kosove says:

    Ra Sala prej fiqi,po i shkon ne ndihme Shkelzen Maliqi!!!

  18. o popull says:

    epo c’behet keshtu ????? o edi rama me shume shprese isha se mund te besh dicka por deri tani po me habit heshtja jote asnje prononcim rreth vendimeve te fundit skandalose te qeverise ne ikje …asnje prononcim apo shprese qe ky kriminel agjent i regjur i spiunazheve me te ndyra udb ggb apo greke SALE RAME BERISHA do te ndeshkohet…..a do vazhdoje loja e serbise me shqiperise si macja me miun…..
    Po pse more Edi Rampalla zgjedh kete figure te konsumuar e te diskretituar kur ka figura te shquara patriote dhe te mencura kosovare si i madhi Rexhep Qosja….jo jo edi nuk ta kam besen…me kokodhima me maliqira zor se mund te besh dicka …so so sad…..sa shume shpresova qe ketej larg nga america…..

  19. Nji gje eshte e sigurte: se Edi Rama ,eshte nder ata politikane fanatik te gazetes tema.Ai i ka lexuar te gjitha komentet pa perjashtim ,besoj une , edhe sipas deklarates se tij,dhe ka per te reaguar shum shpejt ,per kete te jeni te sigurt !

  20. raca me e cuditeshme ne bote jane shqiptaret te cilet kane kurajo te tille te te kritikojne edhe biblen ,sepse e ndjene veten shume te mencur edhe pse nivelin ekonomiko shoqeror e kane me te ultin ne rajon e me gjere zoti te rruajte nga shqiptaret thote nje shqiptar i urte po e gjetet, dhe besoje se nuk jane pak.

  21. Pashtriku says:

    Ta marrish keshilltar nje Person qe kaqen djali i Krye Udbashit ne kosov,qe esht rrit ne qerdhen Qetnike ne Beograd,kjo esht mashum se Tradheti per Shqiptaret kudoqejan e ne veqanti per Kosovaret e Shum Vujtur nga Klika e Udbasheve te Gjakoves,qe kurr e perjet skan per ta Fituar Besimin e Shqiptarve te Kosoves kta bij te Falanges Serbo Ortodokse Komuniste, them me Pergjegjesi se Rama edhe ashtu nuk e ka pasur besimin e Shqiptarve te Kosoves (them te kosoves ku hyjn edhe Shqiptaret e Maqedonis ,Presheves e Malit te zi)por tani Definitivisht e ka Humbur per Jet Besimin e Shqiptarve te Kosoves Edi Rama, e sidemos me Foto te fundit me Deshtakun Thaqi.
    Esht mir sa ma shpejt te Reflektoj ne keshillat e Mero Baze, dhe nese don se paku Rrespektin ta gezoj nga Kosovaret si kryeminister i Shqiperis Fqinje, Pajtohem me Meron qe e keshillon Edin qe per Kosovaret esht mir qe ta Bej Kryeminisrin efikas dhe ta Luftoj Korrupcionin,te Jet Transparent me fonde dhe shperndarjen e Investimeve njet ne gjith Shqiperin,mos ta ndaj Shqiperin ne Jug dhe veri,ngase ne Kosovaret qdo Levilje Politike e Lexojm Kombetarisht e jo Subjektivisht Zoti Edi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje