Gjetja e një modeli të ri për të qeverisur territorin dhe zhvilluar ekonominë e Shqipërisë u shfaq këtë javë si prioritet i qeverisë së majtë, të kryeministrit të zgjedhur Edi Rama, kryetar i PS, që do të marrë detyrën pas pak ditësh, në fillim të shtatorit. Sipari i strategjisë për ta realizuar këtë prioritet u hap këtë javë në Tiranë me zhvillimin e konferencës ndërkombëtare, “Shqipëria e Gjeneratës tjetër”, të organizuar nga Partia Socialiste, me pjesëmarrjen e arkitektëve, urbanistëve dhe ekonomistëve të njohur nga vendet e BE dhe SHBA.
Kreu i qeverisë së re të Tiranës, Edi Rama, e përshkroi si “emergjencë kombëtare” daljen nga situata jashtë kontrollit, ku sipas tij, ndodhet territori i Shqipërisë. Ai theksoi se qeveria e re “do të ndërpresë inercinë e shkatërrimit të potencialeve të mëdha, që ka territori shqiptar për zhvillim ekonomik e social”.
Çfarë e ka shkatërruar dhe nxjerrë jashtë kontrollit institucional territorin e Shqipërisë?
Këto potenciale shfaqen vërtet të dëmtuara rëndë gjatë këtyre 20 viteve të ekonomisë së tregut të lirë dhe iniciativës private. Ligjet, që në vendet me demokraci të konsoliduar drejtojnë ekonominë e tregut edhe iniciativën e lirë, në Shqipëri, edhe pse u hartuan sipas standarteve të BE, deri më sot ose janë deformuar në zbatimin e tyre, ose nuk janë zbatuar fare. Në mënyrë të përsëritur BE ka konstatuar hendekun e thellë, që ekziston në Shqipëri mes ligjeve të mira të standartit europian dhe moszbatimit të tyre. Ligjet në letër, kombinuar me korrupsionin dhe mosndëshkimin e tij sollën zaptimin dhe tjetërsimin e pronave dhe aseteve publike, ndërtimet kaotike, mes të cilave 300 mijë ndërtime informale pranë qendrave të banuara, buzë detit, lumenjve dhe liqeneve. Për pasojë territori i vendit përfshirë rrugët kombëtare, pasuritë natyrore, rezulton i dalë jashtë administrimit dhe kontrollit institucional. Gjithë territori i Shqipërisë vuan nga ndotja dhe është i mbuluar nga hedhurinat. Më tepër se kudo kjo gjendje e rëndë shfaqet në bregdetin e Shqipërisë, në zonat turistike të Durrësit, Vlorës, Sarandës, ku ndërtimet pa kriter prej betoni dhe ndotja kanë ulur ndjeshëm potencialet e tyre ekonomike. Në situatë të rëndë ndodhen monumentet e kulturës, ndërtesat dhe objektet historike.
Shqipëria e gjeneratës së re – ndryshimi fillon me ligjin
Ndryshimin e kësaj situate, kreu i qeverisë së re të Tiranës e sheh në “qasjen e integruar, shndërrimin e shtetit nga ndjekës impotent i zhvillimeve, në drejtues”. Ndryshimi tanimë është ideuar dhe konkretizuar në grupe pune me ekspertë vendas dhe të huaj .
Artan Shkreli, kryetar i shoqatës kombëtare të arkitektevë të Shqipërisë, një nga moderatorët e konferencës kombëtare” Shqipëria e gjeneratës tjetër” thotë për DW se vënia në kontroll e territorit dhe rivitalizimi i potencialeve të tij ekonomike kalon në disa faza. “Në krye të tyre qëndron evidentimi i situatës, në të cilën ndodhet territori i Shqipërisë, pra “skaneri” i tij për të bllokuar dëmtimin e mëtejshën. Juristë dhe ekspertë të fushave të tjera, që lidhen me territorin dhe ekonominë janë ngarkuar të hartojnë akte ligjore për të ndaluar katastrofën ndërtimore, në prag të së cilës ndodhet Shqipëria. Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme dhe po përgatitet një paketë ligjore për t’ iu përgjigjur kësaj emegjence kombëtare. Krahas paketave dhe nismave ligjore do të realizohet planifikimi në bazë të analizave dhe studimeve të territorit. Do të ketë një plan strategjik të asistuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Do të realizihet një “open system”, krahas ekspertëve ndërkombëtarë do të përfshihet edhe komuniteti”, thekson Z. Shkreli.
Shkatërrim i ndërtimeve të paligjshme dhe moratorium 6 mujor në zonat bregdetare
Ekspertët ndërkombëtarë, që erdhën këtë javë në Shqipëri, propozuan që vendosja e kontrollit mbi territorin do të paraprihet me fazën e shkatërrimit të ndërtesave të jashtëligjshme në bregdet dhe miratimit nga Parlamenti të një moratoriumi 6 mujor për të ndaluar ndërtimet dhe zhvillimet industriale. Kjo do të mundësojë që ekspertët të realizojnë studime për ndërtime të planifikuara dhe të integruara në bregdet.
Simbolet e së kaluarës komuniste
Në çështjet dhe sfidat e shumta, që territori për një “Shqipëri të gjeneratës tjetër” paraqet, bën pjesë edhe qëndrimi ndaj ndërtimeve dhe simboleve të periudhës së komunizmit. A duhet të fshihen, apo mbeten ato? Ideja zotëruese e ekspertëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë, pjesëmarrës në konferencën ”Shqipëria e gjeneratës tjetër” ishte që të mos fshihen, por të mbeten duke rinovuar vlerat e tyre historike dhe kulturore. Shembja e Piramidës në qëndër të Tiranës për të ndërtuar Parlamentin e ri, vendim i cili ngjalli një debat të zjarrtë publik, u kundërshtua edhe nga ekspertët e huaj. Ata sugjeruan që Piramida të mbetet si dëshmi e historisë dhe të shërbejë për performanca arti, apo leksione.
Politika liberale apo konservatore?
Në këtë nismë shumëdimensionale për të vendosur kontroll mbi territorin dhe zbatuar një model të ri të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik qeverisë së re Rama do t’i duhet të përvijojë politikat përkatëse. Liberale apo konservatore? “Nëse bëhet fjalë për shkatërrim të rregullave të lojës, për moszbatim të tyre, politikat do të jenë konservatore, jo liberale. Nëse ato i shërbejnë zhvillimit, meritës, do të jenë liberale”, thotë arkitekti Artan Shkreli./DW
Mbeshtes qeverine e re, kjo qeveri duhet te mbeshtet edhe nga opozitaret e thjeshte duke bojkutuar Berishen dhe Bashen.
Po me këta,
që shitën territorin e Atdheut tonë,
për bythën e tyre,
ÇFARË do bëhet?
http://bit.ly/1du0xCG
Bravo Rama , Kemi besim dhe ndaj ju votuam. kete vend se bejne me as lulaashet e saliut. Ti e ben me nje skuader te papare qe ke ndertuar. Gjithe jane shpresplote te ty, vec zagareve qe lehin kot
eshte qesharake te thuash se do bej muratorium 6 muaj per ndertime ne bregdet. qeveria aktuale vetem ne dy jave ka sigluar 112 vendime qe e shqyejne mishin e shqiperise nga cakejte e djathte dhe te majte se keta jane se bashku kunder prones publike.
Parole, parole, parole….!! Bo, bo, bo, gjates qeverisjes se Tiranes nga Rama ishin Shkrelat me shoke qe e shkaterruan po aq sa edhe Sali plehu, Ilir kryemadhi apo Fotos hajduti kete vend! Tani jane po keto fytyra te shemtuara, qe ngjajne si ujqer te terbuar, qe do te riparojne territorin qe vete shkaterruan! Hajde paftyresi hajde! Keto pseudo urbaniste (si Shkreli, Lame, apo ai Auroni i zhytjeve, as qe e kane haberin se c’eshte zhvillimi urban). Nuk eshte faj tyre qe nuk e njohin sepse kjo eshte nje fushe e re per Shqiperine, dhe njerezit te cilet jane eksperte ne ke fushe numerohen me gishtat e njeres dore (biles disa nga spécialistet tane me te mire kane ikur jushte dhe sot punojne ne USA, Kanada, apo Europen veriore). Lutem qe ishalla Rama ka aq mend sa te mos i degjoje keta sharlatane si Shkreli se keto tipa jane shkaterrimetaret dhe matrapazet e territorit.
Bravo! Altoparlant me te mire se ty Saliu nuk do kishte gjetur! Ha, ha, ha!
Plehrat e Mediut dhe Olldashit jane pickuar keq nga konferenca e Rames dhe e kerkojne priviligjin e humbur tek mbrojtesit e trashegimise. Ky eshte kulmi!
Per Plakun:
Hall me Burr e hall pa Burr,hall te mos martohesh kurr.
Kritika te shendosh i nderuar zoteri,por une jam i mendimit qe duhet prit nje here cfar drejtimi do mare kjo pune, se me keq se jemi nuk ka ku te veje.Une pesonalisht jam i mendimit qe Edi Rama eshte njeriu me i pershtatshem per kte pune,ai mori sepaten ne dore per te pastruar bregun e Lanes,ne kohen kur Tirana i bente konkurence Kandaharit
Sigurisht qe njerez ideal nuk gjen,me” jelek te bardhe”,sic thote gjermani,mirepo dikush duhet ta filloje ate pune.
Une personalisht pershendes edhe inisiativen e Edi Rames per inkuadrimin e radaktoreve te gjuhes sone te bukur neper dikastere,sa nuk eshte teper vone,kur te na e kene transformuar ose sic thone ca
inteleshtual “reformatuar”vllaznit tane,qe po vijne te na mesojne shqip
N e mos gabohem nga emri “reforme”,formohet folja reformoje dhe jo reformatoj.Qe te mos dalim nga tema,diku duhet filluar dhe dikush duhet ta filloje ndryshimin.Natürisht duhen vene prioritete,por une jam i bindur qe Edi Rama dhe ata qe ai ka zgjedhur si keshilltare do ti japin drejtimin e duhur kesaj pune. Vetem per nje gje jam i bindur:
ajo qe ndodhi nen regjimin anadollak Berishian nuk ka dhe nuk duhet te perseritet.Ky ishte nje regres me kuptimin e plote te fjales.U tjetersuan vlera dhe njerez,u shkaterua gjithcka .U fut percarja veri jug dhe ajo fetare.U krijua mentaliteti qe ky eshte kapitalizmi per shume pak kohe ve shume para,pak rendesin ka si i ve.
Korrupsioni u kthye ne sistem dhe morali u varros.Me pak fjale nuk vetem po u regullua se me keq nuk behet.Si tha Jozef-ina?
Keni me hik per lesh,po dardha e ka bishti prapa
Kush iku per lesh?
Kam degjuar se hajvanet e PD-se kane ngritur nje pavion te “genocidit komuniste”. Po cfare genocidi flisni o tutkuner?
Vijne te huaj dhe pyesin cfare kanibalesh popull jane keta qe i bejne genocid vetes? Sa miliona do kene zhdukur?
Ndrojini titull e beheni “krimet komuniste” po deshet, po jo genocid se na felliqen keta dallkauker.
Mjafton te permendesh se edhe ne France qe ne muajt e pare pas clirimi jane pushkatuar pa gjyqs me teper njerez se ketu gjate 40 viteve, e keta na hapin barkun per genocid. Monstra servilesh bajate
Problemi # 1: idiots talebanë idiotike të cilët nuk e njohin ligjet. Club Maloke: Police State, procure! Präfektur!
Motors i mafias tokës: Ilir Meta: 1999-2002: Fatos Nano Mafia: 2002-2005, PD Mafia Salih Berisha: Çepani, Sokol Kazazi Lulzim Basha – Isufi, Firma Kastrioti, Shabani drogës mafia bledi MUSA SHUAIPI, Ourel Bylykbashi, Eduard Halimi Agim Hoxha Sokol Olldashi, politikanët e PD-së, Edmond Gjoka Sarande, Shaban Memia, Adrian Cela Durres, Edmond Troplini dhe PS Vangjush Dako, Mihal Delijorgjin
Ke me shume nga PS po vazhdoje….
Bravo edi rama do jemi krenare per ty ne qofse se do ta rregulloshe shqiperine dhe sa te shikoje situaten ne shqiperi qe do ndryshoje do kthehem nje here e pergjithmone ne elbasanin tim sepse na e mori jeten emigrimi sepse sali kolerja e perzuri popullin e tije dhe e zhvati vendin dhe e rraskapiti popullin shqiptare prandaje edi rama nuk do me dali shpirti pa e pare saliun te varur te lutem merre ti hakun e popullit shqiptar se na poshteroi ky degjenerat ky injorant qe dhe kur shkruaj per ate te betohem qe ta kem prane saliun do ja prese mishin me gershere dhe nuk do keme te ngopur edi rama ne qofse se ti do ta ndryshosh qeverine ne sipopull do jemi krenare me ty dhe ti do te hyshe ne histori per mire kjo ka rendesi per nje popull dhe jo si sali berisha qe erdhi nga malesia dhe nuk dinte cfare ishte demokracia ky kriminel rrofte shqiperia rrofte edi rama
Zot na mishero, ripjellje me Shkrelin?! Dy mundesi ka
1. Ose Kryetari Mao- Rama ska kuptuar voten popullore kunder Pinokut te Vicidolit (vote qe sishte aspak per te) dhe po riciklon ” leckat vizionare te dyshemese”
2. Ose Shkreli nuk genjen kur thote publikisht se Rama sben dot pa te (Shkrelin) duke prostitu-uar idete dhe projektet e Shkrelit si te tijat (!)
..nderkohe qe nje nga expertet e ftuar e tha hapur qe arkitektet kane deshtuar ne Shqiperi..po kush ka bere te gjitha projektet per 12 vjet ne Tirane ne hyqmin e Rames? Shkreli me Danielen, Eftibiu me te jemen-Tamaren, Perseri me keta do tymose territorin Rama?
ti me sa duket (profesor) ke vetem nikun se qenke kercell fare a i zi……………po cde presesh te shikosh more derdimen,fundi dihet akoma pa filluar
Edi neqoftese prish pallatet e betonit te buza e detit, sic premtoi, doti bej nje bust dhe doja puth tullen cdo mengjes. Neqoftese jo do tia ve bustin te vrima e halese dhe do i bej shurren cdo mengjes!