Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit dhe studiuesi Auron Tare është i njohur për linjën e tij të ashpër në mbrojtje të bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe kujtesës historike. I përfolur në javët e fundit si drejtuesi i ardhshëm i një njësie të posaçme të qeverisë së re për vijën bregdetare, Tare shprehet se është momenti i fundit për të marrë një vendim për mbrojtjen e pasurisë së paçmuar që përmban vija bregdetare. “Ky vend duhet të vendosë më në fund se çfarë dëshiron të bëjë, turizëm, apo të djegë gëlqere”, thotë ai
Nga Skender Minxhozi, JAVA
Zoti Tare, duket se menaxhimi i territorit do të jetë një ndër prioritetet bazë të qeverisjes së re të shtatorit. Ju jeni një aktivist i vjetër i kësaj fushe. Sa i dëmtuar është sot territori shqiptar?
Mjafton të udhëtosh nëpër Shqipërinë e sotme, për të kuptuar shkatërrimin esencial që i është bërë natyrës, bregdetit apo qyteteve tona. Sot brezi im jeton në një Shqipëri tjetër, sureale, në një Shqipëri që nuk ka më pika kontakti me fëmijërinë tonë. Janë zhdukur qytete të tëra, të cilat janë kthyer në përbindësha betoni. Janë zhdukur pyje të tëra, janë shkatërruar lumenj. Fushat që dikur prodhonin tashmë janë zënë me ndërtime të panumërta. Unë mendoj se situata urbane në Shqipëri është në një pikë shumë kritike, e cila nga momenti në moment mund të kthehet në një makth ekonomik, por edhe urban. Me këto ritme shkatërrimi, shumë shpejt do të kemi qytete që nuk mund të jetohen më dhe jo vetëm, por që do të kthehen në probleme të rënda ekonomike për brezat që do të vijnë.
Një aspekt i menaxhimit të territorit kanë qenë politikat dhe sjellja ndaj trashëgimisë kulturore. Si ish drejtues i Parkut Kombëtar të Butrintit, si e shihni sot situatën në të cilën ndodhet fond i trashëgimisë tonë kulturore?
Situata ndodhet në një pikë ku ndoshta do të jetë shumë e vështirë rikthimi në normalitet. Tashmë janë shkatërruar shumë monumente, site arkeologjike, qytete historike. Ajo që e bën këtë shkatërrim akoma më të dhimbshëm, është fakti se një pjesë e mirë e tyre janë prishur me miratimin e heshtur apo edhe aktiv të njerëzve apo institucioneve që janë krijuar për t’i mbrojtur. Lista është shumë e gjatë. Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore, duhet kuptuar nga të gjithë, nuk është vetëm humbja e kujtesës historike, por edhe shansi i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Pa kulturën dhe trashëgiminë tonë, përse Shqipëria duhet të jetë një vend turistik?
Njëri ndër fenomenet më të kritikuara së fundi, që ka lidhje direkte edhe me menaxhimin e territorit, ka qenë fragmentarizmi i qeverisjes lokale. Ai bashkoheni edhe ju atyre zërave që po kërkojnë së fundi një reformë të thellë administrative në Shqipëri?
Si pjesë e reformave të kryera në Shqipëri këto 20 vjet, ka qenë edhe procesi i decentralizimit, i cili në një farë mënyre ka qenë i mbështetur dhe i financuar nga grante europiane. Fatkeqësisht, ky decentralizim është kthyer në promotorin kryesor të dëmtimit të rëndë të hapësirave urbane dhe në veçanti bregdetit shqiptar. Komunat e panumërta që (keq)menaxhojnë në mënyrë të fragmentarizuar pasuritë publike, nuk kanë asnjë kapacitet njerëzor për të bërë të mundur menaxhimin e projekteve moderne urbane apo turistike.
Përkundrazi, në përgjithësi këto komuna apo bashki janë shndërruar në vatra spekulatore të përfitimeve klienteliste, përkundrejt interesit publik. Mjafton të shikosh se çfarë bëhet në komunat që rrethojnë Tiranën, apo në vijën bregdetare, për të kuptuar se sa i dëmshëm ka qenë procesi i decentralizimit, për zhvillimin ekonomik të shoqërisë në përgjithësi, apo komuniteteve në veçanti.
Fatkeqësisht lënia në dorë e zhvillimit të zonave me interes të lartë publik, komunave apo bashkive pa asnjë kapacitet bindës, ka dëmtuar rëndë peizazhin shqiptar. Në këto 20 vite ka pasur shumë projekte dhe masterplane mbi zhvillimin e zonave turistike, apo bregdetin e jugut në veçanti. Asnjë prej këtyre planeve nuk ka mundur të konkretizohet në terren, pasi askush nuk ka pasur interes për të zhvilluar këto zona, në përfitim të publikut të gjerë.
Si rezultat i kësaj politike decentralizuese, kemi sot katrahurën e pabesueshme në shumë zona turistike, apo edhe në bregdetin shqiptar. Një katrahurë e cila nëse do të vazhdojë të tolerohet, do të zhdukë përfundimisht edhe shansin e vetëm që ka Shqipëria në zhvillimin e turizmit.
Bregdeti është pjesa më delikate e ndërhyrjes, në drejtim të riparimit të dëmeve që ka pësuar territori në vend. Cilat do të ishin, sipas jush, masat urgjente që duhen ndërmarrë në fushën e kufizimit të ndërtimeve në bregdet, shembjes së ndërtimeve pa leje dhe rehabilitimit gradual të vijës bregdetare, nga Veriu në Jug?
Nuk ka asnjë diskutim që bregdeti shqiptar është një nga burimet kryesore të shpresave për një rimëkëmbje ekonomike. Realiteti shqiptar edhe këtu është mjaft i ashpër dhe i zymtë. Në 20 vjet nuk ka pasur asnjë përpjekje serioze për të zhvilluar një plan konkret për përcaktimin e zonave të zhvillimit, për përcaktimin e standardeve dhe kritereve të këtij zhvillimi dhe monitorimin e këtyre kritereve në terren.
Akoma edhe sot qeveritë shqiptare nuk e kanë ndarë mendjen se çfarë drejtimi do të marre ky vend. Do të bëjë turizëm apo do të bëjë gëlqere? Do të zhvillojë turizmin për dobinë e komuniteteve, apo do ndihmojë klientët për t’u pasuruar, duke shkatërruar pyje, lumenj e bregdet? Vetëm javën e fundit, qeveria në ikje firmosi ekzekutimin e pyjeve të Krujës, për t’i kthyer ato në gëlqere. Ka firmosur shkatërrimin e disa kanioneve me potencial turistik të jashtëzakonshëm, për t’i bërë hidrocentrale, apo siç është rasti më i fundit i dhënies së lejes në Palasë për gurore. Imagjinoni, atje ku mendohet se është potenciali më i rëndësishëm turistik, atje do të ndërtohen Gurore. Për të gjitha këto arsye, në fushën e turizmit Shqipëria ka bërë hapa prapa, pasi ka investuar kuturu miliona euro, të cilat jo vetëm nuk kanë sjellë zhvillim ekonomik, por përkundrazi janë bërë pengesë për të ardhmen. Nëse vazhdojmë kështu, nuk ka dyshim që turizmi dhe bregdeti shqiptar do të jenë të falimentuara.
Prandaj duhen masa urgjente, për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të natyrës shqiptare. Me këtë objektiv, gjatë fushatës elektorale, Partia Socialiste premtoi se do të sillte një frymë të re në menaxhimin e bregdetit, duke krijuar një njësi operacionale që do të merret ekskluzivisht me këtë çështje.
Shpallja e vijës bregdetare si zonë me interes kombëtar, do t’i jepte asaj rëndësinë e duhur. Ky është hapi i parë, i cili do të pasohet me një plan masash afat-shkurtër dhe afatgjatë, për të normalizuar situatën e ndërtimeve në bregdet. Por nuk ka asnjë mëdyshje se të gjitha ndërtimet pa leje do të rrafshohen një herë e mirë, si sinjal i qartë se bregdeti shqiptar tash e tutje do të jetë pjesë e planeve konkrete me interes publik dhe jo pjesë e tortës klinteliste.
Rikthimi i plazheve publikut dhe menaxhimi sa më efikas i tyre, duhet të jetë një tjetër pikë shumë e qartë e ndryshimit. Krijimi i standardeve dhe kritereve të ndërtimit, si dhe monitorimi i tyre në terren, do të jetë një tjetër pikë e patolerueshme. Askush nuk do të ndërtojë jashtë kritereve dhe standardeve të përcaktuara qartë në planin e menaxhimit.
Ju morët pjesë në konferencën e organizuar nga PS, “Shqipëria, një Gjeneratë e Re”. Çfarë idesh konkrete solli kjo konference?
Ky takim shumë interesant, do të thoja, midis ekspertizës së huaj dhe asaj vendase, solli debate, shkëmbim idesh, por edhe këndvështrime origjinale të disa proceseve që janë reale sot. Në fushën e përmirësimit të bregdetit shqiptar, specialistët sollën ide nga disa modele, si ai kroat, neo-zelandez, italian apo amerikan. Këto modele sigurisht që kanë specifikat e tyre dhe nuk mund të aplikohen shabllon në kushtet dhe terrenin shqiptar, por sjellin gjithsesi pikëpamje shumë interesante për ne.
Për shembull, një ide ishte ajo e zhvillimit të transportit të brendshëm turistik ujor, i cili sot tek ne është zero. Modeli kroat tregon se njerëzit mund të lëvizin lirshëm në bregdet edhe nëpërmjet detit dhe jo domosdoshmërisht me rrugë, duke sjellë edhe një ruajtje më të mirë të bregdetit natyror.
Shpallja e një pjesë të ujërave territoriale si “zonë në mbrojtje” p.sh, është një pikë interesante e modelit neo-Zelandës. Mbrojtja e ujërave territoriale nga zhvillimi i ardhshëm i industrive ndotëse, apo nga peshkimi i pakontrolluar, apo mbrojtja e habitateve nënujore, do të sillte në perspektivë një kualitet shumë të lartë të ujërave tona.
Kjo do të sillte si rrjedhim një frekuentim cilësor të turizmit. Ide të tilla janë interesante dhe vijnë nga modele që janë provuar si të suksesshme.
Shumëkush kujton se ishte Rama dhe Meta, dyshja që solli shembjet masive në Tiranë. A mendoni se kjo dyshe politikanësh ndodhet sërish përballë një operacioni “spastrimi” të përmasave të mëdha, kësaj radhe në rang kombëtar? Nëse po, si e shihni fundin e këtij procesi?
Mendoj se shembulli i Parkut Rinia dhe Lanës së famshme mbahet mend mirë nga të gjithë, për rezultatin mbresëlënës që pati. Për këtë arsye, mendoj se bashkimi i forcave do të sjellë një rezultat konkret në terren. Fundi i procesit do të jetë rivendosja e normalitetit dhe fillimi i zhvillimeve të planifikuara. Por fjala e fundit i mbetet shembujve konkretë në terren.
Sa i dëmtuar është bregdeti shqiptar sot? Sa rezultative janë propozime të tilla, si p.sh. vënia e një moratoriumi mbi ndërtimet, deri në një largësi të caktuar nga bregu i detit? Ose penalizimi më i ashpër i zyrtarëve që kanë abuzuar me dhënien e lejeve abuzive të ndërtimit në bregdet?
Një pjesë e bregdetit shqiptar është shumë i dëmtuar. Disa nga qytetet tona bregdetare tashmë e kanë humbur mundësinë e kthimit në qytete të mirëfillta turistike. Golemi apo Saranda janë simbole të injorancës, makutërisë dhe miopisë intelektuale, ku për një grusht parash janë shkatërruar jo vetëm e ardhmja e këtyre qyteteve, por edhe e ardhmja e atyre që investuan në to.
Po dëmtohen në mënyrë të pa riparueshme fshatrat e bregdetit jugor, të cilat kanë mundur të ruajnë deri më sot një arkitekturë origjinale. Duhet ndërhyrje urgjente për të frenuar këto dëmtime. Por unë mendoj se aksioni i parë për rikthimin e normalitetit në bregdetin shqiptar duhet filluar nga përgjegjësit kryesorë të kësaj situate. Shqiptarët votuan kundër sistemit ku askush nuk mbante përgjegjësi. Prandaj vendosja e përgjegjësve përpara drejtësisë do të ishte hapi i parë i besimit të publikut ndaj Qeverisë së Re. Ndërkohë, një moratorium i përkohshëm mbi ndërtimet, përcaktimi i një vije të monitorimit bregdetar sipas modelit më të mirë ndërkombëtar, inventarizimi i bregdetit, krijimi i standardeve dhe kritereve në ndërtim, harmonizimi i ndërtimeve të reja me të vjetrën, krijimi i kapaciteteve njerëzore në fushën e turizmit dhe në veçanti të shërbimit, duhet të jenë disa nga hapat e parë të ndryshimit. Gjithsesi, unë i mbetem besnik idesë se vetëm shembujt konkretë në terren do të sjellin besimin e publikut dhe do të rikthejnë autoritetin e munguar shtetëror mbi territorin.
po pse ndalim i ndertimeve nuk beni dot planimetri dhe ta zbatoni ate, kjo do jete motoja prish dhe mos nderto !?????
Sa te behet studimi tamam do moratorium, ndryshe edhe per 1 vit u mbyt bregdeti. Plus qe nuk i ke bese edhe pushtetit vendor ne ato zona
Mos degjoni cju thone anarshistet keni nja 2.000.000 Shqipetare qe ju besuan i nderuar tare, drejtesine lereni te veproje dhe nga krahu tjeter vazhdoni me planet zhvillimore ne te mire te Shqipetareve. Urime dhe kemi besim tek ju.
DY MENDIME KAM :I PARI ESHTE NE KUNDERSHTIM ME AURORIN,DECENTRALIZIMI NE VETEVETE NUK ESHTE I KEQ.(PAVARSISHT KAPACITETEVE)EDI KUR ISHTE KRYETAR BASHKIE I LUAJTI TE GJITHE GURET QE TA ARRINTE.
I DYTI NJE JAM PLOTESISHT DAKORD ME JU NJE ORE E ME PARE PLAZHE PUBLIKE….CADRAT E RESTORANTEVE ARRIJNE DERI NE DET.LLAMANI NJE SKANDAL I PAPAR NJE BANOR I HIMARES BIE FJALA NUK MUND TI AFROHET ME..PLAZHI I LIRE NGA VIJA E DETIT DERI 10 METRA MINIMUM
he pra filloni, cfare prisni?
Beni si çberi perandori Neo me romen. nefillim ndaloni cdo lloj ndertimi ne bregdet per ja 2 vjet, prishni gjithca qe eshte pa leje dhe ato ndertime qe kan leje po nuk kan te ardhme pastaj filloni jepni leje per ndertime me potencial zhvillimi. Beni kete dhe ju siguroj se nuk keni per te humbur asnjeher zgjedhje ne Shqiperi.
Na ka ardhe ne maje te hundes menyra se si eshte bere Shqiperia.
Edhe kur vi per dy apo tre jave atje gjithcka menxyre.
Dhe ju lutem ndryshoni personelin e doganave te gjithin se kur i shoh te palare, te pa hekurosur dhe pa rruajtur se her vi ne Shqiperi bej be se kjo do te jet hera e fundit kur shoh te till njerez.
Por te gjithe e duam Shqiperine keshtu qe
Ju lutem beni kete.
po normale qe bregdeti shqiptar dhe hapesirat arkeologjike jane shkaterruar ne Shqiperi. cfare prisni nga nje ari shpellar, qe ka zbritur nga guvat e shpallave. ku di Sali ariu ca eshte deti, arkeologjia, pasurite natyrore, etj etj..!! S-ariu di vete te shkaterroje, eshte ne natyren e tij maloko-shpellare..!!
ore lereni salen,cdo bejen keta me intereson mua.salen po kane byth e po i gjeten te pa lara coje para drejtesise.po spate byc lere rehat e na trego cdi te besh e cdi te rregullosh se ato qe jane prish i kemi para syve…
kot stha hrushovi beni limona dhe portokalla se sa buke doni ju ne na i hane minjte
Auran Tare është e drejtë: Decentralierung BE është kriminale, si dhe privatizimi. Problemi kryesor, gjyqësori i korruptuar, gjyqtarët dhe prokurorët janë të njohur me të gjitha ligjet, politikanët tejet budallenj dhe idiots janë kryetari i komunës. Nuk ka ligje zbatohen, më keq se talebanët. Pse pozicionon e BE dhe SHBA, kriminelët vetëm dhe memec “ekspertë”? Gjithçka është bërë ndonjëherë drejtë në vitin 1995 dhe 1996! Por me Ilir Metës në vitin 1999, nuk ka pasur ligje, dhe kriminelët marrë diplomat e tyre dhe policisë ishin drejtorë. shohin Durresin Hoti me Miri, Lefter Koka, Vangjush Dako. Sarande Edmond Gjoka me një mik Bamir Topi. Çdo gjë duhet të shkatërrohen, me BE dhe Banka Botërore parave të donatorëve janë më të keqen. Partnerët janë shqiptarë gjithmonë kriminelët të cilët e quajnë veten politikanë. Të gjithë thonë se në Durrës, gjyqtarëve dhe prokurorëve gjithashtu Bujar – Sokol Nishani Ka figura absolutisht e korruptuar skandal dhe madje edhe partnerët e vrasësve dhe të mëdhenjtë e drogës
I nderuari zoti Tare nder te tjera tha: “Vendosja e përgjegjësve përpara drejtësisë do të ishte hapi i parë i besimit të publikut ndaj qeverisë së re”
E kane thene dhe shume nga gazetaret e shumte, e thane shumica e komentuesve, por mbi te gjitha e tha me ze te larte sovrani ne zgjedhjet e 23 qershorit.
Nga ana e te votebesuarve pritet vetem reagimi i drejte dhe i shpejte. Se ata nuk eshte se nuk kane sy per te lexuar e vesh per te degjuar.
legalizim per te gjithe,dopio pagese trualli shtetit,kater fish kush ka ndertuar ne toke te pronareve,shiko pas dy vjeteve germadhat bosh.
KUR U NJOH PER LINJEN E ASHPER NE MBROJTJE TE BREGDETIT KY,APO E KENI FJALEN PER KETO 2 MUAJ?? Ka pasur ndonje veprim konkret,qofte dhe drejtuar organit te akuzes,pasi t’i quash shkelje ligjore duhet t’u drejtohesh Institucioneve te Specializuara…? Po kam 3 vjet qe bej kallezime bazuar ne ortofoto,planimetri dhe gen-plane dhe s’po qullos gje se ne cdo vend jane lidhur te majte e te djathte..Po i beni reklame ?? Per “shitje” e keni Taren,vellain e “shitur” te Tares..? Po me mbushni mendjen te nxjerr ne treg nje gazete timen…p.s-modelin e new zealand-es ja kam sygjeruar une Sales me sms(qe e ruaj) para 1 viti…dhe jo te nje pjese,asaj qe ju do kari ju,por te gjithe burimeve ujore si pasuri publike qe jane…paskeni pas “informator” dhe ne VOD,PLUS dhe SHISH..
Ky eshte nje pleher njelloj si Saliu!
Dashka zoteria e tij te na lere tokat tona pa zhvilluar per 2 vjet !!
O njerez Auron Tarja eshte njeriu ma gomar qe kame njohur,e kame njohur kur ishte student ne Shkolle te bashkuar,njeri ma i trashe nuk kishte shpeshe jame cuditur si u be studjues……hahahahahah,ej cvete ne Shqiperi,ai ishte nje basketbollist,dhe nene hijen e te jatit Isait i cili ishte me glle se ai,por vetem se vretiste cekicin,dhe mbajti Enverin mbi supe.Dhe tani cuditem me intervisten e tije anadollake,Kaja nomnen thone kosovaret,Auroni kishte nje merite ne shkolle se hante shume mbase e kishte nga lodhja fizike ne sporte,po per te tjerat ishte injoranti me i madhe……….
Aah po tani shpetuam, ketij po qe i dhemb shpirti per atdheun, bregdetin, dhe monumentet e kultures. Sqimatar i madh eshte Tare-Tarja. Dikur beri namin si drejtor i Butrintit te ndertonte nje hotel me Donika Bardhen ne Butrint perballe kalase se Tivatit!!!! (shume deshire modeste per nje “studius” “ushtarak” “arkeolog” “bandill” ) Sja doli dot atehere po ama si kembengules qe eshte do ja dali tani. Kur eshte kaq i zoti pse po “tkurret” per nje pune shteti? Jo per gje por bota do te ndjeje mungesen e kontributeve te tij si mendimtar, ekologjist historian nursez anglishtfoles etj etj.
Respekte Ner Minxhozi per guston qe tregon ne zgjedhjen e te intervistuarve. Mos harro binomin e leckave te dyshemese Shkreli-Lame…..
Fillimisht duhet te anullohet ligji 7501 ne bregdet dhe t’ju jepet toka pronareve se kane 20 vjet neper zyrat e shtetit shqiptar (ne gjyqe, AKKP) dhe nuk kane marre as edhe 1m2. Poshtersi tjeter qe ju eshte bere ne vitin 2010, eshte vjedhja e kadastres dhe dokumentave te pronesise per komunen e Lukoves. Ne Shqiperi ndodh qe vidhen zyrat e shteti dhe nuk ndeshkohet as edhe nje zyrtar.
Jemi me fat, edhe pse vone, qe me ne fund ky vend kaq i bukur dhe kaq thellesisht i tronditur, vjedhur e shkaterruar, te kete nje Burre te vertete qe do t’i dali zot. Do te jete ndoshta shansi i fundit….
shume e vertet LO,dokumentat e kadastres se lukoves jane vjedhur,dhe si pasoje prona eshte tjetersuar,ketu duhet te filloj punen qeveria e re,numurat qeveria qe po vjen i ka per heqjen e ligjit 7501,te pakten ne bregdet,sepse nuk krijohet asnje problem social,tokat jane thjeshte bujqesore dhe pa ndertim,jemi i vetmi shtet ne bote qe i themi qytetarit,qe nuk te takon toka e gjyshit ose e babait tend se nuk ke qene ne fshate ne vitin 1991,absurditet qe e bene ata pushtetar me mentalite komuniste dhe per te perfituar per veten e tyre,ne u futem ne kapitalizem dhe toka i takon atij qe e trashegon,dhe neqoftese nuk behet kjo asnjeher shqiperia nuk do njohe zhvillim.