Aleatët e PS duan 41 drejtori në qarqe, gjashtë parti duan zëvendësministra

2 Shtator 2013, 09:56Politika TEMA

Aleatët e Partisë Socialiste kërkojnë të paktën 41 drejtori të shpërndara nëpër qarqe, në bazë të marrëveshjes parazgjedhore.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama.

Sipas marrëveshjes, ato parti që kanë marrë nga 500 deri në 1 mijë vota në qark, kanë të drejtë të kërkojnë përfaqësim në qeverisjen lokale.

Bazuar në votat e marra më 23 qershor, janë 16 parti që kanë të drejtë t’i kërkojnë Edi Ramës përfaqësim të tyre në ato qarqe ku numri i votave të tyre përputhet me kushtet e marrëveshjes.

Por aleatët e PS-së që kanë marrë mbi 5 mijë vota, kërkojnë një post zv.ministri nga Edi Rama. Janë Vangjel Dule, Mark Frroku, Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Artur Dojaka e Petro Koçi, që kanë marrë mbi 6 mijë vota e që pretendojnë të paktën një zv.ministër. Partia që është më e shtrirë në vota, është Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, e cila në 8 qarqe ka marrë mbi 500 vota, aq sa kërkohet dhe në marrëveshje./ep

9 komente në “Aleatët e PS duan 41 drejtori në qarqe, gjashtë parti duan zëvendësministra”

  1. plaku nga vlora says:

    Ka,ka ise per te gjithe,por edhe me shume parti te ishit akoma do kish per te gjithe,DHIJA ka dhe mulci,ka zorre,ka barkun bile ka dhe lekuren qe ka vlefte,bile ka vlefte dhe vlere me teper se ju o 0,ooo1% QE E CUAT NUMRIN E PARTIVE NE 150.Shume dore duhet aty ne parlament,por le te shpresojme tek i madhi META………..

    1. ikandeja says:

      Ka dhe lesh…

      1. malesori says:

        Leshin do marre populli

        1. pjeshka says:

          Perderisa kane marre njenumer te caktuar votash e perfaqesojn nje pjes te popullsis pavaresishte se pa mandat u takon te kene postet e tyre.te pakten marrin ata qe votohen e jo si ne kohen e saliut qe merrte kush fliste tropojanshe

  2. ardjani says:

    nuk e di kujt i ngjason kodi elektoral i joni, patjeter ndonji kodi elektoral “fuori moda” ku vendet demokratike ne zhvillim e kan braktisur me kohe, per ket motiv, kemi nevoje per nje Kod elektoral te ri!

  3. ju sikur thate do te bejme konkurse te forta per administraten e ardheshme.
    Jepuani dhe ne qofte se nuk bejne punen verjuni hekurat.

  4. TOMORRI says:

    Duhet ndertuar sa me pare votimi elektronik per shqiptaret ne shqiperi dhe ne bote.
    Ka dhjetra probleme qe duhen pyetur e te vendosin vet shqiptaret.
    Nje nder votimet eshte dhe ajo e propocionalit te partive politike;

    Votimi elektronik eshte me i lire , me i shpejte , me isakte.
    Elektronika i nxjerr jashte loje komisioneret e politikanet e shpifur kukulla e mercenare qe deformojne e shkaterrojne zgjedhjet .

  5. Zef Kallami says:

    Zbato marrveshjet e firmosura parazgjedhore.Je i nderuar dhe i besuar qe do besh politike.
    Bane hesapin e kundert.
    Veprimi i pare aritmetikes se thjeshte.
    Nese keto vota nuk do i perkisnin koalicionit te majt por ketyre partive.Ky minus cfare do sillte ne bilancin e fitores.
    Veprimi i dyte i aritmetikes se thjeshte.
    Nese keto parti do ishin me koalicionin e djathet.Ky minus cfare do sillte ne bilancin e fitores.
    Ndaj,dy Partite “zemergjane” PS-LSI te lirojne kurrnacesine per te mos pushtuar te gjitha vendet e lakmueshme te pushtetit.Po ti bajne vend partive me te drejt normative te firmosura ne kushte parazgjedhore.
    Te mendosh se do besh histori.Don te thote se nuk u krye zgjidhja me nji fitore te 23 qershorit.Kjo ishte e domosdoshme.Po duhet te mendohet nji zgjidhje ma afatgjate ne shume 23 qershore.
    Sot kemi ne prezence nji te djathet lakuriq ne politikene Shqiptare.
    Shanset jane te medha.Politikanet dhe politika e PD asht vene ne shinjester per arrogance politike ndaj cdo diplomati dhe politike te shteteve qe duan dhe kontribojne per te ardhmen e Shqiperise.

  6. Tirona says:

    kto partite e vogla jon bo gangrena e shqiperise, konkurset me duket se nuk do pine uje fare,heperhe ti leme konkurset menjane, ti japim ketyre partive ate qe duan , keta z/ministra dhe drejtore kur te ulen ne karriken e drejtuesit, mbi tavolinen e tyre te jene prangat dhe fletet arrestet te pafirmosur nga prokuroria, nese nje shkelje sa me e vogel e ligjit e ketyre pushtetareve tu vihen prangat dhe te morrin denimin maksimal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje