Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama do të mbledhë sot ministrat e kabinetit të tij në qytetin e Shkodrës, ku pritet të diskutohet në lidhje me detyrat e lëna në mbledhjen e javës së kaluar në qytetin e Vlorës.
Burime brenda selisë e PS-së kanë bërë të ditur se mbledhja do të zhvillohet në hotel “Colosseu” në qendër të qytetit të Shkodrës.
Rama pritet të dekretohet më 12 shtator, por në këto takime si në mbledhjen e qeverisë së re në Vlorë, edhe sot në takimin në Shkodër do të diskutohet programi i 300 ditëve të para të qeverisjes.
Mësohet se të gjithë ministrat do të paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Pritet që të mbledhjen e qeverisë të diskutohet dhe për çështjen të tjera, të cilat kanë të bëjnë edhe për nivelet e tjera të qeverisjes./A.XH
lubonja kishte te drejte
Kurse me detyrat e lena ne Shkoder,do benit mire te venit ne Elbasan per te vazhduar diskutimin,por nje gje te dini mire se po presim shume nga ju dhe urgjentisht nuk duam as buke as pune,por RENDIN-MJEKSINE-DREJTESINE-DHE ATE TE FAMESHMEN POLICINE RRUGORE,ata kapele-pista qe te ndalojne rrugeve me doren e shtrire…
Durres apo Shkoder?
O Rama mos u bej Ram , leri shfaqet dhe futju punes sic dhe premtove , dhe si shqiptaret jane duke shpresuar se perndryshe ta hoqen dhe ty vijes njesoj sic bene me salen.