Një atentat i ka marrë jetën një 47-vjeçari në qendër të Fushë-Krujës.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 6 e 30 të mëngjesit të sotëm. Sipas unifomave blu të këtij qyteti, viktima është Lëlzim Shera nga fshati Nikël, 47 vjeç. Shera është qëlluar me armë zjarri në momentin që po hynte në një furrë për të blerë bukë.
Pista e parë në të cilën po heton policia e Fushë -Krujës është ajo e një konflikti për shkak të gjakmarrjes. Viktima Lulzim Shera, para disa viteve ka vrarë një person, krim për të cilin sapo kishte përfunduar edhe dënimin.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë bërë ekspertizën e ngjarjes. Në bazë të të dhënave, policia ka bërë të mundur edhe identifikimn e autorit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur për arsye hetimore dhe është vënë menjëherë në ndjekje të tij.
Në ndihmë të zbardhjes së ngjarjes, uniformave blu i kanë ardhur edhe dëshmitë e qytetarëve të cilët kanë qenë në vendngjare. Policia e Fushë-Krujës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj vrasjeje dhe për vënien në pranga të autorit i cili tashmë është identifikuar.
keto krime qe kryen per gjakmarrje,duhet dhen funde! duhet kthyer ligji me vrasje! vetem keshtu ndalohen vrasjet ne Shqiperi, ket gje po e tregon edhe historia! (Enver Xhoxha) e beri fakt!
A E KA PA KUSH MULIN?
http://goo.gl/TA0w4h
ulni mor koken punoni mops u ndjeni o popull bageti ,vetem per vrasje degjohemi
Po normal qe ketu ne shqiperi keshtu do te perfundojne gjerat.Po te kishte denim me vdekje gjakmarja do te nderpritej aty sepse hakun e merte shteti me ligj.Ndersa tanikjo pune dote vazhdoje deri ne asgjesimin e plote te njeres pale.Primitivizem por ja qe eshte e vertete dhe nuk ke cfare i ben.NE SHQIPETARET NUK MBAHEMI DOT PA PLUMB.Sepse ne nuk e mendojme shume gjate, pasi nuk e dime vleren e jetes kohen se sa shpejt iken ajo.Dijetari dhe filozofi romak SENEKA thote: “”Njeriu e harxhon kohen sikur te ishte nje gje pa vlere ,nderkohe qe eshte e kunderta,ai e vlereson ate vetem kur eshte i semure nga nje semundje e keqe,ose kur eshte i denuar me vdekje.Ai cfare nuk do te jepte per tju shtuar qofte dhe per tre dite jeta””.Ndersa ne shqipetaret per nje gervishtje makine marim jeten e tjetrit gjithashtu shkaterrojme dhe jeten tone.Ja kaq dhe kjo eshte vlera e jetes ketu ne shqiperi, a thua se zoti do ja u ktheje prape jeten apo vitet e ikura kot neper burgje.
me vjen keq per ndonjerin ketu qe “qan” kohen e Enverit, zoteri!
keta situata jane “conseguenza” konsekuenca e shoqerise Enveriste
nje ne dite ose dy per dite nga armet e zjarrit statistika me normale tek ne me 2 milion banore dhe i bie tek 500 te vrare ne vit vetem nga armet e zjarrit pa llogaritur te tjeret krimi eshte futur ne cdo cep te shqiperise ku jeta te iken per nje prekje makine apo fjal koti, cmenduri tmerrrrrrr nje zot e di ku po shkojme keshtu . shkollat jane kthyer ne qendra korupsioni dhe asnje nuk meson me leke diplloma shkolla eshte baza e edukimit por jo kjo shkolle pa kerkes llogarie dhe te shkosh sa per te kaluar rradhen ne shkolle ja perfundimi injorant me diplloma ne xhep dhe krimi sheshit.
vrituni shqipetare vrituni. fqinjet nuk na vrasin mjaft duhet te vrasim njeri tjetrin. tjeter gje sdijm ne te bejme.turp.