Këshilltari për marrëdhëniet me publikun i kryeministrit në ikje, Sali Berisha, ish-gazetari i BBC, Ilir Kadia, denoncon atë që ai e cilëson si fenomeni i servilizmit. E ka me një prej këshilltarëve të Berishës, që sipas Kadisë, ka qenë servile i kryeministrit në ikje dhe kërkon që të bëhet servili i kryeministrit të ri, Edi Rama.
“Grimasa” E pashë përpara pasqyrës së hollit të banjove të dikasterit duke bërë grimasa. Ndër zyra xhanxhin njeri! Të gjithë plazheve. Ai vetëm. Djersët i vareshin dhe i pikonin nga mjekra mbi këpucët me vrima si mbi një shoshë. I afrohej pasqyrës sa arrinte të kapte një grimasë si buzëqeshje dhe fiksohej pas saj.
-Ah, jo! Nuk është kjo!
Pastaj prapë masazh muskujve të faqeve e buzëve dhe prapë një ndalje të tyre. E prapë afrim tek pasqyra e fiksim pas pamjes së re të tij.
-Ç’bën o njeri? Prova për teatër?!- e pyeta nga dera pa lëvizur. Edhe ai s’lëvizi. Djersa çurg! Këpucët me vrima si shoshë, qull. Fytyra stamposur buzëqeshje në pasqyrë. Ajri i nxehtë i gushtit shtangitur.
Kjo është!- bërtiti. Po, po, kjo është!- tha duke u kthyer nga unë dhe duke ribërë buzëqeshjen e fundit që sapo kish stamposur në pasqyrë.
-Uauuuu! I fortë je! Po si munde o njeri në kaq pak kohë?!
-Ah jo!-tha i qetë duke fshirë djersët me pëllëmbë. Ti ishe me leje, por unë kam gjithë beharin që harxhoj dy-tre orë përpara pasqyrës, duke i bërë copë muskujt e fytyrës që t’ia arrija kësaj mrekullie! Shiko! Dhe XY, punonjësi më i vjetër i administratës, megjithë statusin e Nëpunësit Civil ja kish dalë të zhbënte nga fytyra e tij buzëqeshjen në stilin e grimasës të Shefit të Vjetër dhe të fiksonte, deri në zgjedhjet e ardhshme të paktën, grimasën e… SHEFIT TË RI”, shkruan Kadia në “Facebook”.
Shume e bukur qe i ben pikerisht Kadia keto batuta.:-)
Nuk besoj qe ta haje Rama servilizmin e tij. Rama eshte i prere. Po nuk iu mbush mendia e tij, nuk vendoa kollaj.
XY-i: po i dashur ilir, e arrita ta bej buzeqeshjen sepse kete palo sistem kemi ngritur, pasi po te ishte sistem tjeter do te mund t’i thosha kryeministrit te ri: ti rri aty ku je, une po rri ketu ku jam dhe hajde te punojme serish per ta cuar perpara kete vend.
me vjen shume keq qe jemi pjella te ketij sistemi, aq me shume me vjen keq kur mendoj se edhe femijet tane do te duhet te mesohen me kete.
shume drejt
“Servilet shkojne ne ferr nepermjet parajses”
Nuk mund ta di ne se ky zoti Kadia (“intelektual”),a ka mundesi te jete kaq idealist, kur gjate gjithe kohes se mbreterimit te injornaces dhe hajdutllekut,nuk ja degjuam njehere zerin te bente nje vrrejtje,apo sugjerim per riparim te puneve sipas nje intelektuali.Por gjithnje eshte munduar te apologjizoje shefin e tij. E si mund te flase keshtu nje “intelektual”? Si mund te besoj une se ky lepires nuk i shkruan keto qe thote, pasi ka matur qe ka bere shume zullume, dhe nuk mund te ishte ne pozitat e atij qe bente prova ne pasqyre?!Me sa duket pas “matjeve te tij” ka kuptuar qe duhet ndryshuar strategjia per te kapur dicka ne stafin e ri te PD, PER TE SHPRESUAR PER PAS TETE VJETESH…..
Ky eshte nga ata qe Saliu i perdor sa here ja do b…a, pasi eshte me dosje: bashkpunetor i sigurimit me pseudonimin “Lapsi”.
nuk heq as pike as presje komentit te USTAIT…. SE KAM FRIKE MOS JA PRISH BUKURINE KOMENTIT ””TE PERSHENDES USTA SE DHE KOMENTIN USTAJCE E KE QENDISUR……TUNG LUGINA….
jam dakort me ustain,keso laperesh qe nderrojne padronet si mbreti grate do te shohim me shumice,por dallohen kollaj se ju vjen era mut,kujdes ilir
ky ka qene <dylber<.cdo zyre ka ndonje te tille.i duhet rames per opoziten e ardhshme pas 9 shtatorit.
..nuk e kuptoj cfare i duhen keshilltaret nje njeriu qe te gjithe i benin ..Amin per cdo gje, aq sa se fundi para se tia fusnin me 1 miljon vota i kendonin dhe kenge dhe i thurrnin edhe vargje neper prerje shiritash .Pikerisht keshilltaret duhet te ishin me antikonformistet dhe me racionalet kur vjen fjala per vendimmarrje te kreut te qeverise duke “e keshilluar” per zgjedhje me te favorshme ne lidhje me politika te caktuara ne INTERES TE POPULLIT, por duke goditur me sarkazem nje dikush, nje cfardo keshilltar te cilit nuk i permend as emrin, ketu pervec cinizmit shoh ne nje variant pak me te egzagjeruar edhe nje lloj Autoironie, per te mos thene nje lloj autokritike per faktin qe edhe ky Likja i ka perkitur pikerisht ketij lloji , atij te hosana obortareve.
O z.Kadia po thojeni me emer or burre ju jeni aq shume keshilltare sa ne nuk dijme kujt ta vejme gishtin.
Kam pershtypjen se autori shikon veten ne paqyre…
Z.KADIA Ju shkruani për XY me një sarkazëm që të vret , servilizmi është një sjellje skllavërore dhe jo mos kopeetencë .Shefi i vjetër ka të drejtë të bëhet shef i ri.Njerëz të dëgjuar duhen në qeveri dhe të drejtë ,nuk lexova ta trajtonit hajdut , njeri i koruptuar .Për mendimin tim nuk është e leht të hubasësh vëndine e punës kur je i ndershëm pa çka që ndrohen qeverit . Mos u tallni me të keqen e tjetrit një ditë do të tallen me ju !!!
o Kadia ,kjo pjelle eshte vazhde e sistemit komunist pse nuk i hyn me thelle komentit,sa shume ke pasur te tille ne administraten tende plot me veriore.Nuk kam asgje me Veriun se prej andej kam miq shume te mire.
Pa koment: shikoni buzëqeshjen e Kadisë tëpkë si e Salisë dhe gjykoni kush është ky kakrkalec servil 100 karat. Para pasqyrës ka qenë vetë. Por iku vapa me gushtin (me 23 Qershorin).
PO TI O KADIA KU E FUT VETEN TEK TE NDERSHMIT?APo KE TE DREJTE TA BESH KETE PASI KE QENE I BBC-se ME TE CILEN KERKON TE FSHISH GJURMET E TE SHKUARES TENDE TE KOHES SE KOMUNIZMIT? E KE KOT SE TASHME TE GJITHE E DINE QE ISH SIGURIMSIT DHE LEVAT E TYRE MESYNE EDHE AGJENSITE DHE INSTITUCIONET E TE HUAJVE. DHE TI NJE NGA ATA JE,POR NUK E BESOJ SE EDI RAMA DO TA HAJE KOKREN E ULLIRIT QE PO U AFRONI JU. NUK DUHET TA HAJE NESE NUK DO TE BEHET KURBAN I PABESIVE TUAJA. EDHE NJE KESHILL KADIA: MOS LUAJ SI SPIUN DUKE PROVOKUAR ME NDODHI TE SAJUARA E TE IMPROVIZUARA.
Ilir Kadia eshte personazh shume i njohur, eshte prototipi i servilizmit ne rang boteror; eshte ekzemplar i rralle, emri i tij eshte regjistruar ne Ginnes.
Qe ka nga keta tipa te cilet pergatiten per t’iu pershtatur edhe ne buzeqeshje shefit te tyre, ka. Po kam frike se mes tyre ben pjese dhe vet zotnia i shkrimit ne fcb, sepse per 8 vjete krime e poshtersira te Ustait te tij , nuk shkroi qofte edhe nje fjali te vetme, po ashtu si Tan Hoxha, Henri( Naimi) Cili, Shkullaku e dallkauke te tjere, i binin zumares sipas avazit te “gjeniut” Sali!
servilizem??!!!!! kush eshte fjala qe perkon ne anglisht, apo gjuhe te tjera? O njerez ndryshoni mentalitet fjala servilizem eshte e realizmit socialist. Nuk ka asgje te keqe ne asnje vend te botes nese ben punen me perkushtim dhe dedikim ndaj shefit. Ne cdo vend te civilizuar nese nuk e ke kete aftesine ti bendesh eprorit dhe te jesh i sjellshem nuk te merr njeri ne pune sikur edhe gjeni. Nese je gjeni dhe nuk ke aftesi te zbatosh urdhera me korrektesi “sepse nuk do te quhesh servil” me fal je nje cope iditi. Bindje ndaj eprorit tregon etike te larte dhe per mendimin tim ai njeri duhet mbjtur ne pune sepse ka dhene prova si te sillet dhe te beje punen pa te care b…..Servilizim nje fjele shqipe idiote qe perdoret nga njerez te deshtuar per mbuluar deshtimin dhe idiotesine e tyre….
Amerikan, me vjen keq per pseudonimin qe ke vene pasi bie ndesh me paditurine tende. Servil (en shqip), servile (ne anglisht)- rjedh nga latinishtja: servilis = skllav, njeri pa karakter, puthador e lajkatar per perfitime personale. Servilizmi nuk ka asgje te perbashket me korrektesine, sjelljen e kulturuar me shefat dhe publikun, ndershmerine me eproret apo pronaret e kompanise etj. qe jane karakteristika te punonjesve te administrates publike ne SHBA, ku ti pretendon se je citizenship.
Ilir Kadia eshtë i vetmi gazetar i ” Zerit të Rinisë” që ka njemijë e duqind shkrime për njeriun e Ri të krijuar nga PPSH,sipas porosive te ideologut Jago,Ramiz Alia!…Dihet si e coi Ramizi Berishën në PD me pardesy sigurimi veshur;gjë që më në fund e kuptoi Fatos Lubonja kur shkroi se :”PD eshtë pasardhese e PPSH” duke harruar të shkruaj “krahu i Jagove me drejtim nga Beogradi,për të frenuar irredentizmin dhe më pas luftën për liri të Kosoves! Nuk habitem fare qe Ilir Kadia, instruktor i Mehmet Elezit,ka perfunduar dhe këshilltar i Berishës!…Nuk e dija, dhe këtë që thotë për kolegun më shumë se difekt normal të debileve që mblidhte Berisha,e shoh si llapaqeneri të ketij bythlepiresi Ilir Kadia, që tërë jetën u bë pikpyetje i përkulur (servil) për një vend pune…Fakti qe paska qënë tek “gjoksi” i Berishës, më jep idenë se kerkon të qëndrojë në stafin e Rames,duke bërë viktimë kolegun e tij…kjo me kujton “diskreditimin” që ky Ilir Kadia i bëri dikur publicistit sot në Itali,Luan Shmillit ne “Zerin e Rinisë”,se nuk kish bërë si sekretar Rinie i Uzines Mekanike tekstili në Berat, mbledhjen e radhës,mbledhje që koincidonte me martesën e Luan Shmillit, ku pothuaj gjithe rinia e uzines atëherë kish shkuar në dasmën e tij(viti 1984).Duket larg ngjarja,por Shkrimi i Ilirit si sot,atehere nje faqe gazete pothuaj në “Zeri i Rimisë”,po nga ky Ilir,e baltosi Luan Shmillin dhe organizata e partisë me sa mbaj mend,u mblodh dhe diskutoi shkrimin duke kundershtuar me të drejtë këtë legen njeri,pasi ne shkrim atëherë,si sot,kerkonte kokë njeriu(Lexo “Zeri i Rinisë(gusht ose shtator 1984,se jam marrë me cështjen).Z.Shmilli duhet mesiguri të buzeqesh me këtë “KADI” Ilir nën pranga,pasi ai i ka shumë qejf,të njohurit e tij,që janë qelbur edhe tek Berisha!Mu kujtua ky njeri teper shkarravinë!…Rama njerz të tillë duhet ti largojë pasi së pari nuk kanë vlera njerzore,dhe shkruajnë për bythlëpirje të re!Pres tja perplas edhe vet z.Luan Shmilli,ketij servilqelburi tek Berisha,Ilir Kadia!…
ORE PO SHANI ILIRIN…PSE…KUSH ESHTE SALIU…
Po o eshte Ilir Kadia servil i Berishes o s’ka tjeter!
Paska gjetur tani kete menyre per te kapur ndonje copa nga krahu i kundert… Gazetar i thencin! Qenie e shpifur!
Po ti Mero pse i kushton kaq hapesire?Mos po behesh vegel qe Kadia te realizoje qellimin e vet per t’u bere se shpejti keshilltar i Rames?
Qesh Sali Shpellari, qeshin dhe mender këshilltarët e tij, të cilëve nuk iu ka kërkuar kurrë ndonjë këshillë, por veç shërbime për poshtërsite e tij.