Marijuana përbën produktin kryesor të eksportit në Shqipëri

31 Gusht 2013, 09:15Politika TEMA

Marijuana përbën produktin kryesor të eksportit në Shqipëri.

Është ky titulli i artikullit të djeshëm të publikuar në “Bussines New Europe”, ku nënvizohet rritja e rolit të Shqipërisë në furnizimin e Evropës me këtë produkt, për t’u kthyer madje edhe në furnitorin kryesor në kontinent.

“Njoftimi i 23 gushtit sipas të cilit policia shqiptare bllokoi më shumë se 1 ton kokainë me destinacion Italinë nxori në pah rritjen e peshës së këtij vendi (që aspiron të bëhet pjesë e BE-së) në furnizimin e kontinentit evropian me marijuanë“, shkruan artikulli që mban firmën e gazetarit Nicholas Watson.

“Shqipëria tashmë konsiderohet gjerësisht si furnitori kryesor i Evropës me Kanabis, si dhe një zonë e rëndësishme tranziti për llojet e tjera të drogës, si heroina e kokaina”, vëren artikulli.

Më tej citohet një raport i Departamentit Amerikan të Kontrollit të Lëndëve Narkotike, sipas të cilit vitin e shkuar policia bllokoi më shumë se 21 tonë kanabis me destinacion tregjet evropiane, kryesisht Greqinë e Italinë, shifër që sipas raportit është thuajse dyfishuar krahasuar me vitin 2011. Edhe sasitë e kapura të heroinës e kokainës janë dyfishuar për të njëjtën periudhë, përkatësisht 87.7 kilogramë dhe 4.6 kilogramë.

Policia financiare italiane vlerëson se prodhimi i marijuanës i siguron Shqipërisë më shumë se 4.5 miliardë euro në vit (shifër që nuk pranohet nga autoritetet shqiptare). Sipas të dhënave zyrtare, totali i eksporteve për vitin 2012 preku kotën e 1.7 miliardë eurove”, shkruan artikulli.

Sipas “Bussines New Europe”, pjesa më e madhe e prodhimit të marijuanës është përqendruar në zonën malore përreth Lazaratit.

Watson i referohet një tjetër artikulli me të njëjtën temë të publikuar nga “Global Post”, ku nënvizohet se këtë vit në zonë janë mbjellë rreth 300 mijë rrënjë kanabis, të cilat sigurojnë një produkt prej rreth 500 tonësh marijuanë.

Me më shumë se 90% të lazaratasve (që në total janë rreth 7 mijë) të cilët mendohet se janë të përfshirë në biznesin e marijuanës, nuk është aspak çudi që treguesit të vazhdojnë të mbesin të pandryshuar”, shkruan Watson, duke sjellë në artikull edhe një fakt tjetër të publikuar nga “Global Post”.

Ajo i referohet një përpjekjeje të dështuar verës së shkuar të një njësie speciale për të hyrë në Lazarat, e cila përfundoi në këmbime të ashpra zjarri, të cilat një komisar shqiptar policie, nën anonimat, i përshkroi si një luftë e vërtetë.

U gjendëm nën zjarrin e ashpër që vinte nga 20 pozicione, përfshi këtu edhe mitralozë të rëndë e predha antitank. Pashë një gjyshe të moshuar që na qëllonte me një mitraloz të rëndë. Mendova se do vdisja“, citohej komisari në artikull.

11 komente në “Marijuana përbën produktin kryesor të eksportit në Shqipëri”

    1. mira says:

      Baba Mondi dhe bektashinjtë lazaratas……!

      1. Moj Mire, qafsh mua me thuaj c’e ke kap kaq keq me baba mondin?

  1. Stef Staku says:

    ANALIZE : Per ta bere nje baze te droges e te trafiqeve Eurodeputetja znj. Doris Pack beri te pamunduren, shkeli ligjin e maliqin, dhe e mbajti Shqiperine sa me larg Europes…
    Shqipetaret e treguan me vote se nuk e duan kete rruge. Teshti eshte radha e Biznes Europe per ta treguar se nuk eshte dakort me dreogen. Largoni sa me pare Amb. e BE z. Etore Sekui nga Tirana….

  2. hana says:

    che male ce?mos hiqni dore o burra. bene vaki se e zhdukni kete kultur buqesore na rrethon europa prap me tela me gjemba.

  3. roni says:

    Mos u nxefni vllezer,ashashi nuk eshte droge por eshte ilac ,prandaj ka cmim .Kush e prodhon ben bamiresi,pyesni ate qe e pin…

  4. muçaços says:

    une them ta legalizojme, le te pije dynjaja se tek e fundit ilaç eshte

  5. ilir says:

    propagande europiane antishqiptare.furnizusi kryesor eshte maroku me shume here me shume ton mos i deformoni gjerat europine mashtreusa.sasirat qe zihen ne spanje apo hollande jane shume here me te medha se sa ne lazarat.spanja nje here eshte 1 furnizon gjithe europen nga amerika e jugut.keta thjesht duan ti nxijne emrin shqiperise si kane bere nga 1900 e tutje.

  6. Saimir Tajari says:

    Pse nuk e thoni cope por beni alegori,ESHTE DETYRE E QEVERISE SE RE TI JAPE FUND KESAJ HISTORIE..ne mos po , nuk pati bythe cdo perpjekje tjeter per te vendosur rend ne shqiperi ska asnje kuptim, madje mund te konsiderohet Bashkepunim me boten e krimit nga strukturat shteterore

  7. liul says:

    ajde droge ne pazaret evropiane / droge made in albania/

  8. Sul Pumi says:

    Tani qe bota po mundohet ta legalizoj, perfshi dhe Amerika qe ka nje nga shtetet me te egra dhe policor kundra ketyre substancave, ne po e heqim !!!! Siduket eksperienca jone ne kete fushe perben rrezik per ata qe do e marin tregun ne te ardhmen.
    http://www.google.com/finance?q=mjna&ei=7f0hUqDuOaO90gGcKA
    Shikoni cbehet siper, kane fillu me u kuotu ne burse. Nese politika ka tru ne koke, do e merte kete eksperience qe eshte krijuar e ta kthente tamam ne fabrike. Ne hollande e kultivojne neper catira, ska asgje te cuditshme keshtu. Prodhoje, eksportoje, taksohe dhe je ne rregull.

    Ketu po behet lufte e madhe pozicionimi nga korporatat qe te heqim prodhusin e vogel nga tregu, apo ate qe ka lidhjet dhe eksperiencat ta distribuoj me kollaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje