Kabineti i Berishës, dorëhiqen 18 këshilltarët

31 Gusht 2013, 09:01Politika TEMA

Sot pritet që të gjithë drejtorët aktualë të qeverisë të ikin, sipas urdhrit të kryeministrit Sali Berisha.

Sipas një urdhri të brendshëm, këshilltarët dhe drejtorët, duhet që deri sot, datë 31 gusht, të lirojnë zyrat e tyre dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin që do t’u lihet gati zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të ri, Edi Rama.

Një urdhër i tillë nënkupton në mënyrë të qartë dorëheqjen pa përjashtim të njerëzve politikë, të cilët kanë punuar me z.Berisha dhe në këtë rast urdhri nuk ka të bëjë me pjesën tjetër të administratës civile të Kryeministrisë.

18 këshilltarë dhe 5 drejtorë i kanë dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit.

Nisur nga kjo, i gjithë stafi që i drejtohet urdhri i brendshëm i z.Berisha ka nisur nga puna për mbledhjen e dokumentacionit dhe përgatitjen e dosjeve që do t’u lihen mbi tryezë pasardhësve të majtë.

Por, ndërsa drejtorët e lartë kanë marrë urdhër që të japin dorëheqje, ndryshe paraqitet situata për një pjesë të punonjësve të cilët janë emëruar falë ndërhyrjeve politike. Me ligjin e ri të Shërbimit Civil, i cili pritet të hyjë në fuqi nga 1 tetori, nga 7 mijë nëpunës, që kanë pasur Statusin e Nëpunësit Civil, priten që të përfshijë rreth 40 mijë. Punonjësit e policisë do të jenë nëpunës civil dhe do të kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime.

Gjithashtu mund të rregullohen me ligj të posaçëm elemente të marrëdhënieve të shërbimit civil në shërbimin e jashtëm; strukturat e armatosura të ministrisë që mbulon punët e brendshme, asaj të drejtësisë apo të njësive të qeverisjes vendore.

14 komente në “Kabineti i Berishës, dorëhiqen 18 këshilltarët”

  1. ASTRIT says:

    ADMINISTRATA DUHEY PASTRUAR NGA TE PA AFTET,MODALITETET DUHET TI GJEJE QEVERIJA E RE.

    1. N Shabani says:

      Skane nevoje me keta u mbushen duke vjedhur dhe maskruar popullin shqiptar.

  2. Argita says:

    DUHET TE HIQEN KOMPLETE ATA QE KANE HYR ME VKM ,ME QEVERINE E RE REZOHET AUTOMATIKISHT VKM

  3. Hetim i plote says:

    Gati firmat e “pastrimit”,te futen te disifektojne vendet, nga hajdutet dhe te koruptorit.
    Disinfektim total,nga mbeturinat berishjane.
    Çmimi “Per nje Shqiperi te paster nga hajdutet”do ti jepet titullarit,qe do largoj te gjithe berishjanet sa me shpejt.

  4. atila says:

    18 keshilltare Kryeministri?!!!!!I bie qe s’paska pasur fare tru ne koke.
    40 bodigarede plus shoferin dhe 18 keshilltare…keshtu populli paguan nje kryeminister sa per 61 punonjes. Sikur mesatarisht nga 700000 leke rroge pa dietat per nje vit jane harxhuar rreth 530 milion leke ose per 8 vjet te z. Kryeminister gati 4 milion $(pa dietat kuptohet).Me keto 4 milion $ do ishin ndertuar 120 apartamente per te pastrehet. Nje shperdorim i tille me fondet publike duke marre parasysh edhe shperdorimet e administrates me dati 120 milione $ mund ta merrni me mend se shume shpejt do perfundojme si Greqia. Vetem me demin e shkatuar ne buxhet prej 120 milion $ mund te ndertoheshin rreth 3400 apartamente dhe te zgjidhej problemi i te pastreheve.Beni llogari qe demi vjetor qe i shkaktohet buxhetit nga administrata eshte mesatarisht 70-80 milion $ ne vit dhe per kete nuk denohet asnjeri perkundrazi ministrat e drejtoret dhe kasta e tyre ngrene vila e bejne pushime me llogari te hapura ne banka te huaja. Ky eshte krimi me i rende qe i behet nje vendi te vuajtur si i yni.

    1. dashi says:

      PERSHENDETJE,ATILA!NUK TE VJEN KEQ T’I COJ ME TUTJE LLOGARITE E TUA?ATEHERE:BUXHETI I NJE SHTETI SI KY YNI ESHTE 4 MILIARD EURO.KAQ ESHTE DHE KOSTOJA E 130 MIJE APARTAMENTEVE.PRA AQ PARA SA NE SHQIPERI SJELLIN “BUM” EKONOMIK,DHE SHENOJNE KULMIN E ZHVILLIMIT,ADMINISTRATA SHQIPTARE I HA PER NJE VIT.ME NJE FJALE ,PO TE MOS KISHIM KETE SHTET ,DO TE ISHIM TE PASUR!!!!!

  5. H. Malo says:

    Humor shqiptar. Kéta populli ka tre muaj qé i ka hequr me voté.
    A ka kuptim doréheqja tani.

  6. Muhameti says:

    Le te largohe mbeturin e pista zoti i vraft nga do qe te vene.

  7. dinamo says:

    aloo cimi, emrat e keshilltareve aman, ta dime se mos pas zgjedhjeve ja kemi kaluar gjermanise.

  8. roni says:

    Kta 18 as kane guxuar te japin ndonje keshille ndonjehere sepse Saliuuuu i di te gjitha vet…

  9. Zef Kallami says:

    Dorehiqen 18 llafazana te kabinetit qeveritar me ish pronar Berishen.Ne fakt keto jo te hequr por te shgulur per bithes se karrigeve ku kane zene kallo rahatie.

  10. artan says:

    Te gjithe pa perjashtim ne te kundert pas dates 10 shtator do martoheni me “Milon”.
    Ore dini gje c’behet me ate bjonden e Sigurimeve Shendetesore jo se u rriti rrogat mjekeve e infermiereve tani se fundmi.

  11. Artan says:

    Nuk e kane fajin keshilltaret, por Familja Mafjoze e Shqiperise qe vidhte dhe bente krime kunder njerezimit ndaj shqiptareve.

    Po ju perdorin me kerkesat per doreheqje ne menyre te turpshme per te mbrojtur neser koken e tyre dhe qe t’ju bejne juve pergjgjes, kur nuk jeni te tille.

    Ne BURG me ligj te ri te miratuar duhet vene Familja Mafjoze e Shqiperise.

    Gjithe keta keshilltare te ngrene zerin dhe te deklarojne se asnje prej tyre nuk kerkoi te vidhej populli shqiptar dhe asnje prej tyre nuk ka thene te vidhet Shqiperia. Te gjithe keta keshilltare te deklarojne se secili prej tyre ishte kunder kur e bija e Sali Berishes, Argita Malltezi Berisha ne Kundeshtim te Hapur me Ligjin per Konfliktin e Interesit kerkonte 3 milione EURO per nje firme qe duhej te vinte i ati Sali Ram Berisha me qeveri dhe qe ne kete menyre pengonte edhe zhvillimin e vendit dhe ardhjen e investimit te huaj ne Shqiperi.

    Me keto kerkesa per doreheqje nga ana e keshilltareve te tij, Sali Ram Berisha do donte t’ju bente juve bashkjefajtore kur atij do i duhet te jape llogari perpara drejtesise popullore.

    Mos jepni doreheqjen, por haptazi dilni kunder maskarades qe u be ne Shqiperi nga Familja Mafjoze e Shqiperise dhe kerkoni me gjyq te vihet para ligjit dhe drejtesise Familja Mafjoze e Shqiperise.

  12. Illo says:

    Lajm tronditës : 61 njerëz , në shërbim vetëm të detyrës kryeministrore , por ky ka dhe shërbëtorë , që me siguri jane jo më pak se 40 . E pa parafytyruar , për imagjinatën tone të varfër . Ky injorant ka thënë se është për administrate të thjeshtë , gjoja me pak ministri .Hileqar i pa koregjushëm . E ka mbingarkuar administratën , duke e kthyer në oborrr mbretëror . Po të kishin bërë ndonjë punë , hajde de , por këta kanë qënë inproduktivë klasikë .A ka pasur kontroll shteti ? Duhet të na jepet më i detajuar ky lajm prodhuar nga administrate “Berish ” , megjithse nuk ka as një lajm të mos jetë tronditës . Një regjim shtetëror I ngjashëm me mesjetën . Illo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje