A i duhet së djathtës një personazh si Erion Braçe?

31 Gusht 2013, 12:31Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm të opozitës së djeshme, të denoncimit me fakte të aferave të qeverisë në ikje. Për më tepër, është një prej deputetëve të paktë i papërfolur për interesa apo korrupsion.

Për këtë arsye, në një shkrim të Aleksandër Çipës për “Shqip”, ngrihet pyetja nëse opozitës së re i duhet një Erion Braçe. Është një pyetje retorike në fakt.

Ky personazh i njohur përgjatë kaq viteve në Parlamentin e Shqipërisë, përbën modelin antikonformist të opozitarit me mandat të ripërsëritur disa herë. Zoti Braçe tashmë është ikona e opozitarit të paepur, ose e thënë me një gjuhë më klasike, pse jo edhe e “deputetit-proletar” që në vorbullat e shumta e të korkolepsura të politikës së akuzimit dhe kritikës antagoniste, mbijeton si dëshmitar dhe protagonist njëherazi i politikëbërësit me ndërgjegjen e lartë respektuese ndaj faktit e më pas interpretimit”, bën fillimisht një vlerësim Çipa për Braçen.

Në parlamentin e ri, vendit dhe shoqërisë i vlen modeli i deputetit opozitar që denoncon dhe “mbyt me fakte e shkresa”, vlen trupa e një shumice që e njeh dhe e kërkon ndjesën, duke riraportuar pas dhe për reflektimin. Në parlamentin e ri nevojitet Erion Braçe si oponenti faktologjik brenda shumicës së re, sikundër edhe sivëllai i tij i djathtë që për çdo ditë sjell dosje dhe denoncon bëma me letra të shkruara e të vulosura, të cilat nuk riarkivohen në harresë, por vënë në lëvizje ingranazhet e shtetit dhe të drejtësisë. Përballë kësi kontributesh, edhe shteti është më i pakapshëm, edhe drejtësia i nënshtrohet sistemit duke vepruar. Në të kundërt, “kënga e patrazuar e tranzicionit” vijon si fatkeqësi e ndenjur…”, e mbyll ai.

Pyetja që lind, është fakti nëse PD do ta ketë një “Erion Braçe”, pasi shumica e deputetëve të saj kanë nivelin e Flamurit apo Gertit?/b.l

51 komente në “A i duhet së djathtës një personazh si Erion Braçe?”

  1. e verteta says:

    po te ne paguje dhe mua partia gjobat jo Brace por Zace behem.

    1. fakti says:

      Erionin tani ta shofim a i kishte te verteta akuzat. Tani partia socialiste erdhi ne pushtet dhe duhet te coje ne burg te gjithe hajdutet qe denoncoi Erioni plot 8 vjet. Ne qofte se nuk cohen ne burg atehere i bie ose Erioni ka genjyer, ose kryetari Rama mbron krimet e Saliut. Ta shohim per shembull ke do coje ne burg partia socialiste per 85 milion euro qe u vodhen per Albpetrolin. Apo do heshti Rama dhe do merret me hajdutet e xhepave.

    2. DAUT SKELA, VLORË says:

      ME NJE LULE,
      NUK VJEN PRANVERA!

      ?

      http://is.gd/WV6CdZ

    3. ina says:

      kjo eshte pyetja me kot qe mund te beje nje analist: denoncimi i majmjes se te pasurve ne kurriz te te varferve nuk do vije kurre nga nje i krahut te djathte pasi e djathta eshte shtresa e te pasurve e cile na sistemin kapitalist majmet pikerisht permes korrupsionit qe Erioni denoncon. pyetja eshte a do vazhdoje Erioni te beje te njejten gje edhe pse partia ku aderon eshte ne pushtet. me pak fjale a do i beje Erioni opozite te pasurve ne pushtet (qe paradoksalisht jane ne partine socialiste)?

      1. Argita_B says:

        Braçe ka qene kryeredaktor i gazetes Zeri i Popullit ne kohen kur ne krye te Shqiperise ishte qeveria e Fatos Nanos, Ilir Metes mos gabohem.
        A ka lexuar kush ndonje artikull ne ate kohe qe denonconte korrupsionin ne Shqiperi, vetem nje!!
        Nese Braçe do te ishte me te vertete nje njeri qe luftonte korrupsionin ne shtetin shqiptar ka pâtur kete mundesi per vite me rradhe per ta bere.
        Fatkeqesisht populli e ka memorjen e shkurter, Braçe bilbiloste thjesht per interesa politike, klanore dhe aspak per ideologji, parime dhe moral.

    4. Ton says:

      Sali kurven si e keni? Jo kurve por kurve psikopate komplet!

  2. roni says:

    Zgjidhni Paloken thu thu thu,ben opozite te forte thu thu thu…

    1. Geg Toskanini says:

      @ roni
      Nuk e mban dot Opoziten Paloqja.
      Merr arratine si ne 97′

  3. daniel says:

    E djathta historikisht eshte ideusja e spekullimit,e kapitalizmit kazhino.Ndaj nje Person si Brace,qe kerkon te zbardhe spekullimin,aferat nuk i duhet te djathtes.

  4. TROJA says:

    Per pyetjen qe ngrini,po ju them,se PD nuk mund te kete nje Erion Braçe.Korupsioni,grabitjet e kryera nga deputete pushtetare te PD jane aq te shumta sa zor se ka nje te ndershem ne radhet e kasaj partie.
    Se dyti,ky opozitar,proletar,njeriu me i dashur i te vaferve,i te ndershmeve,njetiu u vetem ne PS,i pa perlyer si disa figura te ulta te PS qe sot jane deputete,nuk vjen me.Nje njeri i tille eshte gabim ne kete parti,ku Naçet e Baçet,Majkot e te tjere te pelyer me ofera dhe grabitje,jane te kundert,te luftetarit,idealistit,per problemet e njerezve.Vetem denocimet e Braçes te kete parasysh qeveria e re,do arije te jetoje edhe pas Majit 2015,ne zgjedhjet e pushtetit lokal,ne te kunderten,jam dakort me Zabit Brokajn,ne artikullin e tij sot ne gazeten”DITA”se qeveria e re eshte e rezuar shume shpejt dhe kjo nga degradimi i saj ekonomik.

  5. hawk says:

    “Fitoi” gje Brace me “kakarisjet origjinale” ,apo te gjtha ishin show…?Kishte mundesi Brace t’i dorezonte faktet bashkangjitur me kallezim per cdo rast ne Prokurori,apo cdo gje ishte farse…? Do vazhdojme me “stilin”: “une pjerdh dhe ti lirohesh”,apo ne respekt te ligjeve dhe K.Penal duke vene para pergjegjesise shkelesit “e sotem” qe te jipet shembull dhe mos te kete perseritje “neser”..? “Suksesi” me i madh i tij:- KERKESE PER PROCEDIM NDAJ MM….Kallezim duhej dhe jo kerkese..Kerkesa mund ose jo te merret parasysh,kallezimi behet ne baze te K.Pr.P dhe detyrimit te “J-Organi Procedues per te kryer detyren…Mbase do kishte Vendim Mosfillimi,por perballe provave mund te kishte serisht nje kallezim ndaj titullarit te Prokurorise per shperdorim detyre…Ja dhe shkaku ligjor per ta shkarkuar…!!!

  6. Zef Kallami says:

    Edhe sikur te shtyrllesh 30 veta ne dite te vathes se vicidolistit Berisha,nuk nxjerrin nji si Erion Braçe.Ky dhe vetem ky asht i vetmi dhe me i persosuri ne mbare vendin qe i ndjek me dokumenta shklejet ligjore te ustallarve shkelsa te krahut Berisha me Berishen dhe familjen e tije ne krye.Shok dhe mik i tije asht dhe z.Balla.I cili ka lane emer ne historine e parlamentit Shqiptare duke u perballur thike e brisk e duke dalur fitimtar me kokat e parlamentit e te qverise berishiste.
    E meriton institucioni i kryeakuzes nji Silvia Conti.Po jo ta propozonte Tano Karidi.
    Nxirreni per zhelesh jasht.
    Edhe i vdekur do i kujtoi keto skena vertet brilante te inprovizuara ne cast.Balle per balle.

  7. Adi says:

    Bracja vetem ka llapur per te fshehur ofertat kriminale te tij me dondollakun dhe me kuqon e fierit.. Ai vet eshte I lidhur kok e kemb mekrimin

  8. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    nje moçalor nje kolerist i kuq si Braçe nuk i duhet se djathtes.

  9. KLUBI I SELANIKUT says:

    PROBLEMI ESHTE SA ‘ERJON BRAÇE’ JANE SOT NE PARLAMENT?KJO DO TE PERBENTE OPOZITEN E VERTETE QE I DUHET VENDIT NE LUFTEN ANTIKORRUPSION.PA KETE OPOZITE E PA KETE ‘LUFTE’ VENDI DO SHKOJE DREJT SHPERBERJES E NE KETE VEND DO NGELEN PLEQ TE CORROFJEPSUR SI BLENDI LUBONJA QE DO TRGOJNE PRRALLA ME MBRET.

  10. Billy says:

    Erjoni ka per te mbetur i vecante ne politiken shqiptare. Ka qene, tamam poli i trete ne politike, pavaresisht se Artan Hoxha nuk e ka zbuluar ende.
    Ne krahun e djathte ka disa qe edhe do t’ja kalojne Braces. Por e vecanta e tyre eshte se ata nuk kane nevoje te nxjerrin dokumenta e fakte. Rendesi ka te flasin. Sepse qeveria qe vjen do te vjedhe prona, prandaj therret ekspert te huaj. Keta i njeh Rama prandaj i therret. Pse nuk therret ata qe nuk i njeh jo ai, por nuk i njeh askush ne bote. Nji ekpert nga Tropoja psh. Ose nga Bangladeshi. E rendesishme eshte te mos e njoh as nena qe e ka lindur…
    Keto kritika do ti beje Paloka, Bogdani, Majlinda, Bumci …

    1. DinPaku says:

      Ne ambientin shqiptar nje opositari idealist si Erion Brace nuk ja ve veshin njeri. Kujtoj ketu shkrimtarin e shquar francez qe ne fillim te shekullit te kaluar u ngrit me guxim kunder korrupsionit te sistemit gjyqesor francez dhe akuzoi direkt presidentin me ceshtjen Dorfus dhe pati sukses sepse ishte ne France dhe jo ne Shqiperine e sotme. Per tu bindur per kete, prisni edhe disa muaj e te shihni opoziten e djathte kur te mobilizoje gjithe rrugacet nga jane e nga s’jane, jo vetem rrugeve por dhe nga mesi i parlamentit. Keta jane opozitaret qe I duhen te djathtes dhe Jo nje si Erion Brace.

  11. -Nuk eshte imitimi per nje ze te forte ,por realiteti i s’provuar, qe e bejne nje ze te fuqishem ,te degjueshem dhe udheheqes per njerezit e thjeshte dhe problemet, qe mbart jeta.Figurante mund te kete PD-ja, por neqoftese njerezit e perbaltur nga krimi do dirizhojne ,orkestra e PD-se do nxjerre vetem mjullima.

  12. gomisti says:

    po te kishte te njejtin vullnet per te denoncu si pd ashtu dhe ps atehere do meritonte te quhej anticonformist. por ai eshte seleksionist hipokrit qe megjithate do na mungoje tani ne pozite

  13. shqiptar says:

    i duhet opozites po jo PD.Model eshte Garry Kokalari,por te tille e djathta aktuale qe nuk eshte e djathte nuk mund ta kete asnjehere.E drejte opozitari proletar ose harbut.Por duhet opozitarizme me i moderuar dhe i civilizuar……..

  14. leon says:

    KETE DO TE DJATHA DHE JO SALIUN E IMAMIN E TRAPAT E TJERE…

  15. hajde zef hajde te krypsha trute,,me verte qe jozefina len shume me deshiru por,te pelqesh kokeshinikun balla, halabakun qe duket se sa ka lone krraben e dhenve ,keq na vjen por,,,spaske shije hic o zef

    1. ina says:

      po mi mo sikur do martohet Zefi me Ballen, na cudite edhe ti me shijet e tua te sofistikuara

    2. xha kozi says:

      Hahaha ç’me bere per te qeshur me kete shprehjen “kokeshiniku”.
      E vetmja gje qe e ben mire, dhe me zell te madh kokeshiniku eshte te qenurit ushtar i bindur. Po ti thoti Edvini, shko kontrollo pak gropat e mutit se do raportosh ne parlament, me vrap shkon idioti. Ku e pati gjith ate shans per tu bere deputet. Kot nuk thone qe jeta eshte me fat. Mire tha Kavajsi-“O zot me jep mend sa per te lidh oshkurin, kusurin ma jep fat.” Ky eshte Taulant Palla. Sa per Braçen, ashtu i thoshte partia, shpif-shpif se diçka do mbetet, edhe per gjobat mos e rruj se ti paguan partia.

  16. shvejk says:

    Opozita e ka Bracen e vet . Ka eduard Halimin qe eshte luftetari tipik i antikorrupsionit. Po qe i zene Eduardi , kemi vete Olldashin.

  17. Rexhin says:

    Perballe drejtesi se korruptuar z.Brace eshte i pa vlere,problemi ne shqiperi eshte se nuk ka drejtsi,gjykatesit jane njerezit me te korruptuar pa perjshtim.

  18. tradita says:

    Çdo i djathe ne Shqiperi do ta kishte per turp te krahasohej me Erion Braçen. Ishte Ilir Meta qe ju solli ne pushtet o te zgjuar, jo Braçe ziu. Ne nuk i duam as njenin as tjetrin…. mbani mire jemi ne opozite..

  19. DIASPORA says:

    BRAQN NSE DOKTORI TENTOHET TE PREKET E JO MA TE HETOHET APO TE BURGOSET SE BESA JO VETM SHIPRIA DOT REAGON POR TAN KOMBI SHIPTAR DOT VEDRSULET KUNDER ENVERIZMIT E KOMUNIZMIE NIHER E PEGJITHMON KOMUNIZMIN E KEMI ZHDUK DOKTORI ESHT I PASTER SI LOTI I SYRIT SHNDET E LUMTURI I NDERUARI ZOTI KRYEMINISTR.

  20. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne kete periudhe,do kete dhe denoncime,por mendoj se e kemi kaluar,kete faze.
    Maxhorances parlamentare, mund ti shtohen dhe shume fakte te tjera te korupsionit,por detyra kryesore e saj eshte reagimi ndaj ketij fenomeni konkretisht.
    Kjo maxhorance,duhet te tregoj,se di ti ndeshkoj fajtoret.
    Faktet,jane perpara ,Gerdeci,21 janari,korupsioni.
    Do t’ja dorezoi njerzve te Berishes per te gjykuar!
    Te presim,mos paragjykojme !

  21. ARUSHA says:

    Morali i dy Partive eshte komplet i kundert ,keshtu qe Erion Brace mbetet vetem i majte per Moralin qe e karakterizon dhe te tille ne Shqiperi numurohen me gishta !

    1. tirona says:

      DIKUR MAFIOZET E VJETER FEMIJET E TYRE I SHKOLLUAN NE UNIVERSITETE DHE I MESUAN, NEQOFTESE DONI TE LIGJERONI LEKET DHE TE PASUROHENI DUKE I BERE TE GJITHA POSHTERSITE DHE MOS TJU HYJE ASNJE GJEMB NE KEMBE, FUTIUNI POLITIKES, BEHUNI POLITIKANE. NE DITET E SOTME IDEALI POLITIKANEVE ESHTE VETEM PARAJA JO IDEALI POPULL QE I ZGJODHI ATA. ME3 DHIMJE POR DUHET TA PRANOJME QE NE POPULLI ISHIM, JEMI DHE DO TE JEMI GJITHMONE VEGLA NE DUART E POLITIKANEVE.

  22. Ikona Opozites says:

    Me informimin e vazhdueshem te popullit duke paraqitur here pas here fakte te pakundeshtueshme te aferave korruptive te qeverise qe po iken me bisht nder shale, krahsas zotit Balla dhe zotit Tahiri rolin me te rendesishem per ndergjegjesimin e tij e luajti padyshim zoti Brace. Jo me kot dhe gazetari i nderuar zoti Cipa e ka vleresuar ate me fjalet “ikona e opozitarit te paepur”.

    Pyetja eshte se a do te kishte nevoje e djathta per nje “ikone” si Erjoni?

    Para se te japim pergjigjen kesaj pyetje fillimisht duhet te behet e qarte se c’nenkupton zoti Cipa me “force te djathte”. Nese ai te djathten shqiptare e njeheson me Partine Dallkauke, atehere mendoj se ketu eshte e kote te vrasim mendjen per t’i dhene pergjigje pyetjes. Kjo thjesht per shkakun se nje parti nuk mund te quhet e djathte, nese mendon dhe vepron ne kundershtim te plote me parimet e se djathtes se vendeve me te zhvilluara perendimore.

    Por edhe sikur ata te vepronin konform normave standarte, te djathtes aktuale (?!), ose ate qe nenkupton zoti Cipa, nuk do t’i sherbenin aspak njerez te ndergjegjshem e te pakompromentuar si deputeti i nderuari zoti Brace. Qe s’e kane nje te tille ajo as qe diskutohet, por edhe sikur te psonisnin ndonje te tille, ai sa te hapte gojen dhe te denonconte gjoja ndonje afere te vockel korruptive te pozites se majte, atij do t’i thahej peshtyma ne fyt dhe do fillonte te fliste percart, sapo t’i kujtoheshin bemat skandaloze te nje grupi turkoshak me galloshe te shqyera, te vetequajtur “parti e djathte”.

  23. altin says:

    bracja spirdhte per salen kur ishte ne pushtet ejo me tani,duhet ti demaskoje ata minjte e qenefit ,ata dylberat e djathte

  24. al says:

    OR DIASPOR SI ME VRULL E KE MARRE. ENVERI KA VDEK DHE ENVERIZMI U LARHUA ME 23 QERSHOR KESHTU ME CILIN DO BESH LUFT ME SHQIPTARET. PO HAJDE OR TI QE SDIN AS SHQIP ME FOL E SULMO SHQIPERINE. KE HARXHU SHUME FUQI ME U SHPREH. HAJDE TE SHKOSH PER LESH, ME KETO MEND QE KE. NUK I NJEH SHQIPTARET OR KOQEVAR DIASPORE ,QE MBRON NJE NJERI QE KA SHKATERUAR SHQIPERINE. PROVOJE PO PATE BYTH SE DO KESH KUJTIME TE MIRA NGA SHQIPERIA.

  25. qwe says:

    Nje njeri e ka te veshtire te kete sukses… Duhet nje maxhorance brenda maxhorances qe te percoje fryme tjeter. Rilindja e ka kancerin e LSI ne gji… Zor se do te kete sukses thelbesor.

  26. Albann says:

    PD kish Azemin por e eleminoi vet…Tani flasin qyqet…

  27. tol francezi it says:

    do ishte gje shume e mire sikur parlamenti te kishte nja 30,40 deputet si bracja,deputet model ,dhe i pa pakomprometushem.

  28. arifi says:

    Erioni eshte gjigand ne politike .

  29. lola says:

    ju salista flisni si e jem e zeqos maje thanes,njeri thot e lagu tjetri selagu,njeri thote edi po pregatitet te mare tokat,po ctoka ,pd pas humbies po tereq zvare dhe ato qe kan mbetur,me nje fjale opingat e sheros po i le rames dhe militanteve qe skane as sy as veshe. ata jane kriminela ne shpirt e te pa ngopur, njerez pa karakter te koruptuar deri ne palce,te krimbur ne lek e ne shpirt,,dikushzuri majkon,turp,te gjith pe-de ti bashkosh si majkon bracen etje nuk ben dot,mos u merni me thash e thuqa ,po lerini kryeministerin e ri dhe stafin te na tregoi se cdo bejne,mendoi se shume do bej,salillaret sdine cte shpifin kur akoma e kane pushtetin dhe po zhvatin cfar ka mbetur,kur kundershtari te shan punet jane mire dhe ps eshte ne ruge te mbare,URIME

  30. Beni says:

    Erioni eshte nje shembull sesi duhet te jete politikani i ri.

    Respekte Erion.

  31. Zef Kallami says:

    ina — 31 Gusht, 2013 në 2:43 pm

    Te falenderoi per shkuesin moj ina.
    Por kallami im ushtron detyren ball per ball brigjeve e krojeve.Sa lodhesh te me sordisesh Ballen ban mire e kryejm pune bashke edhe nese nuk don te martohesh.Po koha na ndihmon me bashkjetes.Kallami nuk te len asgje manugt deri tek vezoret.Ti shkunde e nuk ta len asnji per be ne qerdhe.
    Ban e shijoje do ngelesh e kenaqur.Nepermjet teje mund ti bejme rreklam kallamit per zotnin: “per zef kallomin — 31 Gusht, 2013 në 2:22 pm”
    qe te bindet se jo vetem Zefi ka shije po kallami e josh per merak zotnin ne fjale.Per shije fantastike.

  32. Piruni says:

    Medemek
    a na duhet nji Stalin demokratik

  33. Une nuk e kam pare ndonjehere Bracen te beje politike,por vetem akuza dhe qarje si nje kalama kopshti.Njerez si Brace ne perendim mund te bejne vetem punen e pastruesit,por edhe kete jo per nje kohe te gjate sepse do ta pushojne per ankesat e shumta qe ben.

  34. koci says:

    O Njerez ,rrini shtrember,por flisni dret.C,rendesikasec, bindje ka njeri apo tjetri,rendesi ka se c,problem ngre para shoqerise,ngac,motive dhe ne radhe tepare sesa rendesika dheaqendron Me c,kam degjuar Erjoni ka ngritur disa probleme te rendesishme qe kane te bejne me korrupsionin galopant qe jane perfshire ministra,deputete,familjare e te aferm te tye dhe kete nuk e ka bere nje here ,por disa here pavaresisht se drejtesia e korruptuar dhe e frikesuar nga presioni i Berishes ose ka heshtur ose i ka mbuluar e gjitha aferat ,por qe shpresoj se nje dite do te gjykohense dosjet e paraqitura nga Bracja dhe pak te tjere nuk jane zhdukurdhe nese Rama apo Meta heshine nuk i cojne per gjykim dote benin gabimin me te rende ndaj interesave te shoqerise qe i votoi per te bere drejtesi.nE pd ka deputet qe do te ngrejne probleme sepse ata jane mepervoje per te sajuar e parashikur se si do te vidhet e do te behet korrupsionnga qeverisjae Rames ende pa filluar punen qeveria,por qe te adresojne kritika parimoree e fakte do te jete e veshtire sepse shumica e tyre jane te molepsur ne korrupsione ,vjedhje krime per te cilat duhet te pergjigjen para organeve te drejtesisePo pati deputete qe do ngrejne probleme e do eandresojne e4 zbulojne afera korruptive qe mundte bejne socialistet a leseistet hallall ta kene sepse dhe socialistst mud te perfshihen ne korrupsion ,por te presim e te mos paragjykojme sic po bejne disa deputete gojeshthururqe imagjinojnese c,mund te vidhetnga socialistet. mODELI brace le te ndiqet edhe nga te PD SE SE MIRE I BEHET POLITIKES QE TE PASROHET NGA TE KORRUPTUARIT QE DERI ME SOT KANE QENE NGA te dy krahet e politikes,por qe per 8 vite PD JA E QELBI FARE SE DHE VRAU NJEREZ TE PAFAJSHEM .sA ME PAK INDIFERENTE TE QENDROJNE DEPUTETET E TE PERFSHIHEN NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT DHE GJITHCKAJE QE KA TE BEJE ME SHKELJET LIGJORE AQ ME MIRE DO TE JETE.

  35. Erjon Brace ,eshte nder djemte me te paster te partise socialiste !Kjo parti ,te kishte dhjete te tille ,do te ishte e parriteshme ne rezultatet per formim shteti !

  36. Vokopola says:

    Vertet Brace eshte shquar per opizitar dhe tani SOVRANI ka rast ta rishikoje ne realizimet e atyre qe ka deklaruar,se jane te shkruara! Kam frike se poziten Brace e ben shume keq,si ben opoziten keq PD dhe cunaket e saj te korruptuar! Brace kur erdhi ne pushtet me Nano gaboi shume here,harroi “bashkluftetaret” dhe lepirsve u dha poste gjer neper ambasada te cilet dihet e diskredituan,Bracen…Më ndjenjen e triumfatorit, spostoi sidomos ne Berat shume gurë themeli duke merzitur gjer titullare si Shatri apo Kolani,Edi Spahiu a Luan Shmilli, Vullnet Zylyftari e Shasho Meta…Të tjere moren udhet e emigrimit,si Tefta Shenepremte a Liliana Mboqe!Duke u relaksuar me Sokol Hazizin qe baktisi gjithshka per poste,Brace i hapi rrugët Lefter Maliqit qe me pas e la në balte dhe u konfliktua hapur ne parlament,pasi Maliqi,i fryre me pompe nga Beace perdundoi tek Berisha dhe tregoi “trimeri” duke u rrahur me Erionin dhe bere ferre berishës për tu rizgjedhur!Kam frike se pozitën Brace nuk e ben mire dhe si me pare me Ramen qe e kundershtoi per Korcën,kur e zevendsoi Dokle ne Berat(krijoi precedentë)serish do jete problem per Ramen!…Nuk di perse por i akuzuar nga Berisha me disa ish gazetare si spiunë të ish sigurimit,Brace duhet te kerkoje urgjent hapjen e dosjes se tij! Berisha nuk ka folur pa nje sinjal,ndaj kjo edhe pse pa shume garanci(Berisha dhe provokator) perseri ka një dyshim!Nuk besoj se eshte si Artan Hoxha qe humbi si spiun postin e presidentit;por eshte ne nderin e tij te kerkoje hapjen e dosjes!Po beri kete,kam shprese se do rivendos kontaktet me ish koleget qe i largoi a u larguan prej tij!…

  37. panajoti says:

    Erjoni eshte realisht modeli i nje deputeti antikonformist. E njoh ,dhe siguroj gjithkend qe i tille ka qene qysh kur ka filluar pune si gazetar. Politikan qe meriton respekt.

  38. vision says:

    tani dihet qe pd 80 per qind i kishte ne gjirin e saj nga ajka e kohes se enverit komunista dhe sigurimsane pun t mira etj gjoja ishin te djathte por asnje nuk ishte kjo eshte e keqja ne shqiperi se njerzit thone e djathte pa e dit c esht e djathta se kta ne fakt ishin t majt po benin si t djatht sot ska mo e sidomos tek te t majt, djatht sot ka boj punen dhe kaq si plas mo njeriut je i djatht apo i majt kjo percarje i intereson vet politikanve dhe jo popullit qe eshte nje si gjith vendet europiane asaj kohe qe maskoheshin nen flamurin pd ps i ka ik koha njerzt s jan me t percar nga politika ngeli djathta e majta per ne shqiptaret sot ka shtet ligjor ligj pune bej detyren minister qofsh apo kryeminister ska te fshihesh pas partive me i ka ik koha ktyre gjerave

  39. mergimtari usa says:

    Emri i Erjon Braces, Taulant Balles, Sajmir Tahirit, jo vetem ne SHqiperi, por edhe ketu ne diaspore kan len gjurme te paclyshme e sensin pozitiv, pamvaresisht se sali berisha dhe xhozefina topalli i shane e i fyen me nen e babe, moter e vella, keta trima asnjeher su friksuan dhe soqen dore per te then te verteten me shifra dhe fakte, denancuan korupsjonin galopant te qeveris dhe familjees berisha. SHpresojme qe edhe ne kete legjislature te jen po aq kritik si ndaj pozites se djeshme edhe ndaj opozites te sotme, por edhe ndaj pozites kur konnstatojn shkelje ligjore dhe dukuri te korupsjonit, Deputet te tille i duhen si pozites ashtu dhe opozites.

  40. pelivan says:

    Te djathtes se vertete,
    i duhen plot’ dhjete vjete,
    te vije ne pushtet.
    Edhe,Erjon Brace,
    s’do ket qe s’do kete…

  41. Leone-53 says:

    Do ta shikojme tani ne qeverisje Bracen e PS-ne se sa “realist” jane me shqiptaret.
    Sa per PD-ne mos e ngatroni me te djathten sepse ajo asnjehere nuk ka qene e djathte!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje