Presidenti Obama ia kthen Kongresit të drejtën për të shpallur luftë

31 Gusht 2013, 22:09Politika TEMA
Presidenti Obama ia kthen Kongresit të drejtën për të

Presidenti thotë se ka vendosur që duhet ta ndëshkojë Sirinë ushtarakisht dhe se ushtria është gati, por se ka marrë edhe një vendim të dytë, se do të veprojë vetëm nëse i jep leje Kongresi

Presidenti Barack Obama bëri një hap historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë i pari president që ia kthen Kongresit të drejtën për të shpallur luftë.

Sot, inspektorët e OKB-së u larhuan nga Siria, 10 ditë mbasi regjimi në fuqi ndërmori një sulm vrastar me armë kimike, duke mbytur me gaz civilë të pambrojtur shumë prej të cilëve gra e fëmijë.

Presidenti Obama kishte paralajmëruar se nëse regjimi i Al-Assad-it do të përdorte armë kimike, kjo do të përbënte një vijë të kuqe që do të shkakonte një përgjigje ndëshkuese nga SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar.

Pak minuta më parë, në një konferencë urgjente për shtyp, Presidenti Obama deklaroi se kishte vendosur se duhej që ta ndëshkonte Sirinë ushtarakisht. Ai tha se Komanda e Lartë ushtarake amerikane i kishte thënë se ushtria ishte gati dhe në çdo moment mund të jepte urdhërin për të sulmuar.

Presidenti tha se mund të vendoste të godiste të nesërmen, një jave më vonë, ose një muaj më vonë, por ai shpjegoi për gazetarët se kishte marrë edhe një vendim të dytë. Atë për të lënë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit amerikan, kongresistët për të vendosur nëse duhej hyrë në luftë.

Sipas ligjit në fuqi, e drejta për të shpallur luftë i takon Kongresit. E megjithatë, presidentët modernë amerikanë kanë përfituar nga që e drejta për të autorizuar veprime lufte u takonte vetëm atyre kane preferuar ta interpretojnë ligjin sikur u jepte leje që të hynin në luftë pa shkuar për një votë Kongres.

Edhe në vitin 1999, kur Bill Clinton vendosi të sulmojë Jugosllavinë pati protesta për këtë vendim. Kongresi në atë kohë u mundua të “hakmerrej” duke ia bllokuar fondet për luftën. Pas luftërave në Irak dhe në Afganistan, thirrjet për të mos ia lënë vendimin vetëm presidentit janë shtuar. Vetë Barack Obama si senator ka qenë përkrahës i vendosur i kësaj ideje.
Me afrimin e hijes së luftës në Siri, zërat u shtuan përsëri dhe të paktën 150 kongresistë u deklaruan në favor të një vote në Kongres për të vendosur se çfarë duhej bërë me Sirinë.

Sot, shumëkush priti që Barack Obama të shpallte luftën ndaj Sirisë. Në një farë mënyrë ai e bëri. Por ngjarja e ditës është vendimi i tij për t’ia hequr vetes vendimin për fillimin e luftës dhe për t’ia kthyer atë demokracisë amerikane.
Fuqia jonë më e madhe nuk janë armët që kemi, tha ai, por besimi ynë te forca e demokracisë dhe e ligjeve. Ne besojmë se nuk është fuqia që e bën drejtësinë, por drejtësia ajo që të bën të fuqishëm.

Ishte në emër të drejtësisë që Presidenti Barack Obama tha se nuk mund ta linte ndërgjegjia të qetë nëse nuk do të vepronte me mundësitë që kishte kundër një diktatori që sfidon dinjitetin njerëzor dhe marrëveshjet ndërkombëtare duke mbytur me gaz gra e fëmijë. Ai tha se për këtë do t’i kërkonte me forcë Kongresit që ta lejonte të ndëshkonte kriminelin e luftës.

39 komente në “Presidenti Obama ia kthen Kongresit të drejtën për të shpallur luftë”

  1. Shqiperia-Ilirya says:

    Uroj qe kongresi te thote “JO”. Ka mundesi te tjera te zgjidhjes se kesaj situate, nese me te vertete keto shtete do ta donin kete.

    1. i says:

      edhe une uroj te thote PO sa me shpejt

      1. kulla bjeshkve says:

        Me ne fund Obama vendosi per sulmin ndaj Sirise,,,mbasi u ngrof shume nga perkrahaja qe i dha kryeminstri ne dhe pa detyre Sali Berisha”Perkrahaja e Shqiperise eshte nje garanci shume e madhe per USA.Pra kete po priste NATO,,te merrte miratimin nga qeveria shqiptare.

        1. Pilo Lala says:

          Obama beri nje tjeter levizje te zgjuar per ta lene topin e shpenzimeve Republikaneve.
          Bravo Obama!

    2. op-ed says:

      Ka nje zgjidhje qe do te ishte ideale per keto palo shtete. T’i lene qente talibane, mujahedeene, baathiste, sunite, shiite, hezbollahe, jeehadise, etj. etj. te vrasin njeri-tjetrin deri sa te zhduket kjo fare e keqe e botes…

      1. arianita says:

        sirianet nuk jan taliban!!! turp tju vij me rracimin e cthurur qe keni!!! sirianet jan populli me i lasht dhe me fisnik qe ka lindja e mesme!! jan arab por arab jo alla leckash por popull shum punetor kur besojn ne fe por dhe ne pun dhe drejtesi!!

        kan qen nje nder ekonomit me te forta ne rajon por kaq merrni vesh ju ..sdi cte them tjeter…

        po sikur ju te kishit nje diktator ku do luftonit me gjith fuqin tuaj te shikoit femit tuaj qe vdisnin dhe nuk keni me asnje shpres vetem vdekjen?? cfar do te benit???

        amerika duhet te nderhyj jo vetem per armet kimike por per popullin sirian!!! bota nuk duhet te mbylli syt por duhet te reagoj!!

        nuk duhet te mbylli syt te shikoj femit se si vdesin dhe njerezit se si vdesin dhe te hesht!!!

        http://www.youtube.com/watch?v=unjE_yoCWr0&feature=share&bpctr=1377994989

        1. Pilo Lala says:

          Nuk mund te flitet keshtu per nje komb te lashte me kulture si Siria.

      2. ruzhdi says:

        Ju jeni me teper per te nenqmuar Fen Islame se sa per nje realitet real qe duhet zgjidhur.si ju qe jeni ka shum Shqiptar rrugaq.

        1. Shqiperia-Ilirya says:

          Ruzhdi, rri rehat ne Kosoven tende qe per 5 vjet pavaresi e shnderruat ne shtet islamik. Me Shqiperine e shqipateret mos u merr, feja jone eshte shqipetaria e per jete ajo do jete. Shko beji keto komentet ne ndonje forum islamik! Injorant me brire!

    3. N Shabani says:

      Une uroj qe kongresi te thote “po” nuk ka asnje lloj rruge tjeter per diktatoret ata nuk ikin nga pushteti pa gjak te pafajshmish.

    4. Demo says:

      Besoj se kjo nuk eshte e vertete. Simbas kushtetutes Amerikane Presidenti nuk ka te drejte te shpall lufte. Ate e ka te drejte vetem
      Kongresi amerikan( Senati dhe House)
      Presidenti ka te drejte te veje Veto

  2. al says:

    Veprim i rralle qe mbeshtetet ne kushtetuten amerikane. Luften ka te drejte vetem populli te vendosi me shumice. Duhet te vine dhe rezultatet e hetimeve nga Haga, dhe pastaj vendoset per te sulmuar. Dy luftra beri Bushi ne afganistan dhe irak dhe e shkaterroi ameriken nga ana finaciare. Pse nuk angazhohen shtetet e tjera myslimane si turqia ,arabia saudite ,jordania dhe katari ,por presin vetem prej amerikes. amerika shume ka bere deri tani . KA ARDHUR KOHA QE POPUJT TI DALIN ZOT VETES SE TYRE. SHTYPJA NUK DUROHET.

  3. Bazarhesap says:

    Senati do votoj per autorizimin e luftes,keshtu qe do jete 100% pro Strikes,Strikes,Strikes Go SenMccain !!!

  4. Engjell Shehu says:

    Une besoj se demokracia Amerikane si demokracia me perfekte ne Bote do te beje te mundur qe fundi i Asadit te jete i tmerrshem dhe populli sirian te jetoj i lire si gjithe popujt e tjere ne Bote.

    1. Arber says:

      Demokracia amerikane me perfekte ne bote? SHOKU KE MARRE MBIDOZE DROGE ME DUKET, AMERIKA ESHTE KTHYER NE SHTET POLICOR FASHIST, KU PROTESTUESIT SHTYPEN ME DHUNE TE PAPARE, KU KUNDERSHTARET E QEVERISE QUHEN TERRORISTE TE BRENDSHEM, KE VETERANET E LUFTES KONSIDEROHEN PERSONA TE RREZIKSHEM, KU ME AKTIN PATRIOTIK THE PATRIOT ACT, MUND TE TE MARRIN ARRESTOJNE DENOJNE,LEXO SHTYPIN E BOTES DHE JO SHTYPIN SHQIPTAR QE ESHTE SHTYPI ME SAHAN LEPIRES I AMERIKANEVE NE BOTE, SHTYPI AMERIKAN ESHTE MONOPOL I KLASES SUNDUESE DHE GAZETARET JANE NEN PRESION TE PAPARE NGA PUSHTETI, OKB E VURI NE VENDIN E 68 NE BOTE PER LIRINE E SHTYPIT AMERIKEN

    2. Askushi says:

      Une s’jam i sigurte qe demokracia Amerikane eshte me perfektja ne bote,por panvaresisht kesaj,ne Siri duhet vene dore nje ore e me pere.
      (Mbetem pa fjale perballe llogjikimit te disa komentuesve ketu,qe arsyetojne se ata duhen lene ne meshir te fatit,biles ca shkojne dhe me tej…?!.Injoranca nuk perben argument ne gjykim,e aq me teper, argument
      per te lejuar(e promovuar!)zhdukje totale popujsh e grupesh te tera!!)

      -Diskordanca nderkombetare rreth nderhyrjes apo jo ne Siri,tregon se e mira dhe e keqja( moralia dhe amoralia,njerzorja dhe c’njerzorja) jane ne nje raport gati te barabarte,tregon rrezikun iminent te nje lufte te re boterore.
      Por permbi gjithcka,tregon se kjo bote s’eshte vecse nje produkt i nje ekujlibri te brishte pushtetesh.Dhe sa me shume globalizohet,aq me shume lekunden e acarohen pushtetet,dhe aq me shume tronditet e sestohet ejkulibri i tyre.

  5. Yplala says:

    Me shume behet te kete ndikimne burse se ne ceshtjen e zgjidhjes se problemit.

  6. jules says:

    Po lerini pra kafshet te shqyhen mes vedi, le t’a zgjidhe allahu ceshtjen.

    1. Wendy-B says:

      @jules
      Edhe une i kam lene Allahun Asadit…hahaha

  7. kuku says:

    s di c te them nuk jam i kesaj fushe por lufta vetem viktima sjell kjo gje dihet

  8. poli says:

    po allahu c hyn ketu s jemi n xhami ktu por ne forum

  9. ALBATROS says:

    Kongresi do thote mbase JO SEPSE KANE MARRE TE DHENA QE TE VESH ATJE KA RREZIK TE MADH, PLUS QE DHE REPUTACIONI I AMERIKES shkaterrohet ne bote dhe quhet vend agresor, nga ana tjeter mbi 90 perqind te amerikaneve nuk e duan luften kunder Sirise

  10. ALBAN DEGA says:

    ME PRIFT SE VETE PAPA
    ME AMERIKANE SE VETE AMERIKANET…

    – Nese keni dyshim shkon e pyeteni Sali Asadin dora vete !
    – Lume si ne cfare politikanesh kemi me Sali Asadin ne krye !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i Amerikes Barack Obama deklaron se do te marre pelqimin dhe miratimin e Kongresit per nje sulm te mundshem kunder Sirise!
    Kryeministri anglez Cameron humb me 13 vota pelqimin e Parlamentit britanik per perfshirje ne sulmin e mundshem kunder Sirise.
    Kancelarja dhe qeveria gjermane nuk pranojne te perfshiehn ne nje sulm te mundshem kunder Sirise….
    Keta politikanet tane te djathte e per fat te keq edhe te majte, ne pozite per ne opozite dhe ne opzite per ne pozite jane hedhur ne sulm dhe po nxjerrin tym e flake per te nxitur Ameriken per te sulmuar Sirine.
    Hajde babe ti kallxoj arat, i thone kesaj politike nga Malesia e Gjakoves dhe thuajse nga krejt bota shqiptare.
    Pa breke ne prapanice, pa miell ne magje…, pa para per te paguar as rrogat e pensionet e shqiptareve te grabitur e plackitur tash tete vjet nga qeveria me e sterkorruptuar ne historine e Shqiperise me kryekusarin dhe kryevrastarin Sali Berisha Asadi i tregojne dhe yshtin Ameriken ne nje sulm qe i dihet fillimi por jo fundi, i dihet se behet kunder nje diktatori po aq despot e vrases gati sa Sali Berisha qe rrenoi e beri shkrumb e hi nje shtet te tere ne 1997-en!
    Ti perpara ne jemi mbrapa, thone keta “sharlatane pa dine e imane qe lepijne cdo sahan”, do te thoshte Fan Noli mendjendritur!
    Sulmojne e akuzojne pa asnje kufi etike ambasadorin e nderuar te Amerikes dhe perfaqesuesin e Presidentit Barack Obama ne Tirane vetem pse tha nje te vertete te madhe se 23 qershori 2013 ngjason me 22 marsin 1992 dhe e heqin veten me amerikane se vete amerikanet !
    Nuk ka antiamerikan me te te madh ne Bote se antiamerikanin me vepra konkrete dhe proamerikanin me fjale, ka deklaruar autori i ketyre radheve ketu e te pakten 20 vjet me pare !
    Nese kini dyshim shkoni e pyeteni Sali Asadin dhe kusaret e vrastaret e tij!
    Eshte nje kor korbash me amerikane se vete amerikanet me fjale!
    Eshte nje lukuni me antiamerikanesh se vete antiamerikanet si Asadi, Mubaraku, Ben Aliu, Muamer Kadafi… Sali Berisha!
    Me prift se sa vete Papa me fjale !
    Hej Zot cfare politikanesh na kane rene per hise!
    I japin mesim Amerikes sikur ajo te kishte mbetur peng i mendjeve te tyre cyryke !
    I japin leksione Nenes boterore te demokracise sikur te ishin kerthiza e Botes!
    Gati gati sa nuk urdherojne se cfare duhet te beje e cfare nuk duhet te beje Amerika sikur te ishin komanda e saj supreme!
    I japin mesim mbare Botes njesoj si ai merhumi dikur kur rrenuan e sakatuan tash 80 vjet nje shtet e popull te tere me nje madhesi sa lagja e Bronxit ketu ne Nju Jork !
    Zot ruaje e shpetoje Shqiperine nga politikane te tille !

  11. Koz Dynjaja says:

    – Siria eshte vend qe drejtohet nga nje regjim diktatorial por laik. Si do behet kur te jete demokratik e te fitojne vellezerit muslimane ?????e mre cuna !

  12. KRIPTOOPOZITARI says:

    o shoku gazetar!
    Zoti Obama tha se megjithese e kam te drejte kushtetuese per te vendosur per luften, une perseri do ta bej objekt diskutimi ne kongres dhe te degjoj opinjonet e perfaqesuesve te popullit. Kjo do te thote se do te degjoj opinjonet dhe jo do te marr miratimin!
    E ditkeni anglishten si qofte largu; Baba Saliu ! ?

    1. fituesi says:

      O KRIOPOZITAR ! KONGRESI DO TE VENDOSE PER PO APO JO !!!!!!
      KONGRESI DO TE THOTE JO .

  13. angli says:

    Lufta duhet te jet opsioni I fundit…..ka shum rruge te tjera per ti ardhur ne ndihm popullit sirian. Qeveria aktuale e Sirise duhet te jap doreheqjen pas ketyre denoncimeve panvaresisht se kush I ka perdorur lendet heluese dhe ti nxjer fajtoret para drejtesise.

    Esht per te ardhur keq qe pothuajse ne te gjitha vendet aziatike apo afrikane sundon mentaliteti shum i dobet dhe burokratik ku udheheqes te ketyre vendeve kerkojn te sundojn per vite me rradhe dhe duke mos lejuar aporrespektuar deshiren e popujve te tyre.

    Kete problem pati dhe Shqiperia deri ne 2013 ku fatmirsisht Z Berrisha rrespektoj ne menyr te imponuar deshiren e popullit Shqiptar. Shpresoj qe kete shembull te ndjekin dhe vendet e tjera sidomos atyre aziatike dhe afrikane qe fatkeqsisht kan ngelur shum mprapa.

  14. Edlira says:

    O Zot…ka ca kohe qe plehurinat njerezore e ndjejne te nevojshme te shprehen edhe online ne faqet e kesaj gazete…

    Per ju njerez-plehra qe shpreheni me aq vrer dhe neveri per nje popull qe ka humbur 100.000 njerez nga dora gjakatare e nje diktatori te tille sic eshte Assad,per ju ndjej vetem neveri!!! Sot eshte populli sirian qe vuan,neser mund te jemi ne!

    Si mund te shkruani me kaq percmim per me teper kur e gjithe bota eshte e indinjzar me teper se kurre per viktimat e panumerta edhe nder femije?!Fakti qe jane myslimane ju ben ju te ndiheni superiore ndaj viktimave?! Eshte hera e pare qe ndjej neveri te tille kur lexoj komente shqip…

    Shqiptari e ka ne gjak humanizmin!!! Ju qe shkruani plot percmim,.ju jeni kafshe,po jo shqiptare!!!

    Strukuni serish ne shpella…ngado qe ta keni origjinen…minoritare,jug apo veri!!!

    Go Obama!!! Tregoji vendin diktatorit sirian!!!

    1. N Shabani says:

      Po c’ti besh moj Edlira keta jemi ne, nuk ndryshojme, jemi raciste dhe hiqemi me te mire se te tjeret. E harruan keta luften dhe ndihmen e madhe qe na dha NATO dhe SHBA ne Kosove, por te mos na kishin ndihmuar ata ne do te ishim bere si populli Kurd ne Turqi fije fije neper bote dhe pa Kosove te panvarur. Mirepo ja qe per te tjeret nuk duam te ndihmohen, I shikojme nga feja, jane apo nuk jane myslimane, te vjen turp te lexosh komente te tilla diskriminuese. Urojme qe Kongresi Amerikan te thote po qe te ndihmohet ai popull nga duart gjakatare te Assadit.

      1. KOZMOS says:

        Shabani ! Eshte e vertete qe Nato e ka ndihmuar Kosoven ,por edhe po e
        shfrytezon kete ndihme qe dha ,duke bere ne Kosove fushat e aviacioneve
        por nuk doja te dilja ketu ,por tek lufta qe ka bere me pare ne Irak ,duke
        derguar fillimisht disa eksperte per te kontrolluar ne Irak per arme kimike.
        Filloj luften me genjeshtra shkatarroj komplet dhe si perfundim e Islamizoi
        vendin ,te gjithe krishteret morren arratine ,futi luften qytetare.
        si mos me keq. Tani te njejten loje qesharake qe beri me Irakun ,po ben edhe
        me Sirine duke futur terroriste te ndryshem qe punojne per Ameriken , me arme
        kimike ,me qellim qe te filloje luften ,qe gjoja Asadi ka kaluar vijen e kuqe.
        Ne qoftese mbas Eleminimit te SADAM HYSEINIT IRAKU DO TE LULEZONTE
        KEMI TE DREJTE TA LAVDEROJME AMERIKEN ,POR FATKEQSISHT JANE BERE
        SHUME SHUME ME KEQ . JO VET TI POR DHE SHUME KOMENTUES TE TJERE
        SHKRUANI BUDALLALLIQE

  15. Burri says:

    Israeli ka hedhur vete lendet kimike per te pasur nje shkak me te fort te sulmohet siria e cila mbeshtetet nga rusia. Ata duan nje lufte mes usa dhe rusise. Sa kurva te ndyra jan cufutet

  16. genci says:

    po ktu c hyjn kosovaret qe shkrujn ktu vetem shqitaret kan drejt te shkrujn e jo kosovaret jan si kuervat vetem per te ngaterruar jan

  17. hana says:

    obama i bie kot rrotull e rrotull ketij muhabeti , te dali te thoje drejte per drejte arsyen e vertet.halli eshte mbasi te laje duart me sirine do na vije nje president tjeter do te dedjojmed perseri te njejta t brockulla per ti rene 1 shteti tjeter arab ta zeme jemenit.ekonomia amerikane varet nga industria e luftes kjo eshte 1 nga arsyet dhe me kryesorja eshte shteti ebraik.

  18. shiaksi says:

    shpresojm se kongresi te thot PO,ne rast te kundert ,do jet fitimtar DIKTATORI

  19. Muhameti says:

    Rusi gati eshte bashke me Iranin

  20. Nobody says:

    I vetmi shqetesim per nje shqiptar te zakonshem eshte qe mund te rritet cmimi i naftes, kurse ju trapa rrini e diskutoni jo feja jo obama jo demokracia amerikane. Aty po vdesin me qindra ne dite dhe ju si diplomate te shquar jepni keshilla mbi zgjidhje te mundshme. Sulmi eshte i vonuar

  21. Pirdhselirohesh says:

    Lufta opsioni fundit. Te hapesh website te ndryshme te gjithe duke thene ” i ka bere vete Amerika sulmet kimike “, po te njejtet kafshe thonin se “i ka bere vete shqiperia dhe amerika sulmet ne Racak dhe masakrat”. Filluan Italianet qe tani te thone qe Amerikani do te godisi nje “tjeter qender kulturore boterore si Damasku sic goditi Beogradin”. Ju sjeni ne terezi, ju nuk dini c’thoni, por me shume se ju nuk dine as vete Amerikanet se c’bejne. Nje popull qe eshte nen nje trysni te frikshme te agjenturave te ndryshme Ruse, Kineze dhe Arabe, me biliona e me media qe mundohen te shtremberojne realitetin.

    A i pate sulmet me Napalm ore njerez ? Nese keni tru ne koke nuk do ishte njeri kunder sulmit, pervec nese ekonomikisht Amerika nuk eshte mire, por ajo nuk perben aresye primare per mosnderhyrje. Me keto parametra e kete propagande Amerika sduhej te futej as ne Serbi!

    E vetmja gje deri diku pozitive ketu eshte qe se paku fjala i shkon Kongresit, dhe nese Kongresi deklaron lufte, do jete hera e pare qe Kongresi deklaron lufte ligjerisht pas Gjermanise Naziste, qe do te thote qe Amerika do futet ti shkrumboj nje here e mire qarqet aventurore dhe kafsherore sllavo-orthodokse qe nuk kane lene cep pa ngritur regjime kriminale ne lindjen e mesme. Kush eshte musliman i devotshem dhe i kulturuar eshte 100% per nje sulm te paprecedent dhe plotfuqishem Amerikan ti japi fund nje here e pergjithmon diktaroreve qe i sponsorizon Rusia.

  22. Zef Kallami says:

    Z.Obama tregohet majft i zgjuar dhe teper i vemendshem.
    Edhe pse e ka te drejten me ligj te vendosin.Nuk e merr persiper.Kjo tregon zgjuarsin dhe i drejtohet kongresit.Cfaredo qe te sjellin rrezultati i luftes ose i mos nderhyrjes ne lufte.Z.Obama nuk mban aspak pergjegjesi mbasi pergjegjesine ia kalon vendimit te kongresit.

    Si ma posht per kuriozitet,dy fjale per Berishen i nivelit vizionar qe e pompojne servilat e PD-ke.
    Berisha si i zoti qe asht jep mendim te nderhyhet sa ma shpejt.Ky e tregon veten se asht krye tul edhe pse asht teper i brisht dhe i thate fiziku i tije shtrembaluq.A po nuk e njohem prezencen e Berishes ne dy anet e faqes.President qe krijoj mijra te vdekur.Kryeminister dhe persri me qindra te vdekur.Po ama vete jetonte i tmerruar nga friga.Dhe mbas ketyre ngjarjeve u mvesh me parzmore antiplumb dhe benz te bilnduar.

  23. Eni says:

    O njerez,po kush mendoni qe i financjon rebelet,qe kane 2vjet qe luftojn regjimin!!jo vetem,por pjese e mire e rebeleve jane te perbere nga mercenar,domethene,ushtar te huaj,profesionist qe paguhen per te luftuar! Shkrihem me shqiptaret qe jetojn ne SHBA,se amerikani ja ka mare trurin,ja ka futur ne lavatrice,dhe ja ka rikthyer TRU DEBIL,INJORANT E TE VERBER!SHBA shtet killer,shtet muti,bashk me ata moterq.. e francezve dhe shteteve arabe,qe po i bi bretku per Sirin. Vini trurin ne funksjon o njerez,se jeni bere si robota,qe rrini ulur te divani,dhe prisni qe t’ju vi informacioni nga sendi me i “sinqerte dhe se mamaja juaj,televizori”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje