Në fund fituesja e debatit ishte... varësja në qafën e Merkel

2 Shtator 2013, 19:46Politika TEMA

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, u vu përballë rivalit të saj, socialdemokratit Peer Steinbrueck, në të vetmin debat televiziv përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Shumë media thonë se ishte një debat që i la palët në vendnumëro, ndërsa disa analistë thonë se ndoshta socialdemokrati Steinbrueck ishte disi më mirë, por kjo nuk i jep atij avantazhin për ta çuar në zyrën e kancelarit. Më së shumti ai mund të ëndërrojë një koalicion të madh.

Europa i kishte sytë nga Gjermania për të parë se si do debatohej në lidhjen me krizën e stërzgjatur ekonomike.

Merkel mori meritat se ka luftuar këtë krizë.

“Në këtë kohë ne kemi pasur krizën më të keqe në Europë. Gjermania është e fortë. Gjermania është motori i rritjes ekonomie. Gjermania është spiranca e stabilitetit në Europë,” tha ajo.

Kundërshtari i saj tha se ai do kishte përdorur një strategji ndryshe sa i përket krizës.

Sipas tij, duhet konsolidimi i buxheteve në vendet në krizë, “por jo me kosto vdekjeprurëse për këto vende”.

Steinbrueck tha se do kishte kombinuar masat e shkurtimeve me një program stimulimi si Plani Marshall.

Me buzëqeshje në fytyrë, Merkel iu kthye atij dhe i tha: “Ti ke votuar për gjithçka”. Ishte e thjeshtë dhe fatale.

Në debat u fol edhe për Sirinë. Të dy kandidatët thanë se nuk kanë ndërmend që të marrin pjesë në operacionet ushtarake në Siri. Madje Steinbrueck tha se do zhgënjehej nëse SHBA do sulmonte vetëm.

Steinbrueck, që është pas Merkel në sondazhe, deklaroi se kafsha e tij e preferuar është rinoceronti. “E nis ngadalë, por më pas asgjë nuk e ndal,” tha ai.

Mundet që Steinbrueck ta ketë nisur ngadalë, por do jetë shumë e vështirë, në mos e pamundur për të ndalur politikanen më popullore në Gjermani.

Ndoshta këtë e tregon edhe fakti se më shumë se për debatin, komentet në rrjetet sociale u fokusuan tek varësja e Merkel, me ngjyrat e flamurit gjerman.

Varësja u bë hit në internet, ndërsa prodhuesi i saj tha se ngjyrat janë thjesht një rastësi.

Në fund, debati mund të ketë prodhuar gjithçka, por nuk reflektoi aspak pozicionin e Gjermanisë si fuqi dominuese në Europë.

Ky është konkluzioni i analistit të BBC për Europën.

Ndoshta konkluzioni më i arrirë./ep

6 komente në “Në fund fituesja e debatit ishte… varësja në qafën e Merkel”

  1. KOZMO says:

    Duhet RROTACION !!!

  2. ylli rks says:

    Eshte per te ardhur keq, se si gjermanet gjithmon ne fund thon RASTESI!

  3. plaku says:

    Une personalisht do isha qe, keto zgjedhje ti fitonte koalicjoni kuq-jeshil. Pra SPD dhe jeshilet. Mua nuk me pelqen fare FDP sepse, jane nje parti neo liberale dhe duan te reduktojne ne maksimum anen socjale ne shoqerine gjeramane. M.gj.ate mendoj se, Merkeli ka me shume shanse si person.

    Zgjedhja e Merkelit nuk do te ishte gje e mire per vendet e Europes se Jugut si Greqi, Itali, Portugali, Spanje dhe France sepse, Merkeli si mjet per daljen nga kriza shef vetem shtrengimin e ripit. Poltitika e saj tregoi se, nuk eshte efikase sepse, i mori frymen ekonomise greke.

    Merkeli ka edhe nje probelm tjeter sepse, m.q.s populli gjerman nuk eshte per solidaritetin me vendet e Europes se jugut, Merkeli do votat dhe dhe ajo nuk eshte per ndihmen ( solidaritetin) per vendet ne krize si Greqia, Itali, Spanja, Portugalia etj.

    Ne fakt Gjermania ka perfituar shume nga futja e Euros. Ne se nuk do ishte futur Euro atehere DM do te ishte shume e forte si devize dhe prodhimet gjermane nuk do ishin kaq konkuruese si jane sot. Nga ana tjeter Gjermania perfiton nga Euro sepse, bonot e thesarit gjerman shiten me reth 1%, kurse bonot italjane, portugeze, spanjolle etj. shiten me reth 6%. Pra Gjermania merr kredi shume me te lira se keto vende, ne tregun e kapitalit boteror. Mos harrojme se, edhe gjermanet prfitojne nga fakti se BE frenon lufterat, stimulon demokracine, te drejtat e njeriut, ndihmen socjale, levizjen e lire etj.

    Sidoqofte vendet e Europes se jugut si Greqia, Italia,Portugalia, Spanja dhe Franca presin qe pas zgjedhjeeve ne Gjermani, zonja Merkel te jete shume me solidare me keto vende. Gjermania duhet te ndihmoje me shume ekonomikisht vendet e mesiperme qe jane ne krize.

    1. lelja says:

      Cke o plaku me anen sociale. Aty eshte papunesia me e ulet ne bote, ti thua anen sociale. Cfare deshiron ti Plaku te behen si Anglia, Franca me Ameriken ku gjithe dynjaja krruan sumen dhe jeton me parate e pjeses tjeter qe punon. Doni me fut xixat ne Gjermani dhe ne sistemin perfekt qe kane krijuar me idiotesira me oke. Puntori gjerman eshte krenar, me pune, pa borxhe e shume i kenaqur, po i shkep me prodhimtari dhe konkurrence te gjithe.

  4. Vokopola says:

    Sipar Sky,sot ne mesditë,Merkel e humbi debatin,por asgje nuk eshte e vendosur per fitore ne zgjedhje! sondazhet i japin pak epersi Merkel qe me kete humbje rrezikon!…

  5. mond merkuri says:

    ata qe dalin verbalisht kunder Z. MERKEL , jam i sigurt qe ne koncept jane 100% patriarkalë . po u jap nje shifer :

    1 – ne sondazhet si kancelare Z MERKEL , eshte 40 % me shume nga kandidati i dytë .

    2- ne sondazhet si koalicion eshte 24% perpara koalicionit te dytë .

    P.S. – kujdes ju patriarkalë,qe jeni edhe egoist edhe hipokritë , ju edhe gratë tuaja ne shtepi i respektoni nga halli , ose nga frika .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje