Ky mund të konsiderohet viti i fushatave për PS.
Pas fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, tashmë partia më e madhe e mazhorancës pritet të çelë fushatën për përzgjedhjen e kryetarit të PS, pasi 26 shtatori shënon ditën e mbarimit të mandatit të Edi Ramës si kryetar i PS, raporton “Ora News”.
26 shtatori i 2009-ës ishte dita kur Edi Rama u përball me Maqo Lakrorin për drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend, zgjedhje të cilat i fitoi me afro 90% të votave.
Afrimi i datës 26 shtator duhet t’i hapë rrugë përgatitjes për zgjedhjet e reja në PS, pasi statuti i PS sanksionon se mandati i kryetarit të PS është 4 vjet. Organi i parë që ngarkohet për zgjedhje është Asambleja Kombëtare.
Neni 27 i statutit tw socialistwve përcakton se kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant. Asambleja Kombëtare mblidhet brenda 15 ditësh dhe thërret brenda 30 ditësh Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, e cila nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit.
Siç pritet, Edi Rama do të rikandidojë për kryetar të PS dhe kjo do të jetë gara e tij e pestë dhe mandati i tij i katërt.
Në vitin 2003, në pozicionin edhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama kandidonte për herë të parë në Kongres përballë kryetarit të atëhershëm, Fatos Nano dhe ish-presidentit Rexhep Mejdani, garë të cilën ai do ta humbiste, pasi përballë kishte kryetarin dhe kryeministrin e vendit.
Dy vjet më vonë, në vitin 2005, ai do të provonte sërish përballë ish- presidentit Rexhep Mejdani, të cilin do ta mundte me një diferencë të konsiderueshme.
Mandati që mori në vitin 2005 për Ramën nuk do ishte i plotë, por plotësues i mandatit të lënë për gjysmë nga Nano. Ndaj në vitin 2007, pasi ishin kryer edhe ndryshimet e nevojshme statutore, PS-ja zhvillon sërish zgjedhjet për kryetar të saj, por kësaj here direkt nga anëtarësia sipas parimit një anëtar një votë.
Në zgjedhjet e 12 majit të atij viti, Rama mori mandatin e plotë të tij si kryetar i PS-së, përballe Shkëlqim Metës.
Këtë mandat Rama do ta mbante vetëm 2 vjet, pasi në vitin 2009 ai do të humbiste zgjedhjet e përgjithshme dhe një klauzolë në statutin e PS e detyron kryetarin të dorëheqjen në rast se humbiste zgjedhjet.
Rama u dorëhoq dhe do të rikandidojë sërish në zgjedhjet e 26 shtatorit, të cilat i fitoi bindshëm përballë Maqo Lakrorit.
Te tjera zgjedhje falco ne Shqipri!!!
http://goo.gl/98HLtS
Ike Edvin ikeeeee, këtë herë Maqo e ka të sigurt fitoren!
Maqo Lakrori te behet gati prape per i byjer me lakror
Kete rradhe, fiton bindshëm Maqo Lakrori
Nje mundesi, per te gjithe ata qe i bene opozite nanoiste dhe berishjane,per ta konkuruar !
Me thènè tè drejtèn njèherpèrnjèher èshtè i pakonkurueshem…
Rama do te mbese pa asnje ,mbas ketij mandati do ti hike dhe tjetri
adhahu ekber
do fitoje sigurisht Rahma me bismilah
ska nevoje per zgjedhje. thjesht ndrysho statutin. kur kryeminstri dhe kryetari i partise jane nje mandati vazhdon
Detyren e veshtire qe mori si Lideri i PS e mbylli me sukses. Tani qe ka mor detyren me te veshtire si Lideri i gjithe Shqiptareve duhet te punoje me ritem me te larte, sepse ka nje detyre me te veshtire.Qe ta mbylli me sukses dhe kete detyre duhet qe vendin e liderit te PS tja lere nje tjetrit dhe ky tjetri duhet te jete Pandeli Majko.