Ministrja e ardhshme e mbrojtjes në një rrëfim të pazakontë për të shkuarën vetjake dhe të nesërmen e saj në krye të institucionit të “burrave”. SHQUP-i, hetimi i korrupsionit të djeshëm, transparenca dhe vijimësia e asaj çfarë është e pandryshueshme në politikën e shtetit shqiptar. Mimi Kodheli premton: çfarë do të bëjmë për Forcat e Armatosura
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA
Një bisedë me ministren e ardhshme të mbrojtjes nuk është e lehtë. Më saktë është interesante kur flitet për gjëra të përgjithshme dhe e tendosur kur diskutohet për të nesërmen e drejtimit të kësaj ministrie. Mimi Kodheli vjen në një nga baret e njohur të Tiranës më herët sesa koha e fiksuar për takim. Një kohë që gjithsesi “shpenzohet” me një mori njerëzish të tjerë me të cilët shtrëngon dorën, falenderon me delikatesë për urimet për detyrën e re, por dhe për elegancën e veshjes, pa harruar të shtojë se numri i telefonit të saj personal është po ai i hershmi. Ka ndërruar vetëm aparatin me të cilin nuk është ende e familjarizuar: të vjetrin, siç kishte premtuar, e kishte hedhur e thyer në mbrëmjen e 23 qershorit sapo ishte mësuar se e majta po rikthehej në pushtet. Biseda e saj me revistën Java nuk ishte shumë miqësore si dikur, më shumë se hija e pushtetit të nesërm, tendosja rridhte nga përgjegjësitë e ndryshme të qeverisjes dhe të opozitës. Ishte e sjellshme, por me një vendosmëri që linte të hapur çdo dialog, fundi i secilit prej tyre mund të ishte një “Dakord, e lemë këtu, flasim një herë tjetër!”.
Ndodhi kështu sepse ndoshta, ideja e intervistimit pa nisur ende punën nuk i pëlqente. Ashtu si dhe vëmendja e shtuar nga tryezat përreth.
Kodheli i mbronte gati-gati me arrogancë bindjet e saj me një kontrast befasues me pamjen e saj dhe me po aq kontrast me mënyrën autoironike me të cilën përmendte moshën.
Ngjante pak a shumë njëlloj me portretin e saj luftarak prej opozitareje të hershme. Por më e përmbajtur. E bindur se çfarë kishte kritikuar dje, nesër do të ishte detyra e saj që ta bënte ndryshe. Ta bënte më mirë.
“Jemi të detyruar të jemi shumë më të përgjegjshëm se ata që po ikin. Tani gara jonë nuk është me ta, është me çfarë kemi premtuar, është garë me veten dhe shpresën tonë dhe me shpresat që i kemi rilindur shqiptarëve”, thotë ajo.
Ka disa fjalë kyçe që i përmend shpesh: transparenca, afrimi i Forcave të Armatosura me publikun, respektimi i ligjshmërisë kudo e për gjithçka, përfshirë dhe sistemin e ndjeshëm të karrierës së ushtarakut dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me aleatët e NATO-s. Kryesisht amerikanë e britanikë, por dhe me fqinjët.
Nga Gërdeci
Pothuaj katër vjet më parë, në mars 2009, në përvjetorin e parë të tragjedisë së Gërdecit, Mimi Kodheli ishte pjesë e marshimit të organizuar nga PS, një marshim në këmbë nga Tirana drejt kraterit të vdekjes. Pikërisht në buzë të tij ajo foli për makthin e shkaktuar nga politika dhe pafuqia e uniformave ushtarake për të penguar makutërinë e politikës.
Dhe më keq akoma, me përfshirjen e segmenteve të tyre në këtë tragjedi. Atëherë as në ëndrrat e saj më të guximshme nuk ishte përfshirë kjo kthesë e fatit të saj, kur ajo vetë do të jetë brenda pak ditësh, do të jetë zyrtarisht ministre e mbrojtjes. Detyrën e re e ka marrë edhe si një sfidë personale, përfshirë në sfidën politike të maxhorancës së re.
Më shumë se sa çfarë do të bëjë, Kodheli di mirë se çfarë nuk do të bëjë në mënyrë absolute: asnjë shkelje të ligjit! Nuk e fsheh besimin tek vetja.
“Në jetë nuk më kanë dhuruar kurrë asgjë që nuk e kam merituar. Madje shpesh më është dashur që për të njëjtin rezultat, të djersij më shumë e të vuaj më shumë se shumë kush tjetër që kishte një marrëdhënie më të mirë se unë me fatin”.
Ish-studente me të gjitha notat maksimale, Kodheli përmend të paktën dy herë në bisedë një shprehje të hershme: “Nuk mund të bëjë kurrë punë të mëdha në shtet ai që nuk ka bërë më parë punë të vogla”!
Dhe të tilla ajo ka bërë shumë më parë.
“E di çfarë? Nuk e kisha menduar veten në këtë post, por kur me erdhi propozimi nga kryetari i maxhorancës së re për të qenë ministre e mbrojtjes, e para gjë që m’u kujtua ishte se asnjëherë gjatë viteve të mia të studimeve, nuk i jam shmangur zborit ushtarak. Në Tiranë, në ato kohë ishte në modë që të siguroheshin raporte mjekësore për të mos mbajtur automatikët në supe. As prindërit nuk do të ma lejonin një gjë të tillë dhe as unë vetë nuk do t’ia lejoja vetes shmangien”, thotë ajo, me një ndjenjë krenarie për ushtrimin e dikurshëm paranojak komunist të llojit: Gjithë populli ushtar!
Është e vetëdijshme që është e para grua në krye të një dikasteri që nga larg ngjan si pronë ekskluzive mashkullore, por kjo gjë nuk e step. Të paktën kështu thotë.
“Kësaj radhe le të shohim pjesën plot të gotës. Lërmë të mendoj për kontrastin. Pastaj pantallonat dhe xhaketat janë pjesa që parapëlqej në garderobën time”, thotë ajo.
E shijon autoironinë. E përdor shpesh. Aq sa rrallë e jo shpesh duket sikur përkëdhel veten.
Selia e PD-së
“SHQUP-i seli e re e PD-së?”. Është shumë e përmbajtur edhe në këtë pikë dhe përdor rishtas një nga fjalët e saj kyç: “Do të ketë një përgjigje para së gjithash institucionale, në respekt të ligjit dhe procedurave, do të ketë dhe një përgjigje politike”, thotë ajo.
Pa shpjeguar më tej se çfarë do të jetë konkretisht kjo lloj përgjigjeje. Thotë se procedura e zhveshjes së Forcave të Armatosura nga kjo pronë është bërë në kundërshtim me ligjin dhe se politikisht, ajo është një lloj “ftese” nga luftëtari i palodhur i sherreve politike në Shqipëri, për të tërhequr maxhorancën e re në një konflikt të shpikur.
Ripërsërit një detaj që e ka thënë që në krye të herës kur PD-ja e qeverisë në ikje vendosi të shpërblejë veten me një nga godinat më të rëndësishme të kryeqytetit: firmën e munguar të shefit të shtabit në aktet ligjore që nevojiten. Megjithatë duket se është lënë pezull një surprizë jo fort e këndshme për përfituesit e saj. Është e njëjta mënyrë arsyetimi me atë çfarë do të ndodhë me trashëgiminë e lënë pas në atë ministri. Një nga më të sulmuarat në kohën kur e majta ishte në opozitë për ngritje në sistem të kulturës korruptive. Qoftë me pronat e shumta të Forcave të Armatosura, qoftë me sjelljen ndaj burimeve njerëzore.
“Ekzistojnë të gjitha mjetet, mekanizmat dhe instrumentet për të rishikuar të gjitha procedurat korruptive dhe financiare. Qoftë me auditin e brendshëm të ministrisë, qoftë me KLSH-në. Në këtë drejtim jemi të ftohtë dhe pa emocione. Dimë mirë se çfarë është bërë mirë në këtë ministri, nga më të rëndësishmet e shtetit shqiptar, por dimë po aq mirë dhe se çfarë kemi bindjen se është bërë keq. Nuk kemi ndërmend që mbi plagë të vendosim një fashë dhe që sa kohë plaga nuk duket me sy të lirë, të themi se ajo nuk ekziston. Thjesht sepse mbi të është kjo fashë. Është detyrimi ynë ligjor, politik, por edhe respekti për betejat që kemi zhvilluar në interes të publikut kur kemi qenë në opozitë”, thotë Kodheli.
E zbritur në nivel personal, e njohur e vjetër me ministrin aktual Arben Imami, Kodheli thotë se nuk ka pikën e dëshirës për të folur me emra të përveçëm dhe për emra të përveçëm.
“E them këtë edhe sepse jam e bindur se në një institucion, edhe kur ndodh diçka që nuk ka të bëjë me eprorin, sërish përgjegjësia është e tij. Pra, kur them se do të hetojmë veprimtari të mundshme të paligjshme në Ministrinë e Mbrojtjes, do të thotë që “nën hetim” është dhe Imami. Por politika vetëm vë gishtin, janë të tjerë institucione, është drejtësia ajo që vendos më pas për të vërtetën”.
Kodheli rreshton disa nga bindjet dhe akuzat e djeshme të opozitës për Ministrinë e Mbrojtjes.
“Kemi folur kryesisht rolin që ajo ka luajtur në procesin e tjetërsimit të pronave, në të cilin ministria ka qenë një nga aktorët kryesorë bashkë me ministrinë e financave dhe atë të ekonomisë. Po kështu edhe me mënyrën e shpenzimit të fondeve financiare prej saj. Dhe pa harruar edhe politikën me burimet njerëzore, sistemin e vlerësimit dhe ecjes apo ndërprerjes së karrierës së ushtarakut”.
Ka megjithatë një pikë delikate që ajo kërkon me ngulm të kapërcehet.
“Jo çdo shitje – blerje armatimi është trafik, siç quhet rëndom në zhargonin popullor. Është një veprimtari e rregulluar imtësisht në ligjet lokale, por dhe në të drejtën dhe detyrimet ndërkombëtare. Në rastin e Shqipërisë, të paktën nesër dhe sidomos në këtë pikë, do të ketë një bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë me aleatët tanë në NATO, SHBA dhe Britaninë e Madhe”, thotë ajo pa dashur të zgjatet më tej duke shtuar se shitja e një kallashnikovi me disa karikatorë, gjithsesi është shumë e ndryshme nga tregtimi i një kompjuteri me gjithë printer. “Përgjithësisht kjo është një botë e errët. Dhe si të gjitha zonat e pandriçuara ka shumë mundësi që shikimi i parë të gënjejë. Ajo çfarë ne do të bëjmë ndryshe është transparenca. Transparenca më e plotë e mundshme dhe e lejueshme për të kuptuar çdo taksapagues shqiptar se çfarë ndodh me këtë pasuri dhe se çfarë do të ndodhë me paratë e rivitalizuara nga kjo pasuri”, premton me një ton pothuaj solemn.
Transparenca, transparenca
Është një tjetër fjalë kyçe që e përdor pa u kujdesur dhe pa u shqetësuar se mund të bëhet monotone.
“Nuk është monotoni. Është domosdoshmëri”, thotë ashpër, kur i numërohet shpeshtësia e përdorimit në bisedë të kësaj fjale. “Transparenca nuk është bast individual apo diçka që ka të bëjë me zgjedhje individuale. Është normë ligjore dhe politike. Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se në çfarë mënyre shpenzohen paratë e destinuara për Forcat e Armatosura. Duhet të dinë se ku ka shkuar dhe ku shkon çdo qindarkë e tillë. Për çfarë u shërben shpenzimi i këtyre parave. Vetëm duke hedhur dritë mbi këtë mekanizëm sigurohet transparenca. Në vitet e kaluara, madje edhe kur qeverisnim ne socialistët tetë vjet më parë, dukej si normale që çfarë kishte të bënte me Forcat e Armatosura ishte gati-gati si një sekret mistik. Ishte rrjedhojë e të shkuarës edhe më të largët. Por në këto vitet e fundit, ministria u kthye në një pothuaj bunker. Mendoni, as deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk lejoheshin të hynin brenda”, thotë ajo.
Dhe premton: menaxhim absolutisht më i mirë. Kësaj radhe flet ekonomistja. “Lekët e shtetit nuk janë si uji i detit që nuk mbaron kurrë. Uji i ekonomisë shqiptare ka vajtur në tharje. Sepse paaftësia e këtyre që po ikin është ulëritëse. Për të thënë më të paktën e për të mos përmendur se kishte shumë lumenj parash, që ndryshe nga sa duhej të ndodhte, dilnin nga deti dhe zhdukeshin në drejtim të paditur”, përdor një tjetër metaforë ajo.
Vazhdon të insistojë tek krijimi i një marrëdhënie ndryshe të publikut me Forcat e Armatosura.
“Të të përmend strukturat e emergjencës civile. Ato që janë pjesë e ushtrisë dhe që shërbejnë për raste emergjencash apo fatkeqësish natyrore Duhet një tjetër filozofi. Duhet një tjetër qasje. Duhet të kuptohen, edhe këto struktura, edhe vetë publiku, si pjesë e një të tëre që së bashku vepron më mirë”. Dhe më pas kapërcen idenë, por pa ju ndarë konceptit të transparencës.
“Kur e marr veten me të mirë them se jam një makinë që punoj më mbarë në kushte trysnie dhe presioni. Nuk i kam problem oraret e zgjatura në punë, përveçse ato do të jenë problem i familjes sime. Dhe në ato orë do të ketë patjetër hapësira në të cilat në derën e zyrës sime mund të trokasë çdo ushtarak apo punonjës civil i Forcave të Armatosura. Këto lloj kontaktesh do të jenë shumë më të dobishme për mua sesa për kënd tjetër. Do të më ndihmojnë të njoh më mirë situatën”, thotë ajo.
Dhe në fakt, në gjithë këto ditë ka zhvilluar takime të panumërta me ushtarakë aktivë dhe të dalë në lirim.
“Më ngjan vetja si në universitet”, pohon me grimasën e një studenteje.
E nesërmja
Ka një të veçantë Ministria e Mbrojtjes dhe gjithë aktiviteti i Forcave të Armatosura.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka sjellë një sërë të drejtash dhe detyrimesh reciproke për vendin. Ndryshimet e ngjyrës në qeverisje, nuk janë aq të thjeshta për të ndryshuar gjithçka në ato struktura.
“Sepse pa dyshim gjatë viteve të qeverisjes së PD-së, edhe këtu janë bërë punë të mbara. Së fundmi është miratuar dokumenti strategjik në prill të këtij viti. Është bërë me asistencën e plotë të partnerëve tanë më të ngushtë në NATO. Kjo ka të bëjë me vijimësinë e shtetit, me ato kolona të politikës së tij që janë të pandryshueshme. Këtë javë, kryeministri i ardhshëm Rama e ritheksoi një gjë të tillë kur foli për krizën në Siri. Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me maksimumin e seriozitetit të gjitha detyrimet e saj politike, ushtarake e morale në kuadër të Aleancës së Atlantikut. Shumë shpejt dhe kjo është e përcaktuar në objektivat tona afatmesme, ne do të kemi përfundimisht një ushtri më të vogël në numër, por më aktive dhe të parametrave të vendeve partnere të NATO-s”, thotë Kodheli. Katër vjet më parë, në mars 2009, në përvjetorin e tragjedisë së Gërdecit ajo nuk kishte asnjë ide se çfarë do të sillte fati. Katër vjet më pas, ajo është e bindur se emri i Forcave të Armatosura nuk do të përfshihet kurrë më në histori të tilla dhembjeje e tmerri. E ka marrë një gjë të tillë si sfidë personale, por nuk e pranon ta thotë.
“Është sfida politike e maxhorancës së re. ne nuk kemi asnjë shans tjetër: duhet të fitojmë betejen me vetveten për hir të qytetarit shqiptar”, thotë Kodheli.
Do i lutesha zonjes ministre, Mimi Kodhelit, por edhe ju stafit te nderuem te gazetes TemA, qe te investigatoni per parate qe ministria e mbrojtjes mori nga Amerika dhe Europa ( vetem nga amerika moren 18 miljon dollar) per asgjesimin e landeve kimike ushtarake qe gjindeshin ne inventarin e ushtrise shqiptare !
Keto lande kimike ne vende qe te dergoheshin per asgjesim ne nje nder fabrikat e specializueme (ne gjith boten egzistojne vetem tri fabrika te tilla), sepse bota per ket i dha parate, u moren dhe u çuan ne nje zone malore(te pa identifikueme, ne skrapare, mirdite apoku di une) ku afer nje shpelle ngriten nje çader ushtarake dhe aty ne ate shpelle hollen gjitha landet e tmershme kimike…
…tu helmua keshtu gjith nentoken shqiptare dhe, ne nje te ardhme jo te larget,keto helme do helmojne edhe plazhet shqiptare, me penetrimin avash avash nen toke…
Keto pamje te tmersheme kriminale te derdhjes se ketyne landeve kimike, ne malet shqiptare, u dhane ne kanalet TV. te Europes dhe , po te doni do ti gjeni keto filmime…
Ku shkuan pra 18 miljonet e dollareve plus eurove qe dha Europa ?
Xhepat e kujte qelben nga keto pare ?
A do te dalin ne gjygje ministria e mbrojtjes per keto krime ndaj ambjentit dhe natyres shqiptare?
ShBA dhe Europa i dhane parate per te korruptuar zyrtaret shqiptare.
Zoti Ejel Misuli,ju po flisni per nje gje shumme te rendesishme dhe nje ndodhi te rende dhe me pasoja.Do te deshiroja te jepnit fakte dhe njerez pjesmarres.Une personalisht nuk e besoj kete ngjarje,nuk jepen leket keshtu si thoni ju,shkaterrimi eshte bere ne qafe molle ,nen kujdesin e ekipit amerikane,Ne qofte se eshte bere dhe ne zonen tuaj eshte e rende,shume e rende krimninale.Duhet te kerkoni zyrtarisht ne Ministrine e Mbrojtjes per verifikim ,ne ate ministri ka specialiste qe bejne verifikim dhe analiza dhe do japin pergjigje.Pervoja qe kam me lejon te theme se ne rastet e tjera ,lendet e demshme jane shkaterruar ne menyre shkencore.
Pershendetje,zonja Kodheli!
Ne USHTRI JANE BERE VJEDHJE MARRAMENDASE gjate 23 vjeteve!!!
Te keshilloj:
-MINISTRIA E MBROJTJES TE AUDITOHET NGA EKSPERTE NDERKOMBETARE,qe nga 1990-ta e deri me sot!!!
Te behet BILANCI midis GJENDJES FINANCIARE,EKONOMIKE DHE E ARMATIM MUNICIONEVE,qe ishte ne vitin 1990-te,LEVIZJET E BERA HYRJE-DALJE, SHITJE dhe SHPENZIMET DHE TE ARDHURAT NGA KETO SHITJE KOLOSALE!!!
Beni thirrje ish ushtarakeve,per te dhene FAKTE DHE ODE SE SI MUND TE BEHET KJO ME MIRE!!!
Ne menyre te vecante duhet te KONSULTOHENI ME PERSONELIN E ish DREJTORISE SE ARMATIM-MUNICIONEVE,ne ministri dhe VARTESIT E TYRE NE BAZE!!!
Te dhenat e tyre te BALLAFAQOHEN ME TE DHENAT E FINANCES DHE TE NXIRRET:
-KU SHKUAN FITIMET NGA SHITJA KOLOSALE E TYRE???
Te uroj suksese ne detrene re te ministres se Mbrojtjes e shpreh besimin tim se zonja me personalitet dhe dije te thella per ekonoinedo tedine ta drejtojne me se miri kete ministri qe ne vitet e Mediut e te Imamit u kthye ne institucionin me te korruptuar e shperdorim te pasurise kombetare.Transparencen per gjithcka qe eshte bere duhet ta keni ne qender tevemendjes dhe te dali ne driten e diellit e vertetae gjithckaje qe ta dije mire ky popull sesi eshte drejtuar kjo ministri nga eta ministra batakcij qe e perdoren si prone te gjyshite jo si prone e pasurie popullit.
Nuk mund te beje pune te medha ne shtet ai qe me pare s’ka bere te vogla..?! Per Ramen e ke(nga Franca Minister),per Meten(direkt Kryeminister) apo per Majkon(Zv/Kryeminister )?? p.s- dhe une jam i mendimit qe zbori ka qene nje eksperience qe do te te ndihmoje shume ne postin qe te eshte besuar..biles po t’kesh pas dhe ndonje ushtarak ne fis do ishe plotesisht brenda kritereve..
mimi xhan mbaje afer benin qe te mesoj ndonje marifet. uleni pakez hunden ,mos kujtoni se i dini te gjitha,ka zanati me shume se ato qe benit ne bashkin e tiranes.
Edhe une te uroj ne detyren e re,kujdes ne deklarata ne publik…do hetojme parate e ushtrise dmth do ktheheni ne hetuesi(Berisha thonte dikur ne kohe te shkuar do punojme me duar te pastra) mire eshte te thoni do i denoncojne ne prokurori shkeljet e bera me dashje te Imam Arbenit,eh sa shume pasuri ju ka lene xhaxhi Veri, ka 23 vite dhe prape se prape nuk mbarojne tunelet me municione per tu shitur,ne fakt edhe ajo pasuri eshte e gjithe popullit dikur ushtar me pushke druri dhe qe politikanet parate i fusin ne xhepat e tyre kur bejne biznes me gjoja cunake 22 vjecare te amerikes,urojme qe ushtrine me opinga te shqiperise ne Nato ta modernizoni ashtu si i ka hije popullit tone
Te meret ne pyetje Nenkoloneli Nustret Meleqi i bere sivjet nga Imami Nenkolonel se ku shkuan parate qe mori ushtrija jone nga Amerika per lendet kimike qe u asgjesuan, ku u asgjesuan, si e ka rregulli per asgjesimin e lendeve kimike dhe sa te rrezikshme jane per popullin atje ku ato u asgjesuan u groposen.
Te investogohen per dokumentat e zhdukura nga MM, SHP dhe Brigada Logjistike qe kane te bejne me nje sere tenderash ne nje kohe qe ato kane afate te zhdukjes se tyre.
MIMI KODHELI ESHTE NJE BURRNESH PER VET OREGJINEN, DHE DO TE DI TA FILLOJE PUNEN, PARA SE GJITHASH ME NJE TRANSPARENCE MAKSIMALE,PER TI TREGUAR POPULLIT ,SE CFAR KA NDODHUR NE REALITET ME KETE PASURI TE MADHE TE SHQIPTAREVE. MIDIS TE MIRAVE QE KANE NDODHUR KA DHE NJE FAQE TE ERRRET QE POPULLI KERKONSKJJARIM. SA PER SHUPIN TI PERMBAHET KUSHTETUTES DHE JO FRIKES PER ATAKIM ME SALIU DHE JO PD. BUKUR E THA MIMI SE SALA KERKON KONFLIKT ME SHTETIN DHE AI DUHET TIA PLOTESOJE ME RRUGE LIGJORE.KJO MINISTRI ESHTE AKUZUAR PER SHUME AFERA QE DUAN NJE SHPJEGIM PARA POPULLIT. PA TRASPARENCE NUK KA QEVERISJE DEMOKRATIKE.
sheh sheh babasheh kur ta njoC pa e sheh
Po te mos e njihja kete populll dhe te mos isha pjese e tij mund edhe te beja nje gabim dhe te kaloja ne eufori por zoti me ka dhen aq mend per te kuptuar se aty jo vetem nuk mund te kishe shprese te jetoje por edhe tani pas kaq vjetesh eshte i njejti mendim dhe as keta “shpetimtare”qe po marrin udheheqjen nuk mund ta ndryshojne mendimin qe kam patur dhe kam.Prandaj cdo shqiptar qe ngrihet ne mengjes nga gjumi qofte kryeminister, minister, kryetar komune apo bashkie nuk mendon asgje tjeter vetem si te pasurohet dhe te rregulloje familjen e vet.Jam krenar qe e hoqa familjen time nga ky vend dhe i dhashe mundesine te civilizohet ne perendim jo vetem nga ana kulturore por edhe njerezore si dhe te mos kete mundesine te marre ato vese qe ka kjo shoqeri primitive dhe e kriminalizuar ne pergjithesi.
bleni arme se jemia afer nje lufte ballkanike.
maca
E ke marre me revansh zoterote;Po kush je ti qe do te Hetosh? po pse kujton ti se shqiperia demokratike eshte ne doren e nje indiviti (si ne kohen e Komunisteve barabare qe as nuk donin te dinin per Kushtetuten shqiptare ) apo eshte ne doren e e instituteve demokratike si Gjykatat e prokurorite? me dukesh se i ke hypur Gomarit mbrapsh (jo kalit se kjo nuk ka aftesi ti hypi Kalit)kush je ti qe merr Drejtesine shqiptare ne doren tende?Spermat Enveriste rrezikshmerie madhe per demokracine shqiptare.
mos harro dhe gjunkshin se eshte me dhelpara e perlyer qe i cuan F A rmatosura ketu.
….po per parate e vjedhura ne PostTelekomunikacion nga doravete Mrika do hetoje ndonjehere Mrike Kodheli?