E kam personalisht me ty ministër i ri i Rendit, e kam edhe me qeverinë e re që betohet javës tjetër.
Të paktën nga paraqitja dukesh tolerant dhe miqësor, por ndoshta në vetvete ruan ende grimcat e hakmarrjes. Më thonë që je lab Tepelene me origjinë dhe ndoshta nuk e eviton dot gjenezën e hakmarrjes.
Gjyqet e famshme me fëmijët e Doktorit, gjobat e majme ndaj teje nga gjykatat e tua dhe të mia, arrestimi tët eti dhe përgojimi i tij nga xhada Jozefinë dhe lavirja Berishë, atakimet frikësuese jo vetëm me Kuliçin (ku mund të jetë Goni vallë?), por me gjithë klanin dardan të Policisë së Shtetit, sherret me horrat anonimë dhe provokimet e ndryshme ndaj teje… pra të gjitha këto kam frikë se të janë akumuluar dhe porsi një shqiptar ballkanas-oriental-mesdhetar-sunit-kokëgdhë-shpërthyes do të të detyrojnë ta fillosh punën që po le Flamur Noka plot mllef porsi vetë Flamur Noka.
Kam merak mos ndoshta do fillosh punën me shpagimin duke treguar dhëmbët dhe parzmoren e pushtetit e do e lesh këtë vend të dyluftohet për qejf mes xhelatëve dhe viktimave, mes krimit dhe indiferencës.
Të duhet të mos harxhosh kohë dhe nerva me hakmarrjet individuale por shtroju punës. Askush nuk pretendon që spitalet të vezullojnë nga pastërtia dhe rregulli brenda 100 ditëve të para, por rendin e duan. Kurrkund nuk do pretendohet që biznesit t’i ulen taksat si me magji, por qetësinë publike e duan. Ti ke misionin më të vështirë dhe me ndjeshmërinë më të lartë, ti do përballesh edhe me klanet e krimit dhe mafies ilegale, por patjetër do përballesh edhe me klanet e krimit dhe mafiet legale. Shkarkimet dhe emërimet, tarafet e fisit dhe të fushatës, lutjet dhe kërcënimet e kolegëve deputetë, presionet nga rrethet dhe presionet nga Tirana do të të nxijnë dëshirën dhe vullnetin për punën.
Siç e shikon dhe përjeton, dyfeku gjëmon anembanë vendit porsi në shtatorin e 1944-ës tre muaj para çlirimit. Nëse nuk vret dot njeri nuk je aspak trendy dhe nëse nuk vjedh je thjesht old fashion.
Policia e Hysni Burgajt si e rrasur në burg vetëm numëron kufomat, ndërsa drejtësia pas pushimeve të gushtit po mendon si t’ua dhjesë punën dhe aksionet e rrezikshme me bakshishet e radhës.
Tmerr duket për së largu e për së afërmi Sajmir, por bën mirë të mbledhësh mendjen dhe ti thuash Edi Ramës dhe Ilir Metës që e ke seriozisht me rendin. Mblidh rreth vetes specialistët të mirëfilltë e të kualifikuar, vishu uniformën e nderuar të policisë vajzave dhe djemve të zgjuar, trima, të bukur dhe komunikues. Bëja të qartë Brukselit, Uashingtonit, Athinës, Romës dhe Ankarasë se sakrificat dhe egoja jote do të jenë përkushtimi organik dhe serioz në përballjen me krimin.
Në rrugë do vërdhojë krimi si përherë, në parti klanet do të të çorodisin si përherë, prokuroria e Tikut ende nuk e ka marrë veten nga dekretimi i vetë Tikut në atë dikaster e kështu mos prit bashkëpunim emergjent, në parlament Sali Berisha do ta shpartallojë gojën me sharje, mallkime dhe konspiracione ndërsa uzurpimi i jashtëligjshëm i SHQUP-it nga vetë PD-ja tingëllon paksa makbethiane dhe provokuese.
Të garantoj që lehjet e Lul Bashës nga foltorja e opozitës thjesht bezdisëse do i kesh porsi qeni chiuahua i Paris Hilton-it e pavarësisht se janë në modë injoroi, injoroi.
Pra, shkurt dhe shkoqur, Sajmir Tahiri ke marrë përsipër portofolin më të rëndë e më të grisur të qeverisjes. Të përshëndes për kurajon nëse e ke seriozisht, të përkrah për maturinë nëse lëndohesh dhe ti kur skuqet me gjak vatani, të admiroj për guximin nëse s’do bëhesh palë me krimin dhe natyrisht do kesh mbështetjen e kujtdo nëse do rivendosësh autoritetin e ligjit dhe të uniformës në çdo cep të atdheut tënd, të atdheut të partisë tënde, të atdheut të opozitës tënde, të atdheut të fëmijës tënd.
Ki besim te vetja dhe te puna se paskësaj edhe Fatos Lubonja, edhe Aurel Plasari nuk do merren më me Shkëzen Maliqin, nuk do merren më as me Koço Kokëdhimën, por do telefonojnë plot konfidencë 129-n duke u ankuar:
-Alo policia? Ju lutemi na ndihmoni. Ndotja akustike e Sali Berishës në parlament ende po na dëmton sytë, veshët dhe pleqërinë!
*fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
ラブドール 男 ダッチワイフとその背後にある事実についての最も誤解の7つ
Tahiri kerkonte dhe pyeste si e donim, dhe mua me ka ngelur akoma pa u pergjigjur dhe po i them tani, se e duam te rruar, po po te rruar te paster dhe pa barke policine.
Na cave trapin o mane Berisha kshu, Flamuri ashtu, na pra mbaj sajmirin tani. Kujdes naten shiko para mbrapa se mos te
A do beje sehir Saimir Tahiri?
1. Zbardhja makabre e vrasjes se deputit Fatmir Xhindi.
2. Zbardhja makabre e vrasjes se gjykatesit ne qender te Vlores.
3. Zbardhja e vrasesve te 21 janarit.
4. Zbardhja e urdheruesve te 21 janarit.
5. Zbardhja e pergjimeve qe beri qeveria ndaj opozites.
6. Zbardhja e krimeve qe kane bere shume zyrtare te larte te policise ne bashkepunim me krimin keto 8 vjet.
7. Zbardhja e korrupsionit te gjyqtareve nga politikanet e qeverise qe iku.
Pasi te zbardhen keto ceshtje te rendesishme, atehere le te pyesi Tahiri si e duam policine, me bark apo me mjeker, te rruar apo te parruar.
Kujtojme qe te gjitha ceshtjet me lart i ka denoncuar vete PS gjate opozites, prandaj e ka per detyre edhe me shume. Por ato pyetjet foshnjore si e doni policine, tregojn qe Tahiri me Edin do merren me hajdute e xhepave dhe jo me krimet e medha qe u bene keto 8 vjete.
po te hapet 21 janari del Ilir Meta me 700 mije euro
Bravo Mane….!Tani të presim….Saim Tahirin të të kundërpërgjigjet me vepra….!
@Bravo Mira te pershendes, bashkepunimi qe i frutshem, na u zbulua pa e nisur. Ai dreq Fieri qytet llafazanesh..nejse ne bashkepunime te tjera do jem me serioze.
O mira po ata emrat Majlinda, Raimondaa, Margarita ca i kishe o vlla, po ne e lame te mos i nxirrje se jane emra te vdekurish…bo bo bo ku me fute ti mua. Gjithe jeten e kam hedhur pa lagur e tani ngeca, jo se me vjen turp se une ti e di turpin se njoh fare as friken….por ja ate vendin e punes. Ai xhevdeti ishte burre me i mire i shkreti ma kisht evende emrin BUQJA, nejse une e kam LULE BAJAME.
Detyren e ka te rende, por mbeshtetjen maksimale.
Fakti qe eshte nga Progonati Kurveleshit, te ben te besosh o Bledi, qe ky do eci ne rrugen e Trimave dhe burrave te zgjuar lab.
Nga gusmari tepelenes, sa per saktesim
Sa per kulture more “fakti” keto pyetje qe shtrove i perkasin Prokurorise ti zgjidhe se bashku me gjykaten me pas dhe jo Ministrit te Rendit. Ministri i rendit te beje detyren kur ta marri te vere rendin ne vend se jemi bere si kamboxhia. NUk levizet ne TR se shikon verdalle makina me xhama te zinj qe bejne te gjithe si te forte, makina me targa angleZe kuptohet qe eshte “ndonje loku” ne timon, makina pa dokumneta qe mbajne nganje pallaske ne kroskot “jam shteti une” te kape hajdutet, mallistat, te kape autoret e krimevete ndryshme etj. Kete duam ne “fakti” qe te ecesh ne rruge i qete pa pasur frike ti dhe familja jote, pastaj pjesa tjeter eshte pune e prokurorise.
Tarkan, krimet i ka ne dore edhe policia ti zbardhi sac i ka edhe prokuroria. Ske faj se keshtu po justifikohet Rama dhe Tahiri pa ardhur ende ne pushtet qe nuk i kane ne dore ata por prokuroria. Me kete duan te lajne duart dhe te amnistojne Saliun.
Per shembull Partia socialiste ja kerkonte Bujar Nishanit qe ishte minister i brendshem atehere qe te zbardhte vrasjen e deputetit. PD kur erdhi ne pushtet deklaroi qe do zbardhte dosjet e vjetra te krimit dhe ashtu beri futi njerez te pafajshem ne burg per krimet te vitit 97. Pra policia i ka ne dore zbardhjen sac i ka prokuroria, dhe keto justifike tregojne qe do amnistohen kriminelet e medhenj bashke me Saliun, dhe do merren me hajduta xhepash apo xhamat e zinj. Nqs nuk zbardhen krimet e medha atehere ky eshte mashtrimi me i madh i Edi Rames qe pasi amnistoi Ilir Meten tani po amniston Sali Beridhen.
Me duket se nuk ja ka me te keq, ben mire qe e kujton Saimirin.
Edi Rama i mbeshtet ata qe punon, nuk i le ne balte.
Sa per kulishet, do futen ne vrime te miut, ose ne Minieren e Bulqizes per tu fshehur si Sadami
SAIMIR TAHIRI!!
VENDIMI I PARE,qe duhet te marresh eshte:
-TE HAPET SHKOLLA E POLICISE PER POLICE TE THJESHTE DHE OFICERE POLICIE!!!
STUDENTET NE KETE SHKOLLE TE ZGJIDHEN ME TE GJITHA PARAMETRAT MORALE,ARSIMORE,KULTURORE,FIZIKE etj dhe ta kene punen ne POLICI ,PASION E JO TE SILLEN SI RROGTARE,QE KAPELEN KANE TURP TA MBAJNE NE KOKE!!!
SHEMBULL ESHTE POLICIA BRITANIKE!!!
Plotesisht dakord!
Tmerr,tmerr,tmerrrrrrrrrrrrrrr kush ben gazetari sot!Oh zot i madh!
Duhet te te t’merroje fakti qe te fandaksur trurin nje plak i perdale si Sali Berisha. Ky esthe tmerr
S.Tahiri Biri i Tepelenes dhe Laberise, Hap Syte kujdes nga Fieri mos ta prishin terezine miqte e tu CametFierak dhe ata te F.Xhindit. KUJDESSSSS NGA KAMPI MINUAR…….. E Kupton vete Tiiiiiii ku e kam fjalen.
HALLALL QUMSHTI I NANES O BLED!
“Të garantoj që lehjet e Lul Bashës nga foltorja e opozitës thjesht bezdisëse do i kesh porsi qeni chiuahua i Paris Hilton-it e pavarësisht se janë në modë injoroi, injoroi.”
http://is.gd/guVSK5
Edhe PSE jam i Majte, Edhe PSE njoh Mir pjeset e Erreta te Pasurise se Majte e Djathte sidomos te DJATHTE, edhe pse DI, NJOH ca lidhje te TAHIRIT me Fierin. Kam FRIK qe ky TAHIRI eshte i kapur qe pa nis pune. SHPRESOJME, UROJ qe mos te jet keshtu…… Shpresoj te jene Thashetheme. UROJ e SHPRESOJ per me te Miren. Ka ardh Koha per 1 Shtet te Drejte edhe te te Gjithve. Zt Tahiri, MOS NA ZHGENJE.
Shkrim perfekt. Nuk ke cfar ti shtosh apo ti heqesh.
Faleminderit Z. Mane
Biri i Tepelenes dhe i Laberise, eshte i vetedijshem per sjelljen dhe veprimet ne zbatim te detyres me shume pergjegjesi qe ka marre persiper. Zgjedhia e drejtorit te Policise duhet te jete nje nga perparesite e tij.Qe te ndeshkohen ata qe kane thyer ligjet, nuk do te thote hakmarrie. Por duhet patur parasysh se bota eshte e rrumbullakte dhe ja si erdhi tani si cjapi te kasapi,Kuliçi me shoket e tij.Qe te vendosesh rend dhe drejtesi, duhet te ndeshkosh ata qe kane shkelur ligjet. Urime Saimir, Urime.
Nuk po kam durim ta lexoj deri ne fund artikullin sepse qe ne fillim duket se çfare shkruan ti por nje gje e vertete eshte populli don ren dhe qetesi, dhe kete rend dhe qetesi nuk vihet duke shfrytezuar bijt e nenave qe sot jane police duke i paguar ne menyre qesharake te cilet do ti futni ne lufte me krimin e korrupsionin i cili eshte instaluar ne kete vend, nese juve nuk do ti plotesoni kushte minimale policise se shtetit mos prisni me shume nga policia,ata djem nenash nuk kane lindur vetem tu sherbej ju politkaneve se here qe juve doni te zbatoni politiken premtuese elektorale te tuajen, dhe ju zoti artikulshkrues nuk e shkruani nje fjale per policet ,sikur rendin do ta vendose Sajmir Tahiri,jo rendin e vendosin policia e shtetit ne baze te ligjit duke i plotesuar kushtet e domosdoshme asaj dhe jo duke lehur nga tribina osa neper gazeta,
O Baba Mondi…..,po lexoje njëherë dhe pastaj shkruaj…..!
Bravo Mane.
jepi saimir,ligjin perpara se po te ishin trima keto qe mbajne arme dhe fryhen,enveri dhe disa politikane nuk do i benin kaq deme vendit.
Te lumte, te lumte, te lumte Bledi! Bej dhe nje tjeter, por drejtoju Popullit qe te mblidhemi te gjithe dhe te ndihmojme sadopak ne zhdukjen e krimit,se duke u mbeshtetur nga populli dhe rezultatet jane me te shpejta.
Po xhaxho eshte e vertete, gjithshka buron nga populli. Qeverria nuk e krijon dot rendin po nuk u ndihmua ng apopulli.
po te ishin trima keta qe bejne rendin lesh, do kishin heq qafe veken dhe berishen, po jane burreca. Tregoji dhembet o shtet dhe shihi si shurrohen ne breke.
“Më thonë që je lab Tepelene me origjinë dhe ndoshta nuk e eviton dot gjenezën e hakmarrjes”.Kjo nuk eshte aspak e vertete Bledi.As per Labet dhe as per nje Shqiptar tjeter.Ceshtja e Hakmarrjes eshte shume komplekse dhe teme shume e veshtire per tu argumentuar.Ja ke futur kot ne kete rrjesht plako.Mos u merr me krahinat,por me Individin,se jemi ne vitin 2013-te.E kuptoj qe e ke thene me Ironi dhe kjo shprehje te eshte dashur per te ndertuar arsyetimin.Megjithate jam i mendimit se Sterotipet jane gjithmone te gabuara dhe dashur apo pa-dashur hedhin rrenje negative.Pershendetje.
Jam shum dakort me komentin tuaj miku im Labi Vlora.
Bledi, leri krahinat-Dardanet dhe Labet dhe mos kerko kaq shum gjera prej Sajmirit se ja shtive friken akoma pa u ulur.
Sajmiri i vetem ska çfare ti beje krimit,problemi qendron tek Mentaliteti yne i kultivuar nga viti 1991,qe eshte Pasurimi me çdo kusht dhe me çdo mjet,deshira e madhe per tu pasuruar pa punuar.Te kujtohet premtimi i Berishes per Cekun e Bardhe,krijimi i Firmave Piramidale dhe tani i Kazinove te llotove dhe bixhozit.
Njerzit po vriten rrugve nga mosfunksionimi i shtetit ligjor.
Nuk po vrasin as nga urija e as nga varferia.
Po vrasin nga xhelozia,smira ,gryksia,urrejtja,egoja e semur.
Nje djali shqiptar qe ja vrane nene ne VLORE kerkon ndihmen e shtetit gjerman,dhe policia shqiptare ose ka frike ose eshte pjese e krimit,dhe nuk i ndihmon hetuesit gjerman.
Ne cilin vend te botes jane shitur mbi 500 femije dhe qeveria nuk piptin??
Jemi nje popull i vogel dhe e kemi kapur se mbrapshti demokracine.
Se na mashtruan,na genjyen,na turbulluan.
Tani jeni te lire te beni çfare te doni,..Shqiperia eshte e juaja ju tha shqiptarve Sali Berisha ne 1992.Dhe ne ju versulem tokave te bukes,bregdetit,prones publike,dhe filluam te ndertojm pa kriter.
Sot jemi ketu ku jemi.
Ekologjikisht nje vend i shkateruar,Ekonomikisht te bastarduar.
Qeveria e Re e Edi Rames duhet ti drejtohet shqiptarve me nje mesazh te qarte.
Rendi dhe qetsia nuk vendosen me dhune dhe me kamzhik.
Nje popull i kulturuar dhe puntor prodhon me pak kriminela dhe vrases.
Duhet nje edukim dhe perkushtim duke filluar qysh ne shkolla,duhen hapur vende pune,duhet angazhuar nje ekip specialistash ne polici dhe jo Barkmedhenjsh e gryksave.
Vetem te gjithe bashk, mund ta mundim krimin dhe t’ja ngushtojme fushen e veprimit kriminelve.
PER KETE KA TE DREJTE LABI O Z.BLENDI,PER HAKMARRJE SHQUHEN VERIORET NESE I REFEROHEMI GJENEZES,PER TE TJERAT SHUME BUKUR I KE SHKRUAJTUR
ore Bled legeni… labi nuk vuan nga gjeneza e hakmarrjes prandaj mos e lesho shume gojen. Labi eshte burreror dhe luftarak dhe vetem ato jane arsyet pse ka reaguar ndaj cdo padrejtesie dhe jo se ka shpirt hakmarrje
Dori do me pelqente ta kishe kuptuar Bledin qe ka dash te thote qe me labin si cdo shqiptar beji llogarite mire. Ai nuk te shkel ne kallo por po e shkele bej llogarite mire.
Bledi Mane je i madh. Kemi nevoje per disa Bledi qe te bejme kete vend te dashur qe na e shkrehen, percunduan e rropaten, e vodhen e shkretuan, e shkaterruan dhe e dogjen, e diskretituan dhe e nxorren ne treg. Kam bindjen se kjo toke ka bij e bija qe do ti sjellin zhvillimin e krenarine, bukurine e lavdine, kulturen e tolerancen, qyteterimin e dashurine per kombin, urrejtjen e ndeshkimin per spiunet, kriminelet e tradhetaret.
GO AHED BLENDI MANE I MADH!
Po mire ore Mondi,keshtu si llafos ti i bie me mire, ore ke pare ti qe se paske keq ti more koke karafil! Atehere pse te heqim drejtuesit e policise se simbas teje qenkan ne rregull keta ok ndrojme policat se keta e paskan fajin. Athere te rekomandojm ta lexosh artikullin deri ne fund.
Keto qe thua zoteri mire qe i thua se na dhemb te gjitheve,por me mire thuaja E.Rames se AI eshte A-ja dhe ZH-ja per gjithcka dhe aq me teper per rendin.
E ke goditur o Bledi..Sajmir, ke punen me te rende dhe duhet te reflektosh me profenializem…Bashko policine dhe beje nje trung te vetem…Mos u merr me njerezit e kalbur politikan dhe beje policine grabiqare kundra luftes se klaneve mafjoze..Duhet ti shkaterrosh..Jipi uniformes blu karakter dhe respekt..Qe kur te flet policia dhe ti shkruaj tiketen ligjshkelesit mos te dali nga makina dhe te vertiti duart sikur jane viktima dhe po flasin me shokun e tyre..Pajisi uniformat blu me te gjitha materjalet qe perbejne nje personalitet kur del nga makina e policise..Mesoji policet qe kur flasin vetem ata te degjohen dhe mos te degjojne brrockullat dhe alibite e kota te njerzve..Merr police te kapur fizikisht dhe me norma impresuse..Hiqe hakmarrjen personale sepse vendi ka probleme te renda ligjore qe jane me serjoze se ish mllefet e tua personale me disa injorant..Tregohu tolerant dhe koha do bjere ne anen tende…Perqendrohu ne c’fare do kryesh se ke nje PROBLEM MADHESHTOR…
Urime z.Blendi shume i bukur shkrimi juaj
te lumte bledi. te pershendes si gjithmone per saktesine dhe thenien e gjerave cope dhe popullorce. une per vete kam besim te madh tek kjo mazhorance dhe tek kjo qeveri.
I nderuar Mane!
Respekt per shkrimin tend. Duket qe te dhemb vendi yt. Bukur mire. Veç kam bindjen se Z. Sajmir nuk do te merret me gjera personale, pavaresisht se s’ kane lene gje pa i bere atij personalisht per t’ i mbyllur gojen per denoncimet qe u bente aferave te ndryshme e te pafund, ish kundershtaret politike. A e di pse? Pikerisht asaj qe ju i kini friken, se eshte nga Tepelena.
Z. Mane! Nga statistikat e kohes se Zogut, qe per hir te vertetes lulezonte vllavrasja e hakmarrja, Tepelena dhe Mirdita ishin bash ne krye, ne vend te pare, per hakmarrje e vrasje. Por po te shohim sot, pasi e futi “i pazvendesueshmi” kete plage te mbyllur, Tepelena eshte 0 %, kurse Mirdita eshte 300 %. Ja pra qe duhet ta heqesh ate merak te ligjshem qe te mundon me te drejte. Tepelenasit e kane lene mbrapa kete njolle te vjeter, ia kane lene te kaluares, nuk e “praktikojne” tani…
Ai duhet te luftoje fort, te godase fort krimin, legal e ilegal. Po u realizua kjo, gje qe une kam shume besim, ai do te beje qe keta te “fortet” qe na drejtuan per kaq vjet te bien si gjethet ne vjeshte.
Policia eshte shteti. Si nuk shoh nje polic te bukur, xhanem? Heqin kembet zvarre e si me kurriz. Mbase eshte ne mode per te qene kurrizperkulur para shefave qe i kane vene. I thua mire, te zgjedhe ajken e djemve e vajzave shqiptare, te perkushtuar, te mesuar, te edukuar e te kulturuar…
Une kam besim. Ministri i ri (shume i ri dhe ne moshe e me vitalitet) do te vendose rregull. Krimi ka pushtuar vendin. Edhe Ali Pasha para 2 shekujsh i zhduku bandat, kurse banda e ish qeverise, jo vetem nuk i zhduku, por i stimuloi. Mbase keshtu e kishin marre detyren nga padronet qe i komanduan e u sherbyen, duke bere nje rrupalle shtet.
Le te besojme se nuk ka gje qe s’ behet e s’ arrihet. Mjafton qe zemren ta kesh ne koke, siç thoshte Napoleon Buonoparti per udheheqesit. Me respekt nga Rezo.
o Bledi degjohe plakun; ti mose i bjere verdall e verdalle po i thuaje keti cunaku-ministr TROC…Une si plak i them Sajmirit nese nuk ke fuqine te arestoshe Salin, Lulin me shoke ne 16 Shtator…,ri ne shtepi dhe ha-pershesh si pula per vitin e ri….
O Djale Blendi Edi Rama ka pranuar dhe firmosur aresten e Salies e te Lulit me shoke…, nese Edi nuk E bene, Edit i flakerin karikja brenda 30 diteve…, Dhe ate qe do te beje populli nuk e beri as populli i Libise, zvarre vetem Gaddafin. Kurse na populli do te heqem zvare ne sy te Sales “Argiten,Shkelzen,Sllobodanken-Lirin” DHE ME PASE Edi,Meten me shoke, a done me….
bukur brravo ,no coment
te jumte palla bledi si gjithmone ne rreshtin e pare.te shohim cfare do bejne
hajt Hitler perpara rroft partia e l.b.
he more ne leberit e kemi ne gen hakmarrjen mo… pse beni si vagincka te lenduara, ta pranojme me krenari madje. koke lashe koqe mora oops me falni koke lashe koke mora.
O Albanistan @ Te lutem ake ndonje mami apo moter te bukur te ma mari gojore.ore ska problem edhe gruan po te kesh e pranoj te ma mari gojore .e xhan
rrojt shoqi ima e ngusht jozefina tapalli perpara.
O Mane po nese ke 2% neurone ne tru duhet ta kishe kuptuar prej kohesh qe je nje idiot patetik dhe nje shkronjes i deshtuar. Po mbase malli i Lazaratit ty te bind per te kunderten. Ik ore deshtak e bej ndonje pune ne jete, ndryshe mos na hap barkun. P.S. Te mbaruan hit parade qe shkruaje dikur qe te merrje ndonje lek? Si bie fjala ato zyrat e avokatise se familjes qe ketu i shisje per gje te madhe?
JOU ARE DRUNK?GO HOME JOU FUCKIN BEACH!
per mendimin tim sajmiri duhet ta filloj punen duke e vendosur policine ne gjendje te jashtezakoneshme per te siguruar qetesine,pasi policia eshte jashte kontrollit ku cdo dite po vriten dy-tri qytetare
Ky ,Manja, nuk paska prit sa ti dal mire pija ,po na qenka perveshur punes ,si jevgu sumes !
Or ,gazetar trap,ti nuk fiton dot pike duke ironizuar ,perqeshur ,tallur apo share nji minister qe nuk ka merre akoma detyren !Nuk e kuptoj se cfare kerkon ? Apo e ke nga sigurija qe kjo qeveri do te jete 100 here metolerante dhe demokratike se e Fatos Nanos,se ndryshe nuk mund te shpjegoj pse te kane dale kaq shume pleshtat ne jake te kemishes !
Z TAHIRI URGJENT DUHET TE KAPEN KRIMINELAT QE JANE NE KERKIM ,ATA PAGUAJNE SHEFA POLICIE ,E PROKURORE ,PRANDAJ NUK KAPEN ,PO SU BE KJO DO TE THOTE QE TI DO JESH PALE ME KRIMIN,NE BESUAM TE RILINDJA ,FJALEN TONE E DHAME NE 23QERSHOR .TANI ESHTE FJALA JUAJ QE POPULLI JU BESOJ
NE krye te komisarjateve te vendosen ushtarake me shkolle te ndershem kerkues ndaj punes.Atyre tu kerkohet llogari per cdo gje,ata te largojne nga puna policet e pa afte te korruptuar qe rrine kafeve ne orare te punes qe mbajne kapelet ne dore e nen sqetull kur ecin rruges qe punen e shtetit e quaj angari per te mar pensionin.kontrollet qe gjoja u kujtua burgaj tani te jen ne cdo koh si nga poshte dhe nga larte,diten dhe naten.
Kaq shpejt e krijuat forcen DELTA, o Saimir. Brenda javes 5 te eleminuar. Vetem sot dy. Kane filluar te fshihen kriminelet dhe mafiozet, ndryshe… Dy veta me motorr… ose nga nje makine… ne Bulqize… u zhduk makina… ne Bulqize… Forca DELTA!
He more Mane ziu.
Qenke ne hall te madh zotrote per Rendin. Po perse valle e ke merakun me rendin? Mos ke ndermend ndonje kontrabande me ate miellin e shkrete qe nuk heq dore dhe do ta kesh mire me Tahirin?
Po c’ne Tahirka bre Mane. Tahirka do te mbushe breket, me fale xhepat duke siguruar trafikun ilegal te barnave te bixinesit te Nenes dhe Bashkimit.
Ti e quan Tahirken nga Tepelena. Po jo bre cne bre tine.
Tahirka eshte pe Tirane bre.
Mo z.Mane, perse nuk e fton Tahirken te rregulloje ato punet e ngaterruara te Kishen dhe Pallatit te kultures ku jeni edhe Drejtor zotrote.
Se fundi, ju Z.Mane me jeni dukur shpesh here si trim dhe kurajoz. Me sa duket te paska zene frika dhe do te sigurohesh nga Tahirka. Jo mo derbardhe, i mjere. Tahirka po ruajti bizneset e Ramkes me shoke, do te jete ne rregull. Sa per te tuat, mos prit kot.
Desh me shkau, mesa duket, keni ndermend te kerkoni ndonje pune ne ministrine e Tahirkes apo te punesoni ne polici disa nga djemte e Permetit, kjo po, do te ishte nje gje e mire. Por mos te veje mendja qe ata te gjore te paguajne bakshishin me nje vit rroge sic e beni andej nga anet tuaja.
Sajmir Tahiri, Blendo duhet qe te filloj nga standartet brenda uniformave. Jane shtuar policet barkmedhenj qe mllaçiten gjithe diten rrugeve. Njerez te tille jo qe jane krejtesisht te paafte shendeterisht por edhe nga pergatitja atletiko-fizike. Bejne vrap breshke. Le te shikoje policine e Europes dhe te amerikes ku jam une,ku jo çdokush qe nuk kap standartet vesh uniformen. Jane bere te peshtire policet qe ngjasojne me rrogaxhinj shteti. Vendosi metrin ne bel dhe mbajeni standart. Duhet reforme e thelle…
O zotri Billi @ Per dieni sajmiri nuk e ka mar detyren akoma.por ti si mendi nuk e ke keq duet nje polici civile e fsheht ti eleminoj kriminelt e mafjozet mos arin ne gjykat kete do e sala me shok.keta qe jan vrar keto dit gati kan qene te gjith me precetent penale.mafjos e te kerkuar nga policia.SI MENDIM NUK E KE KEQ TE DELTES SEKRETE TI BRAVO NJE MENDIM I MIR PER SAJMIRIN.
Populli shqiptare eshte mashtruar nga te gjitha krahet politike, qofte kjo e majta apo e djathta. Keta, te gjith, te pakten deri ne 20113, kane ardhur ne pushtet me genjeshtra dhe premtime boshe, kane mbushur xhepat me leke dhe mjere populli shqiptare. Sa do doja qe te ekzistonte nje politikane, nga 90 e keteje, qe ta doje populli i vete, ashtu sic duam dhe flasim per Skenderbeun, Ismail Qemalin etj. A mund tu afrohet Rama ketyre emrave te medhenj? Mba premtimet dhe mos shiko shume larg, Edi. Nuk na duhet sesi funksjonojne gjerat ne Amerik appo diku tjeter, por shiko fqinjet tane si Sllovenia, Croacia, Mali i Zi e Greqia qe jetojne ne bekati, sepse ka ligj, sepse ka shtet.
Bravo Bledi Mane…trashegimtar i Frasherllinjve.
saimiri i bindet vetem kocos keshtu qe kot e keni. pyesni pak andej nga saranda…
Te kete rend nje hère sa per fillim ne polici:te mesojne se duhet me qe master,pa mjeker,me uniforme si duhet…
Pastaj duhet me i mesu policet me thane si dikur zoje e zotni njerezeve edhe peremerin Ju ne vend te ti….
Pastaj me thane miredita,rruge te marr,urdheroni etj qe te zbutet toni rrugeve e civilizimi te duket se ka filluar…
O bled paske fillu gazetarine? Ej po sikur ke qene ashu kshu si mafioz para ca vitesh. Apo e kam gabim?
….NDERSA DREJTESIA MENDON SI TUA DHJESE PUNEN DHE AKSIONET E REZIKSHME ME BAKSHISHET E RADHES…ketu me ri o Blendi djali…e di ate tregimin e vjeter me Solomonin,se si ju pergjigj filozofi Grek,se sa do jetonte dinastia e tij? Solomonii çuditur e pyet perse,si ka mundesi kjo dinasti me keto pasuri,me kete ushtri te thermohet kaq shpejt?
Mbreti i madh,dinastia juaj do thermohet,se kudo ne pushtetin tend,ka gjykate dhe gjykates te koruptuar,asnjehere nuk jepet drejtesi,pa paguar,dhe fiton ai qe paguan me shume….
KETU DUHET TE NDALENI JU ZOTI BLEDI,JU ZOTI MERO,JU ANALISTE,JU GAZETARE(me falni gazetare jo kroniste qe bejne artikuj si u thote pronari i gazetes dhe televizorit),ju deputete( vetem Erjoni degjohet te bertase,te tjeret si te PS dhe PD,po bejne planet,se ke te aferm,ke mik,ke bizesmen do ndihmojne) duhet te jene te paret kunder ketij fenomeni te drejtesise.PRANDAJ SADO TE LODHET,SADO ME NDERSHMERI,SADO NJEREZ TE AFTE TE KETE,SAJMIRI DO DESHTOJE,PO NUK U PASTRUA DREJTESIA NGA HALABAKET,MASHTRUSIT,SEKSERET,TE KORUPTUARIT.
filloi dhe ketu censura !!!!!!!!!!!!!!!!!!! ?
porsi qeni chiuahua i Paris Hilton-it………..
ha ha ha je i madh!
Je superi madh Bledi mane.TI je mendja dhe zeri i vertete i nje populli qe meriton po kurre nuk merr ate qe meriton.
Ti ke bere nje lutje private ne emer te te gjithe neve qe shikojme nga shtepite tona se si cdo dite vriten njerez dhe qe kjo gje na eshte bere normale * le te themi(.
Une kam votuar PD po mqs ne pushtet eshte partia tjeter, i uroj pune te mbare dhe ministrit ne fjale te na perfaqesoje jo si partiake , jo si te maxhorances apo opozites po si qytetare te shqiperise.si te barabarte. urojme me zemer te njejeme [er[jekjene shtetit per te luftuar negativitetin pa mohuar perpjkejet e bera me pare.
Ja dhe nje keshilltar per rendin!!!! Eshte bere edhe ky si Erion Brace, derdellit dite e nate. I mbeti ora tek urrjetja per Berishen e kujton se do ngopemi me largimin e tij. Mbase e merr Tahiri ne kabinet si Rama Maliqin. Fate Velajn, apo t etjere qe sjell nga jashte per “t’i sherbyer atdheut”.
hahhhahaahh
KOMPLIMENTE BLEDI per artikullin,por kujtohu se ne SHQIPTAREVE duhet te na i mbash shkopin mbi koke qe mos te gabojme fundja dhe ne BOTE PER TE RESPEKTUAR LIGJIN dhe jo MALIQIN keshtu eshte vepruar,prandaj ketyre qe fituan duhet qe çdo jave te beshe nga nje artikull per krimet ,vjedhjet,shitjet e teritorit,etjqe ka bere klani i shpellareve,se po su luftuan qe ne fillim do ju hane si kanseri nga brenda trupit.
fjala labe populli e perkthen te la bese,labe i pabese e thone vlonjatet
Ska mbet injorant pa bere gjuhetarin. Ti je i fundit ne rradhe
Hale! Lum si ti qe e i cfare je. Por te siguroj qe nena jote,gruaja,vajzat dhe gjithe gjinia femerore qe permban fisi yt kane mendim te ndryshem nga ty. Pyeti po deshe.
C`eshte ky shkrim, a thua sikur ka dale nga ndonje mejhane ku mblidhet ndonje grup “alidemsash”?
-Nigjo ti, mos na u bo si trim tepelene, veni men kokes dhe shtroju punes, tangerlliqet leni, se te hane kaptinen, o cun!!!!
-Po lene o Bled se o cun per s`mari, llomotit tjetri me gote ne dore.
-Jo per gjo, por du vetem sa me i kujtu disa gjona, e ke vet parasysh.
Ky do te ishte perkthimi me i mire i ketij monologu te Bledi Manes plot zgjyre tavolinash me kocka berxollash dhe dopjo rakish dellinje.
Dhe kush te thote shtroju punes?
Bledi Mane, shef i seksionit te kultures ne Pallatin e Kultures ne Permet!
Me tej nuk po e zgjas se perfundimi ndoshta eshte i qarte per disa.
claus nuk qeke keq dhe ti ne te shkruar. bled mane nuk ka qen ndonjeher tip qe pi raki dhe ha paidhaqe. si lexus i bled manes te eshte kthye ne urejtje dashnia per bledin po ska gajle shkencerisht je ok. shko ne permet shiko si dhe ku punon bled mane e manej folim. te fala erles claus
Shkrim i perkryer !
Oooo MANE, kisha re kisha lere RENDIN dhe Sajmon se te keputen kryqet.
I nderuar gazetar populli ka nje shprehje “nuk behet vreshti me urrata ,por me shata dhe lopata “prandaj ,leri keshillat per Tahirin .Ti urojme pune te mbare ne detyren eveshtire .dhe ti i nderuar gazetar mire ben qe te sensibilizosh gjithe popullin ,pa dallim ideje ,qofte i majte apo i djathte ,qe te kontribojme sejcili per vendosjen e shtetit ligjor .Ndryshimi duhet te filloj te sejcili prej nesh .Se me kete anarshi qe eshte ber ne Shqiperi ,jo Sajmir Tahiri ,e Edi Rama ,,,por vallahi ,vete Perendia te zbrese ,,,,e ka shume te veshtire .