Cyrus: Jam nudo sepse jam e trishtuar

12 Shtator 2013, 18:23Lifestyle TEMA

Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në fillim të javës me videoklipin e këngës ‘Wrecking Ball’, ku shfaqej krejtësisht nudo dhe Miley Cyrus ka shpjeguar se lakuriqësia e saj ka një mesazh shumë të thellë e personal.

Këngëtarja 20-vjeçare ka thënë se ky videoklip është një simbol i gjendjes së saj kohët e fundit.

Në një intervistë radiofonike për ‘Z100”, Cyrus theksoi: “Video është më e thellë nëse njerëzit do të shohin përtej lakuriqësisë sime. Unë shfaqem nudo sepse jam e shkatërruar. Kënga është një baladë pop. Shumë njerëz e gjejnë veten tek një këngë e tillë.”

Cyrus e pranon se fakti që shfaqet nudo mund të bëjë publikun të mendojë se ka kërkuar thjesht të tërheqë vëmendjen.

“Realizimi i videoklipit ka qenë një eksperiencë e fortë emocionale. Nëse njerëzit përdorin imagjinatën, dallohet që unë jam shumë e trishtuar në këtë video. Kjo duket nëse sheh sytë e mi.”  P.K

14 komente në “Cyrus: Jam nudo sepse jam e trishtuar”

  1. Xha Barka says:

    Po pse nuk na e the qe ne fillim kete,se na le kaq dite pa gjume…

    1. Dean says:

      Hahhahahahahahhaaaaaaaaa……
      Pa lene mo ata qe nuk kan buk me honger se sa te trishtuar duhet te jene?
      Kjo eshte IDIOTE,mo xha Barka,po mjere keta te TEMA-s qe nuk e njofin dhe e japin here pas here sikur te ishte Princess of Wales.

    2. mirel says:

      Hahahahaaa, sa kam qeshe, tani me doli gjumi ne fakt

  2. maqo says:

    Po cke moj qe je e trishtuar, ti duhesh cuar me tre turne te punosh ne metalurgji edhe ta shikosh sa e trishturar je pastaj.

  3. net says:

    po kjo si laraske! eshte nudo se e shte e trishtur ,merre dreq merre kjo rini.

    1. raimondi says:

      Eshte rini e aksioneve ..lol ,

      …qe benin mbremje ne qendren e fshatit ku i binte ceftelise Ahmeti lol

  4. hipnotizuesi says:

    Pse je e trishtuar moj zoçke, mos ndoshta ngaqe je 20 vjeç, mos ndoshta ngaqe ke me shume fame sesa meriton, mos ndoshta ngaqe ke me shume pasuri sesa meriton, mos ndoshta ngaqe ke me shume fat sesa e meriton?…korba ti ç’te paska gjet keshtu!!… ishalla tash qe i hoqe breket te kalon trishtimi i embel dhe na ngjitet ne qe jemi kaq te lumtur ngaqe s’na kane rene ende ne koke ato halle te renda qe ke ti…

    1. Wendy-B says:

      @hipnotizuesi
      E shikoj qe ke deshire ta ndihmosh emocionalisht kete zocke qe ka humbur lumturine.Pse nuk i ofron nje seance hipnotizuese, e mbase ajo ta tregon shkakun e kesaj palumturie. E mbas diagnostikimit i jep dhe keshillat e duhura..lol
      Pa shaka tani, kenget i ka te bukura, dhe kjo e fundit ishte vertet rrefim emocional.Vidio porno e gjalle. Ia hoqi trunin adoleshenteve nga 12 deri ne 50 vjec.Po kalon nje periudhe “rrebelimi” si pasoje e fames qe ne moshe te vogel.Shpresoj qe familja dhe miqte ta ndihmojne ta kaloje kete periudhe “kerkimi te vetvetes”.

  5. LOLA says:

    hahahahahhahahahhahahhah hipnotizuesi me shkrive

    kjo eshte si shejtan me rroba dhe jo me nudo qe ta shpif veremin vetem te dashurin e ka king se vete eshte vari leshte

  6. Ilir says:

    Hej njerez shqiptare mos u tallni me njerezit qe vujne ne menyra te ndryshme. Michael Jackson ishte i pasur por i trishtuar sepse nuk mund te flinte deri ne ne vdekjen e tij nga anesteziket per te pasur pak gjume. Helmoi veten me anestezik per te provuar gjume te thelle qe nuk e arrinte asnjehere. Kjo vajze e re mud te kete pasuri por ajo ka thene qe fle vetem 45 minuta ne nate. Juve qe beni komente ndoshta flini nga 8-12 ore ne nate dhe nuk mund te kuptoni nje njeri qe nuk mund te flere. Eshte thene qe edhe nje mbret dorezon mbreterine per gjume. Ju lutem shprehni respekt per njerezit qe jane te sinqerte. Perse ka dale lakuriq, ajo eshte nje zgjedhje e cdo personi dhe mesazhi qe desherojne te percojne. Edhe nje here resepktoni njerezit qe vuajne.

  7. ELONA says:

    sa mbrapa qe qenke ne koh se metalurgjia seshte me e koheve te vjetra

  8. agim says:

    ti ne metalurgji ke pas mamin qe punonte qe hiqej trishtimi kur ikte punonte ne metalurgji.

  9. mirel says:

    Ajo thote sy te trishtuar, ndersa mua me duket si pallua

  10. Billy says:

    Ee! Po ne shqiperi qe shumica e femrave jane te trishtuara, pse nuk dalin xhiro lakuriq? Pa le meshkujt, me palle sheshit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje