Siva Kaneswaran:"Rihanna ka nevojë për pushim"

12 Shtator 2013, 10:02Lifestyle TEMA

Anëtari i bendit “The Wanted” Siva Kaneswaran dëshiron që Rihanna të pushojë për pak kohë nga muzika.

Këngëtari 24 vjeçar beson se krijuesja e hitit “Stay” ka nevojë që të pushojë një vit shkaku i orarit të ngjeshur që ka pasur. Ai beson se jeta e saj lidhet vetëm me punën dhe mendon se ajo e meriton pak pushim nga industria muzikore për t`u fokusuar në jetën e saj.

“Sinqerisht, ajo është shumë e mirë. Nuk kam ndonjë fjalë të keqe për të”, ka thënë ai për “Digital Spy”.

“Ajo arriti sukses me këngën e saj të fundit dhe meriton pak pushim pas publikimit të albumit. Ajo publikoi këngë pas kënge dhe nuk mund të ndalet. Ajo po punon çdo ditë të javës”, ka shtuar Kaneswaran.

“Kam menduar se orari jonë është i ngjeshur, por i saji është shumë më i rëndë se i yni!”, ka shtuar anëtari i “The Wanted”.  P.K

 

3 komente në “Siva Kaneswaran:”Rihanna ka nevojë për pushim””

  1. elona says:

    Rihanna vetem kur te bjere ndonje dite shakull ne skene e te rrije nja dy muaj koma,aq e ka konsumuar dhe degraduar veten.

    1. wwwanticccooeeeennnn says:

      lona
      ta merr mëndja se e ka në dorë rihana??
      ta merr mëndja se ajomund të vendosë nëse do bëjë pushim apo do të këndojë??
      motra ndonjëherë janë të thella këto punë!!
      ndonjëherë nuk janë këta “yje” që vendosin për fatin e tyre,por janë ata që i mbajnë nën kontroll!!ata që i kanë krijuar,që i menaxhojnë!!
      shpesh rrethi i muzikës është një lloj ndërmjet prostitucionit të detyruar dhe skllavërisë moderrne!!
      krijuesve të rihanës i duhen paratë dhe jo rihana o shëndeti i saj!!ajo është pata që pjell vezë të arta,duhet të pjellë për të ngopur të tjerët!!

  2. Wendy-B says:

    @wwww
    Mese dakort. Rihanna e ka zerin fantastik dhe kenget njera me te bukura se tjetren. Eshte vajze e talentuar, por vulnerable dhe mbi te gjitha e “pasukseshme” ne jeten personale. Shpresoj ta gjeje vetveten se shpejti , para se ta “shtrydhi” presioni i kesaj industrie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje