Tahiri mbledh drejtuesit e policisë: S'ekzistojnë më të paprekshmit (VIDEO)

16 Shtator 2013, 12:20Sociale TEMA
Tahiri mbledh drejtuesit e policisë: S'ekzistojnë më

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e nisi detyrën që mbrëmë, kur takoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, duke i kërkuar një plan masash për situatën e rendit në vend.

Më pas ai bëri edhe një inspektim të beftë në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë.

Ndërkohë sot Tahiri mblodhi të gjithë drejtuesit e policisë në vend.

Mësohet se në mbledhje nuk ishte i pranishëm Erzen Breçani, zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, i famshëm për qëndrimet e tij ekstreme kundër mazhorancës së re.

Nuk dihet nëse kjo vjen për faktin se Breçani nuk është thirrur, apo ngaqë ai ka dorëzuar dorëheqjen.

Më herët është raportuar se edhe Agron Kuliçaj, zyrtari më i përfolur i Policisë së Shtetit, ka dorëzuar dorëheqjen.

Në fjalën e tij, Tahiri theksoi se situata kriminale në vend është alarmante dhe një emergjencë kombëtare.

Ai ka garantuar mbështetje pa kursim për drejtuesit e përkushtuar të Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se nuk do të ekzistojnë më të paprekshmit.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk do të tolerohet e nuk do të funksionojë, pasi ligji është një për të gjithë.

Kryeministri, qeveria e koalicionit dhe unë personalisht, do mbështesim pa asnjë kursim drejtuesit dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit. Keni mbështetje maksimale për të bërë atë që ju ngarkon ligji, atë që presin qytetarët. Mbështetje e pakushtëzuar për të gjithë ata që detyrën e justifikojnë me punë dhe punën e justifikojnë me vepra. Nga sot, unë pres që të jepni maksimumin tuaj, pa orar, pa kursim, pa kompromis. Qytetarët presin siguri, ne duhet t’u japim siguri. Qytetarët presin të mos ndihen të dobët e të pasigurt, sepse gangsterët dhe të paprekshmit u bëjnë karshillëk.

Po e deklaroj këtu për ju dhe për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit, askush prej punonjësve të Policisë së Shtetit në përmbushje të detyrës, nuk do kthehet mbrapsht me telefon apo do pengohet të bëjë detyrën. Këtë e kam konsideruar dhe e konsideroj tradhti ndaj punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit dhe, kush nuk e respekton këtë parim, është i padëshirueshëm në Policinë e Shtetit.

Kemi marrë një angazhim që pres të bëhet realitet që sot. Nuk ekzistojnë më miqtë, kushërinjtë, pushtetarët pa asnjë përjashtim. Nuk ekzistojnë më të fortët, gangsterët, që i bëjnë karshillëk edhe policisë, sepse kanë lidhje me pushtetarët. Nuk ekzistojnë më të fortët dhe të paprekshmit. Nuk ka më të privilegjuar, që rrinë sipër ligjit, apo shkelin ligjin dhe nuk mbajnë përgjegjësi para ligjit. Unë pres që sot, që Policia e Shtetit të mos njohë më asnjë të tillë. Pa përjashtim asnjë. Respekti për ligjin nuk blihet me para, me konjukturë, me kërcënim, me pushtet, me politikë, me njohje, me miq, me kushuri e krushqi.

Mjaft më duke u treguar qytetarëve se ligji vlen për ca, kryesisht më të dobëtit, e nuk vlen për ca të tjerë, ata që konsiderohen më të fortët. Pres që Policia e Shtetit, nga sot, të shembë murin e pandëshkueshmërisë, murin e të paprekshmëve. Askush nga këta nuk ka imunitet nga ligji, ndaj pres që Policia e Shtetit të mos njohë asnjë lloj imuniteti të tillë. Dhe për këtë keni mbështetjen time, të Kryeministrit Rama, të qeverisë dhe mazhorancës së re, por mbi të gjitha, mbështetjen dhe mirënjohjen e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Ju të parët nuk duhet të lejoni më të ndodhë që vetë ju apo kushdo tjetër nën drejtimin tuaj, të guxojë të marrë në telefon apo të bëjë qoftë dhe një veprim për të penguar ligjin të veprojë ndaj kujtdo,” tha Tahiri./ep

57 komente në “Tahiri mbledh drejtuesit e policisë: S’ekzistojnë më të paprekshmit (VIDEO)”

  1. nuk harroj says:

    Filluan minjte te largohen!Tani me ne krye vicidolasin e madh te mblidhen ne shpellat e fshatit per te bere opozite.

    1. Loni says:

      Na plasi trapi pse nuk harron ti

      1. Gimi says:

        Po pse o Miri me keto do vazhdosh prap ti. Duke i pare ne TV e mu shpif. Leri oto e shih specialistet. Ata c’kishin e bene per 8 vjet. Hap syte te brezat e tjere.

        1. Erla eshte goce me vizion says:

          Po cilet drejtues policie mblodhi ky?Horrat e Sali Bishes?
          Policia duhet te pastrohet njehere nga llumi,duke filluar nga keta palo drejtues qe ka mbledhur ky djali,pastaj te organizohet ashtu sic duhet.

    2. Zef Shtjefni says:

      Po me Herkulin, qfar po bahet?

      http://goo.gl/WSNV9I

      1. Number 1 says:

        HA AH HA HA HA HA HA AHA HA HA AHA AHA HA AHAHAHAHAAHA AHAHAHA AHAA

    3. Petrit Skeja says:

      Ky kontixhenti i krimit Tahir LlukuBabashta
      po damton punen e shkelqyr qi ka ba Poilicia shqiptare keto 8 vitet e funit me nkry zotriun Flamur Noka.

      http://goo.gl/ZdDhHd

    4. Gjergji says:

      Vendi, shqiptaret, te gjithe u lodhen me gjuhen konfliktuale dhe te urrejtjes. Te gjithe e vene re se qe diren e pare ne parlament filloi gjuha e urrejtjes nga te dy palet. Ekipi i Rames si fitues, duhet fe jete me zemergjete, por po ndodh e kunderta. Hmmm, Saimir ministri qe nuk ka te drejte morale te luftoje korrupsionin, (i jati dhe e jema hajdute) eshte nje nder ministrat qe kerkon vetem hakmarrje.

  2. agimi i Kosoves says:

    O z. Minister, aty duhet bere qelizem, se edhe neve Kosovareve na ka hyre frika per te ardhur ne Shqiperi se policia qe po gjen ti sot eshte e lidhur me krimin dhe e korruptuar komplete. Ka mundesi qe nga koka e policise e deri tek polici me i thjeshte do ti kesh malokeri te trashe dhe vetem me presione e bertitje merren.
    Qelizem qe nga koka dhe do te shikosh se si do te ndryshoje Shqiperia nga frika qe kane edhe investitoret e huaj. Mos i ndigjo shume se ato te servilosen nga nje ane dhe nga ana tjeter shikojne punen e tyre duke vazhduar me krimin. Te lutem shume na shpeto edhe neve kosovareve qe te vijme diten dhe naten pa frike ne atdhenun tone Shqiperine.

    1. Loni says:

      Po ti je kosovar nga Kuci i Vlores me kete qelizmen tende.Iken katnarer e Tropojes na erdhe kaurret e katnaret e Laberise

      1. bullshit says:

        hahahahahaha

      2. elio says:

        po ty bre lonke, nga te kemi re?nga sponda tjeter….

        1. Loni says:

          Shi ky sponda edhe ti lab je mo fratello.Une jam nga ata qe dun buk e baston ,pi..h e dahon.Qe i mytet ju katnaret e Skraparit,tropojes dhe laberise .Ata me kemisha blu, juve mavi kurse Skraparllite me koken e tyre karakteristike.Dhe kemisha mundesisht atllas.Nari nari

          1. zhironi says:

            o Loni po gojoren si e ben ti vlla

        2. meritan ferrunaj says:

          jo mor po sigurishte qe ka te njejta pikpamje me hsoket e agimit te arte ky loqka yne !edhe origjinen andej duhet ta kete !

      3. Coli says:

        Ik o Loni se na plase trapin.

        1. Loni says:

          Na cave jo na plase qe te plast kapsolla mu ne b.th

          1. Shkodrani says:

            O Loni, ec se po te ik avioni e kushedi sa mut pleqsh ke me la neper Greqi, lene politiken se s’asht per ty

            1. Loni says:

              Ej po pse merr poza sikur je nga krahina te ndryshme.Nuk je Shkodron po rri tashi edhe ta thash njiher jam nga ky veni e ne nuk e kena frekuentu Greqin.Ke nigju nanjonin ne Tiron te flasi greqisht vetem Beratsit,Fieraket dhe Vlonjatet te komuna parisit qe menojn se grqia eshte vendi me i zhvilluar ne bote por po bo gjasme qe tja hudhi gjermonit

      4. @ Loni says:

        hahahahahahahahahahahh!!!!

    2. arbeni says:

      I nderuar juve dini dialektin kosovare por i tille nuk jeni. Te garantoj une qe ska kosovar te shaj vehten

  3. Klimax says:

    Saimir! Keni shansin e madh per te krijuar nje shtet te ri me moral, me ligje, me drejtesi qe te respektoj dhe te respektohet!
    Keni shansin e madh qe te na nxirrni nga llumi i mizerjes dhe korrupsionit dhe te na ktheni ne qytetare te kategorise se pare te respektuar si ne vendin e vet ashtu edhe nga bota!
    Luftoni e punoni per kete gje pa asnje kompromis!
    Suksese!

  4. shpellar+serbe+analfabet+cecen=malok verior says:

    Brecani asht pishtar i demokracis…..

  5. Lola says:

    Mblidhi saimir vellai por mos harro tu japesh edhe nga nje dopjo raki dhe nga nje paçe

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      ?

      HA HA HA HA

      lola

      HA HA HA HA

      ?

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Z.Minister,ky staf qe ke mbledhur mbreme,ka treguar perpara opinionit boteror,se nuk i kryer detyrat kushtetuese.
    Do me vite shume keq,po qe se dhe ju do mendoni,se krimin ne Shqiperi do ta frenoni me keta deshtak.
    Keni patur ne dispozicion me teper se 2 muaj kohe,per te ndertuar stafin tuaj,per te filluar, ku njerzit te besojne se Tahiri,do te jete i sukseshem kunder krimit ne Shqiperi.
    Prisja qe punen si minister ta fillonit nga shkarkimet e drejtorve,qe nuk kane mundur te realizojne detyrimet kushtetuese,ku krimi ne sektorin ku punojne ka bere baterdine.
    Pune te mbare z.Tahiri !

    1. Loni says:

      Ej te papare .Ky i kendveshtrimit tjeter po na informon qe opinioni boteror ka ngelur shume i zhgenjyer me shkeljet kushtetuese te policis shqiptare sa ka lene pasdore edhe sulmet kimike ne Siri apo zgjedhjet ne Gjermani e krizen ekonomike boterore

      1. @ Loni says:

        Je i papare hahahahahahahahaha

  7. kitara e thyer says:

    Takim i lezecem ky me banden me uniforme te policise se shtetit.

    1. lilisallaku says:

      puna e mire duket ne mengjes suksese SAJMIR lufte kunder krimit dhe denim maksimal per vrasesit mbetem me shprese se policia e shtetit do vihet ne udhe te mbare

  8. Shkodrani says:

    Shkatrroni bandat ne polici dhe pastaj jasht te lumt o Sajmir . Zhdukni kta tropojan dhe kuksianet Nga policia e shtetit se e kan ba pronen e tyre dhe futeni njerez te specializum ne polici

  9. Billy says:

    Prisni, prisni, se ende nuk ka filluar…
    Tani do te shohim bukurina…

  10. liri a vdekje says:

    PO ATA TRE TE GRUPIT CIFTELIA ATY NDODHEN UROJ TE MOS JEN ATY SE DO E QELBIN AT SALLE

  11. Haxhi Qamili says:

    Punët e mbara, nuk bëhen me nxitim…Avash, avash…sa të bëhet shelegu dash…

  12. altin says:

    o sajmir duhet krasitje e madhe aty.nje pjese prej tyre nuk u intereson vendosja e qetesise dhe rendit.te uroj pune te mbare.

  13. UDHEHEQESI says:

    DIELLI DUKET QE NE MENGJEZ ,-THOT POPOPULLI . E theniet e popullit jane lapidare ,pasi jane vertetuar nga nje eksperience e gjate.
    PO KA HE NJE SHPREHEJE TE POPULIT QE THOT: ” Nusja kur vjen e fshin oborrin me qef,pastaj thot ,-dale se eshte shpejt”
    DESHIROJME QE MOS TE NDODH KJO ME QEVERIN E RE! QE DIELLI KA LINDUR E PO SHKELQEN QYSH NE MENGJES E SHOHIM,PO TE RUHEMI SE MUND TE DALIN EDHE RE PER TA ZENE,NDAJ DUHET TE RYJE EDHE ERE PER T’I SHPERNDARE.

  14. Loni says:

    Z.Minister! Te uroj suksese ne detyren e Ministit te Brendshem. Nje detyre e veshtire, po siç ja ke dale nga shpifjet, kercenimet, arrestimin e babait tuaj dhe denocimet ne Gjykata nga ish pushteti kienteliste dhe famijar i djeshem, pas cdo afere korruptive qe ju denoconit ne te miren publike mendoj dhe shpresoj se padiskutim do i rikthesh Policise se Shtetit nderin qe ja kane neperkemberur te gjitha qeverite te mara sebashku keto 20 vjet. Lidhur me konferencen per shtyp qe sa po zhvilluat dy punonjesit e policise te denocuar Live duke marre leke ne Fiks – Fare jane emeruar ne rrethe Gjirokaster dhe Fier ne te njejtat detyra. Ky ishte pushtet i djeshem qe pas cdo afere korruptive duke qene te lidhur te gjithe ne sistem ruanin njeri tjetrin duke i larguar dhe me pase duke i shfaqur si me te miret. NQs nuk pastron Policine e Shtetit nga te korruptuarit, militantet, ku Drejtor Drejtorish, shefa Komisariatesh dhe punonjes te tjere me poshte kane bere fushat te hapur ne kundershtim me ligjin aktual te Policise Shtetit eshte e pamundur qe te kete Rilindje dhe taksapagusit te jene te mbrojtur dhe te denocojne cdo ngjarje apo korruopsion. Fillojeni nga kriteret baze te CV, arsimi, ndershmeria, profesionalizmi, eksperiencen ne pune rezultat etj, ngrini nje sistem te drejte gradash dhe te barabarte brenda Policise dhe pastaj filloni me infrastrukturen, pagat etj.SUKSESE………..

    1. Loni says:

      Eshte Lon tjeter ky mbase eshte me termen kaurr myzeqeje se nuk mund te jete robi kaq servil

      1. @loni
        Plako ti dukesh femij I lumtur sot kshu te pafsha mos po nxjerr gje rakine derman
        Se sben robi kshu
        Hahahaha

  15. SADIU says:

    DJALE ME SHPIRT, DHE MBI TE GJITHA PUNTORE.

    1. Loni says:

      E ben naten dite dhe diten nate

  16. analist says:

    Policia nen drejtimin e H.Burgajt, apo jo?
    A eshte ky djaloshi qe nuk zbatonte urdhrat e arrestit te Prokurores se Pergjithshme me rastin e ngjarjeve te 21 Janarit?
    Nuk besoj te jete ky, se po te ishte ky, duhej arrestuar qe momentin e pare te ndryshimit te pushtetit!!!!!!!!!!!!!

  17. MIRI says:

    Z.MINSTER po bene mledhje me grupin e Çiftelise, para se te vendosin largimin nga detyre te komisar lamaj, mos u lodh kote.Po beje ndryshimet e duhura sa me shpejte qe mos te perkeqsohet ako me shume gjendja e krimit ne vende.

  18. aeber says:

    Hajt pun te mbar shoku.Nese JU vendosni rend drejtesi per te gjith,siguroni drita,uje dhe ligje te barabarta per t gjithe,ne ecim vete shoku.Kembet i kena,ju na siguroni rrugen.Mbarrsi dhe fat nje urim i paster SHQIPTARCE si per ”turqit” dhe per kaurret,jemi SHQIPETARE ta haje dreqi

  19. Dervish Kalaja says:

    Po shyqyr more vllezer qe doli nje njeri trim qe te na veje rendin,nje surat dyleksh minister,Cfare ironie po lozet me Shqiptaret,vetem se qenka Tirans andej nga Baldushku dhe paska njohur qe heret Edvin Ramen.O njerez policia e shtetit nuk ka nevoje per eksperimente,e as per trumbeta,por thjeshte per zbatimin e ligjit,se keto ligje jane ne leter dreqi i mori.Nuk luftohet krimi me plane masash as me takime,duke u bere presion vartesve se do tu heqim nga puna,dhe perfundimi eshte i njejte reforme,e shtryllin te shkretin polic deri ne funde dhe pasatj e flakin ne rruge.Perse kame bindjen se kjo polici nuk ka per te mare veten asnjehere,ne cdo kohe dhe ne momente te caktuara policia mere goditje fatale,gjasme me termin “reforme”,largohen dhjetra polic profesioniste,kjo me qellim ti lihet rruge anarshise partiake,perse duhet reforme dhe pse ish polici trajtohet me gjysem page,kur fare mire e largon nga puna,per shkeljet (nese ka bere)fute ne burge nese ka mbajtur diplom te falsifikuar(ku aktualishte ke me dhjetra)ndeshkoje me ulje ne grade nese nuk eshte puntor apo edhe masa te tjera disiplinore.Kujtoj me ardhjen e P.D-se ne pushtet filloi nje fushate rrugacesh kunder punonjsve te policise te cilet kishin kryer me perkushtim detyren,nje shef kuadri ne nje drejtori policie ne Shqiperine e mesme,bente organikat ne nje lokal personash me precedent penal,dhe merte mendimin e tyre,a nuk eshte kjo plasje…….Po reforma te shkretet oficere ishin gjithe naten ne nje operacion te rezikshem,ndersa nga ana tjeter Drejtori ne zyre nje ish spiun i Gazidedes, se bashku me kete shef kuadri benin propozime per reforme dhe brenda nates vajten firmosen urdhrin e i nxoren ne reforme per te mos u diktuar vajten me makinen e deputetit ,cfare menxyre,dhe jo per shkelje,apo per abuzime,por thjeshte shkurtim organik i vendit te punes.Ndaj o njerz druhem se do te ndodhe pikerishte keshtu,ku polici apo oficeri nuk vlersohen per punen,por per bindjen partiake…

  20. tosi says:

    HIQ KATNARET ,MALOKET DUHEN NJEREZ ME SHKOLL EDUKAT SJELLJE.POLICIA SHTETIT DO I PASTRIM GJIGAND SE 90 PER QIND ISHIN ANALFABET DHE TE PAEDUKAT

  21. mallakastra says:

    o shoku tahiri mos e zgjat me llafe , po bej reforme ne polici ,pastroe nga grupi çiftelia dhe fatos skejat e vet dhe ver drejtor policie ZOTIN SHEMSI PREMCI NJE PROFESIONIST I VERTETE ? VETEM AI E BEN MIUN MOS TE KETE FOLE KU TE FSHIHET ..VETEM SHEMSI PREMCI ..

    1. Loni says:

      I madhi i papari Shemsi nga dinastia e Prenceve te Dibres spiun dem baba dem qe ne kohen e xhaxhit te pare

      1. zhironi says:

        O loni ore te pyeta dhe me lart .Gojoren si e ben?

  22. Ne ket institucion ke mjafte probleme te rendesishme.Une kam bindje te plot se do t`ja dalesh mbane. Nuk te mungon azgje , ase burreia ase trimeria, ase ana profesionale keshtu qe ne jemi krenar qe sote ne krye te ketij digastieri ka shkuar nje njeri qe i ka ven detyre vetas ta rilinde eshe kete digastier kaqe shume te perfolur.
    Ne se ky digastier merr rrugen qe eshte parashikura pa tjeter qe shqiperia do te mbylle keto plage 23 vjecare dhe njerzev do t`ju kthehet besimi per te jetuar.
    Kemi shum besim ne autoritetin e z.Tahiri.!

    1. Loni says:

      O Ali ti ke vdek me kohe.Vdiqe duke pritur te vinte Saimiri te te kthente deshiren per te jetuar.O ti vdeksh se kot qe jeton po i ke me gjith mend keto qe thua.Po e ke per servilizim sheno edhe karten e identitetit se edhe une Ali nga Selenica jam na ngaterron Saimiri e me ben mua shef komisariati e ti ngelesh prape pa brek ne b.th.

  23. Nolian says:

    Miri lere gojoren por rrit rrogat

    1. Petrit Skeja says:

      @ Nolian
      Sipas teje duhet ti rrise rrogat;

      Kulicajt,
      Brecanit,
      Burgajt

      me shoke???!!!

      Ne fillim pastrimi i policise nga rrenjet (qe nuk eshte gojore).
      TUNG

  24. oO loni.!
    Po perse vetem per karjer luftojme dhe punojme.? Sa ngusht i shef problemet ore derzi.! Po ti cenke duke u ber shef komisariati , mire e gezofsh detyren veca a me beje mir se ndryshe Sajmiri do te heqe pantollonet nga Koka.More gje se c`fare te thesh.Ka ikur koha ku gezohej perse merrte nje detyre se rjepte sa mundeshi,Tani gjerat kan ndryshuar. Une nuk gezoi se do fitoi vetem une pore shpresoim te fitojme te gjith e mbi te gjith te fitojme lirin e verte ajo qe ka munguar te pakte qe 23 vjet shqiptarve. Une keshtu mendoi dhe keshtu besoi.Ndersa ti qenke duke u bere shef.Beju dhe e gezofsh.!

  25. Jani says:

    O Loni.
    Mos vdeksh kurre, por dhe mos u largofsh nga TEMA kurre.
    Dite si kjo, nuk kane pare keta te Temes.
    Me Aliun e zi (te nxire fare me sere), mos e prish – duhet per gallat ai.

  26. tironci says:

    Tani po rane ne ustallere ky vend
    qe sot me duket se po vjen era shtet ne kete vend
    e kishte bastadu sali berisha me brecan e kompani

  27. Miri says:

    Miri i Bules intelektual i shquar. Hoqem nje Nul Moka si Minister dhe vume nje tjeter. Nulit iu deshen 13 vjet per te marre diplomen kurse ketij 9 vjet dhe filloi ne Itali ngeli, shkoi ne Shkoder ngeli beri si beri e mori jurdidikun ne Tirane.
    Ky ka per ta bere rendin top po top m… ama. Mendoje e njeh kaq mire administraten se asnje dite nuk ka punuar ne te dhe do drejtoje ministrine me te rendesishme. Rrugac ordiner, si Muli njesoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje