“Ndihem më seksi se kurrë”

19 Shtator 2013, 20:07Lifestyle TEMA
“Ndihem më seksi se kurrë”

E ftuar në emisionin e gazetarit Jay Leno,Christina Aguliera ka folur për angazhimet e saj të radhës,por edhe për gjëndjen e saj emocionale.

Këngëtarja 32-vjeçare në studion e “Tonight Show” e ka nisur rrëfimin e saj duke thënë se ndihet shumë mirë me trupin e saj. E veshur me një fustan të zi provokues, ajo ka rrëmbyer duartrokitjet e publikut menjëherë sapo ka hyrë në studio.

E pyetur për kopertinën e një reviste në të cilën ajo shfaqet së fundmi e veshur me veshje intime dhe një këmishë, Aguilera ka thënë se në dhomën e gjumit dëshiron të ndihet komode. “Është i vetmi vend ku nuk dua të më kontrollojnë”, ka thënë ajo.

“Mendoj që çdo grua duhet të relaksohet sa më shumë të mundet në dhomën e saj të gjumit. Për mua, të shprehësh seksualitetin tënd është një gjë shumë e mirë, pavarësisht se si të shohin të tjerët. Tani që jam 32 vjeç e ndjej veten më seksi se kurrë” u shpreh gjatë intervistës Aguilera. P.K

 

4 komente në ““Ndihem më seksi se kurrë””

  1. Goca e xhaxhit says:

    Je jo vetem sexy, por dhe kengetare super.

  2. D.T. says:

    Çfarë i ka ato pikat e zeza te krahu i majtë, kjo shoqja? Nuk duken si tatuazh. Para pak kohësh kjo këngëtare mjaft e mirë shtoi në peshë sa iu grisën edhe poturet në ekran. Gjithsesi, seksi ka qenë përherë.

  3. Liri says:

    Ka ra shume. Nuk mban me, si ne kohet e para kur ishte ne lulezim e shperthim.

    1. Bang says:

      Mban , mban – Ec aty, go for Playboy se dhe pak vjet te mbeten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje