Ligji për nëpunësin civil, nga 6 mijë persona, këtë status e fitonin 20 mijë

4 Tetor 2013, 09:57Sociale TEMA

Shtyrja e ligjit për nëpunësin civil është kthyer në një betejë për opozitën, por nëse ai do të hynte në fuqi në 1 tetor, do ta fuste në kolaps qeverinë.

Nga 6 mijë persona me këtë status, me hyrjen në fuqi të ligjit, numri i tyre do të shkonte në 20 mijë.

“Shekulli” ka mundur të sigurojë relacionin e qeverisë të dërguar në Kuvend, në të cilin theksohet se hyrja e këtij ligji në fuqi më 1 tetor krijon një sërë problemesh juridike dhe financiare në lidhje me zbatimin e tij në praktikë.

“Në rastin konkret, nevoja për të ndërhyrë kushtëzohet nga këto argumente: Së pari: Ligji nr. 152/2013 krijon pasoja financiare për buxhetin e shtetit, pasoja të cilat nuk janë parashikuar në ligjin nr. 119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”. Referuar neneve 2, 3 dhe 4, të ligjit nr. 152/2013, rezulton se statusi i nëpunësit civil do të shtrihet edhe për nëpunës të tjerë të administratës që më parë nuk e gëzonin. Numri i nëpunësve civilë, bazuar në skemën aktuale të strukturave apo organigramave të institucioneve të administratës publike, të cilat sipas ligjit përfshihen që më 1 tetor 2013 në shërbimin civil, rritet nga 6 000 në rreth 20 000. Pra, numri i nëpunësve civilë rritet me më shumë se trefish dhe kjo mund të shoqërohet me efekte financiare, lë cilat do të bëhen barrë për buxhetin e shtetit. Gjithashtu, programi qeveritar parashikon reformimin strukturor në vend me qëllim që të kemi një frytshmëri më të madhe të adresimit të çështjeve në vend. Jo vetëm ndryshime institucionale strukturore, por edhe ndryshime që lidhen me reformën administrative-territoriale që është duke u hartuar, do të sjellin ndikime financiare, të cilave do t’u shtohen edhe ndikimet financiare për shkak të përfshirjes së institucioneve në shërbimin civil.

Përfshirja në shërbimin civil do të thotë kosto më të mëdha administrative për realizimin e çdo aspekti që lidhet me marrëdhënien e punës, si për shembull trajnimi, vlerësimi i punës, lëvizjet paralele apo ngritjet në detyrë, ashtu si edhe qëndrueshmëria në lidhje me rastet e ristrukturimeve të institucioneve pjesë e shërbimit civil, etj. Hyrja në fuqi e ligjit nr. 152/2013 që në datën l tetor 2013 nënkupton marrjen e të gjitha masave për realizimin e rekrutimeve, të lëvizjeve paralele, ngritjeve në detyrë etj. te cilat, pra në vetvete kërkojnë mbështetje financiare të paparashikuara në buxhetin e vitit 2013”, thuhet në relacionin shpjegues.

5 komente në “Ligji për nëpunësin civil, nga 6 mijë persona, këtë status e fitonin 20 mijë”

  1. KADAFF says:

    KUSH E KA PERPILUAR KETE RELACION ENDRI PUKA?!

    HAJDE PER HAJER ISHALLAH!

    YP !!!!!

  2. malesor says:

    Jo.e ka perpiluar sali pyka.o karadaf

  3. katarakti says:

    Sala pasi futi te gjithe njerezit e vet ne administrate, polici e gjykata e detyroi opoziten e atehershme te votonte ligjin per “nepunesin cvil”. Synimi ishte te mbante perjetesisht ne pushtet fanatiket dhe tropojanet e tij. Ai e akuzoi Ramen se po pengonte hyrjen e Shqiperise ne BE po qe se nuk e firmoste kete ligj. Rama e firmosi. Por populli ne zgjedhjet e 23 qershorit kerkoi ndryshim teresor te regjimit. Dhe regjimi ndryshohet kur shkulen me rrenje metastazat e lena nga regjimi i kaluar.

  4. sadiku says:

    Ky ligj i hartuar nga SALA me shoke dhe i miratuar me dhunen e konsensit per hir te BE-se e denonte per jete PS-te.
    EDI RAMA PUNOI ME MEND QE E SHTYRI PER 6 MUAJ ,KETE LIGJ TE HAJDUTEVE.

  5. tungu says:

    salepi i mallkuar nuk paguente enregjine elektrike per zyren e tij – kryeminsiter me idoit skemi per te pare.

    PD bente ligje dhe nuk parashikonte buxhetin, jepte tendera dhe nuk paguante kompanite – kjo eshte piramida e dyte financiare e Shqiperise –

    shqiptaret nuk u ngopen me piramiden e pare ne 1997 donin edhe kete te 2013 – idiotet nuk kuptojne.

    Ed Rama shkerdheju robt e shtepise ketyre pisave.

    Te rrasesh ne burg kriminelin kombetar Sallomin e Shiqers eshte detyre kombetare o shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje