Veliaj: Arsimi profesional dhe punësimi do përdoren si mjete kundër dhunës në familje

3 Tetor 2013, 18:07Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi se qeveria shqiptare ka një plan konkret në luftën kundër dhunës në familje që ka të bëjë me parandalimin, fuqizimin e shërbimeve, arsimimin profesional dhe punësimin e grave dhe vajzave.

Veliaj i bëri këto komente gjatë një tryeze të organizuar në kuadër të projektit për fuqizimin e gruas.

“Ne kemi vendosur që të transformojmë mënyrën se si përdoren financat publike për të fuqizuar zonjat dhe zonjushat në shoqërinë tonë. Do të orientojmë ndihmën ekonomike, në mënyrë që të jetë më e akseksueshme për zonjat e shtëpisë, si dhe duhet të thyejmë ciklin e kulturës së dhunës, duke përdorur të gjitha masat e diskriminimit pozitiv”.

Veliaj tha se shërbimet sociale shtetërore do të reformohen duke krijuar shërbime të reja dhe efektive, si dhe duke u lidhur më mirë me shërbimet e tjera si ato ligjore, shëndetësore, të punësimit; po ashtu do të nxitet krijimi i strehëzave të grave dhe në rajone të tjera dhe do të forcohet monitorimi i masave ndaj dhunës ndaj grave.

Ministri Veliaj shtoi se në institucionet ku shpërndahen paratë e taksapaguesve, si ndihma ekonomike ose në institucionet ku me paratë e taksapaguesve fuqizohen ekonomikisht njerëzit, si arsimi profesional, do të përdorim të gjithë fuqinë e diskriminimit pozitiv dhe politikave gjinore për të arritur që gratë të gëzojnë të drejtat e tyre.

“Programi ynë qeverisës parashikon riintegrimin e grave dhe vajzave viktima të dhunës, nëpërmjet ofrimit të banesave sociale, punësimit, formimit profesional dhe ndihmës e shërbimeve sociale”, u shpreh Veliaj./ep

2 komente në “Veliaj: Arsimi profesional dhe punësimi do përdoren si mjete kundër dhunës në familje”

  1. JAZEK JU QOFTE! says:

    Edukoni edhe kete zorzopin:

    http://bit.ly/18U8VG6

  2. elinor says:

    Dhuna fillon me ofendimin. Femrat ne Shqiperi ofendohen ne menyre konsistente nga meshkujt. Fillon qe heret ne familje, djali degjon babane tek i ofendon te emen dhe ai ben te njejten gje me motren e tij. Motra eshte e mesuar tashme qe ofendimi i nje mashkulli ndaj nje femre eshte thjeshte pjese e pranueshme e realitetit. Kjo eshte arsyeja qe me vone ajo lejon te shoqin ta ofendoje. Nga ofendimi kalohet ne dhune, ne te gjitha format e saj deri ne ato ekstreme.
    NDALONI ofendimin ndaj femrave, per cdo lloj arsye, dhe do ndaloni dhunen ne familje e jashte saj. Femrat duhet te trajtohen si te shenjta se te tilla jane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje