TemA TV/ Rama: S'jemi ekonomia e dytë pas Gjermanisë, arka e shtetit është bosh (VIDEO)

2 Tetor 2013, 20:12Sociale TEMA
TemA TV/ Rama: S'jemi ekonomia e dytë pas Gjermanisë, arka e

Foto: Jutta Benzenberg

Kryeministri Edi Rama, priti trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, duke mbajtur përpara tyre një fjalim të gjatë në lidhje me prioritetet e qeverisë së tij.

Rama tha se qëllimi i qeverisë është që të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Në këtë pikë ai u bashkua me paraardhësin e tij, Sali Berisha, kur tha se ata nuk kërkojnë diçka që nuk e meritojnë.

Për Ramën, Europa është destinacioni brenda Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Fillimisht Rama rezervoi vlerësime për diplomatët dhe shtetarët e huaj që kanë vizituar dhe kanë punuar në Shqipëri.

“Në njëzet e kusur vitet e rrugës drejt demokracisë, mjaft të kthehesh pas në filmin e shkallëve të kësaj godine për të parë të ngjitet Kryeministrin Bler për t’i dhënë lirinë Kosovës apo Presidentin Bush duke zbritur poshtë duke deklaruar pavarësinë e Kosovës,” tha Rama.

Kryeministri sërish i krahasoi zgjedhjet e këtij viti me zgjedhjet e vitit 1992, ndërsa pranoi se barra e qeverisë së tij është e vështirë.

Rama tha se do të bëhet një luftë pa dallim ndaj korrupsionit.

“Më lejoni ta ndaj me ju bindjen se në luftën kundër korrupsionit, drejtësia është arma më e mirë. Në një vend të qeverisur padrejtësisht, ku sundonte miqësia, tarafi, klanet e klientelës, ne jemi të përgatitur për reforma të thella jo vetëm në letër, por për një luftë pa dallim. I mirëkuptojmë kritikat tuaja, në lidhje me rënien ndërkombëtare për korrupsionin dhe krimin. E çmojmë lart mbështetjen e të gjithë juve që keni investuar në fushën e sigurisë. Ju siguroj se tek qeveria e re do të gjeni një partner të gatshëm për çdo projekt,” tha Rama.

“Unë e kam marrë këtë detyrë pas votimit me 1 milion vota për t’iu kthyer shqiptarëve besimin tek politika, ligji, shteti, për t’i përfaqësuar ata denjësisht para botës dhe për t’i dhënë qetësinë edhe botës ku duam të integrohemi,” tha Rama.

Duke folur në sallën e re të Kryeministrisë, Rama tha se gjendja ekonomike është e rëndë dhe arka e shtetit është bosh, ndryshe nga sa ishte deklaruar nga ajo sallë nga Berisha se Shqipëria është vendi i dytë pas Gjermanisë.

“Ta themi hapur në këtë sallë ku janë propaganduar shumë suksese, se Shqipëria nuk është ekonomia e dytë pas Gjermanisë dhe duke u treguar gishtin shqiptarëve kur ai është i drejtuar drejt hënës. Shqipëria sot ka nevojë për të vërtetat. Kush e do Shqipërinë dhe kush do rritje ekonomike e punësim, sot do ta shikojë të vërtetën në sy.

Ekonomia është në një ngërç, arka sot është bosh, u ka borxh kompanive shqiptare dhe bankat sot nuk japin kredi kur kreditë e këqija janë rritur. Nuk na mungojnë zgjidhjet për të ndalur rrënimin, përkundrazi çdo krizë është një rrugë për të dalë më të fortë dhe unë jam i bindur se ne nuk do ta humbim këtë rast. Jemi në konsulta intensive me Guvernatorin e Shqipërisë, ekspertë të rangut ndërkombëtar dhe ato të FMN dhe BB. Do të hapim konsultime me sipërmarrjen vendase dhe do të ngremë Këshillin Ekonomik Kombëtar që do të punojë me statistikat dhe strategjitë ekonomike për vendin. Shpejt do të nisë dhe auditi ndërkombëtar i financave të vendit për të parë pasqyrën e vërtetë të gjendjes në cilën kemi marrë financat që mund të jenë më keq se ç’mund të prisnim, në këtë stad të qeverisjes,” tha Rama.

(VIJON)

32 komente në “TemA TV/ Rama: S’jemi ekonomia e dytë pas Gjermanisë, arka e shtetit është bosh (VIDEO)”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

    Pro Rames!

    1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

      Kryeministria e moderuar nga Rama i ka kthyer shqiptareve shqiptarizmin.

      1. 1 000 000 shqiptare. says:

        edhe salla eshte celur,,,eshte me shpresdhenese.

        iku zymtesia e salles se berishes, bashk me te.

  2. mirditori says:

    SUKSESE z KRYEMINISTER e pune te mbare.

  3. galaktika says:

    O Edi! Na i bone telef dilomatet nje ore e ca ne kambe.Ti kishe dhene nganji karrike mire do ishte.

  4. Njeri says:

    mos nguroni , besimin e kini marr .

  5. babec says:

    Pro! Kryeministër Dinjitoz!!!

  6. Landi says:

    nuk ngopem se pari kete fjalim

  7. elinor says:

    E tmerrshme! As dy jave ne zyre dhe i shperndau te gjitha parate e shtetit vetem per te na thene qe tani arka na qenka bosh!! :p:p

    1. @elinor says:

      Shko moj zhgarravine ktheu prape ne Vicidol! Atje ku turpi hahet me buke! Kur nuk u poqet per 2-mije vjet nuk piqeni kurre ju.
      Interpoli duhet to mobilizohet qe ti mbledhin te gjitha kafshet qe jane arratisur nga vicidoli dhe te ndertojne Kopshtim a famshem zoologjik to Vicave to Dolit

  8. kel ukaj says:

    Eksperte te huaj? Ha!ha!ha! e çfare duhen? 1 + 1 = 2. E shqiptaren nuk dine te mbledhin? O si firmat e huaja per piramidat! Parat ato i moren por populli nuk mori asgje. Me vjen me te vertete keq qe pozita kur ishte ne opozite nuk e kishte idene. Zoteri shiko se te ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit te shtetit botohen ne fletoren zyrtare. A ke ekonomiste? Biles nuk duhen ekonomiste duhen nga ata me pese klase shkolle te kohes se Zogut. E dini çfare? Ata nuk perdornin makina llogaritese Olivetti vetem me mend. Ishin me te shpejte se ne me makine e me preçiz. Se keni para per te hedhur na thoni se vijme e bejme radiskopine e ekonomise shqiptare ne nje jave, po duke qene se shqiptaret nuk gjenden ne zyra kerkojme te kemi dhjete police, e atje me duhen dy muaj, vetem dy muaj. Ne dy muaj te jap diagnozen dhe farmakun per ta sheruar ekonomine shqiptare.

    1. tani says:

      @ kel ukaj!!
      Ju maloket jeni mesuar t’i shkoni prapa vetem BAJRAKTARIT!!!
      Se cfare do beje qeveria e re,ti HAP SYTE E VESHE dhe po deshe meso,po nuk deshe ul koken dhe ha fasule!!!
      Habitesh ti,o dallkauk shpelle,se je mesuar me stilin e Berishes :VIDH TE VJEDHIM!!!
      Auditimi nderkombetar duhet per t’ia perplasur ne fytyre KLIKES BARBARE te Berishes:JA KU E KE LENE SHQIPERINE!!!
      Pastaj keto te dhena t’i mesoje populli dhe Berisha me gjithe hajdutet do DERGOHEN NE GJYQIN E HAGES!!!
      Berisha i ka ditet e NUMERUARA jashte BURGUT,ndaj LURIN tere diten e naten kunder Rames!!!
      Nuk ka ku SHKON:EDHE NE VRIME TE HALES NUK FUTET DOT!!!

      1. kaurri says:

        Ju moçaloret e jugut nuk ja keni idene shtetit demokratik, doni vetem diktature e rracizem klasor e krahinor. Nuk ka se si te jete ndryshe, kur Turku e beu ju ka shtype per 400 vjet rrjesht e nuk keni liri por vetem nenshtrim e “socializmi” ben per ju.

        Mos harroni se Sali Berisha eshte edukuar nga jugore e toske, ne pune politike, e ka pase ENVER/HITLER HOXHEN si model qeverisje.

        Shpella ja ka mbajte arsyen te fresket e te shendetshme “malokut” safi, jo si puna e atyne qe jane rrite neper kenetat e Myzeqese edhe Maliqit.

        1. Franceska says:

          O zooot sa kaurr qe qenke

  9. Agimi says:

    Sigurisht qe nuk e pranojme vendin e dyte….jemi rrot n’rrot me Gjermanine.

    1. Tironci says:

      gabim Agimo, e kemi kalu Gjermonin tash jena rrot m rrot me Qinen.

  10. demokrat says:

    Pas as ligjerate lenguese ne OKB vjen nje paraqitje dhe fjalim dinjtoz i kryeministrit te Shqiperise mbeshtetur ne nje realitet te jetuar e jo imagjinar.

  11. fshf says:

    Ligji I xhungles dhe klientliezmit do mbizoterojne dhe te ty o I uruar. Apo do te na thuash se drejtor li i kocosi, cuni I xhajes se metes, e ti si mister 20%do jeni te kulluar???? Futi 1 konference ne twitter tani, se katragjyshi e bente te tvsh e abc me ze e figure kurse ti I fut nje share e je ne rregull me taten. Ato 300 mij vende pune ne twitter do ti hapesh??

  12. veshguesi says:

    Shpresa te medha ke ngjalle shpresa te medha ne mbare hapesiren shqiptare o Edi . Te lumte mendja dhe tu prifte e mbara !

  13. Shqipetari says:

    amon more EDI….. po u kishe vene te pakten ndonji stol nga ata 4-5 vendshit atyre ambasadoreve….. sa ta sjellesh me teresi kryeministrine e shkrete….. ahahahahahahah……. suksese zoti kryeminister, kemi besim ke ty

  14. Plaku says:

    Nga era e shpellave,
    bajgave e kakerdhive,
    me ne fund Shqiperia
    po bie ere Europe!
    Edi qytetar – Berisha gomar!

  15. qerosi says:

    Shikoni sallen se sa e bukur ka dale me ate harten e vjeter! Fantastike! Ndoshta duhet ta degjoj se çfare ka thene!(pasi nuk e kam degjuar) Por, po fillojne te me shijojne syte pak edukate kulturore dhe estetike bashke dhe po me lene veshet rehat nga rumpallat ditore te atij qe me kot ju ka ngelur plakave se merren me thashetheme, pasi ay vetem per rekord thashethemesh do mbahet mend.

  16. tanino says:

    me fjale jemi te tejngopur.duam te dime perse arka e shtetit eshte bosh dhe kush jane abuzuesit,ne kete menyre drejtesia te mare masat per ta

  17. iriqi says:

    Vjen era “DINJITET”

  18. henri says:

    Kuptohet se,i uroj vendit tim qe,te dali sa me shpejt nga kjo gjendje ekonomike. Une shof shpesh tv italjan dhe kam vene re se,tani qeveritaret italjane kane problemin e madh ne lidhje me borxhin e bilancit. Sipas kushteve te Mastritit,per vendet qe jane ne Eurozone duhet pa tjeter qe borxh vjetor i bilancit te shtetit te mos kaloje 3 %. Ne se ata e tejkalojne 3%,atehere financat dhe ekonomia itlajane do te jene nen veshgimin e rrepte te treshes FMN, BQE dhe Brukselit. Pra Italia do ti delegoje kesaj tresheje te kontrolloje ekonomine dhe financat italjane, sepse kjo treshe do ti japi Italise kedite te buta. Pra kjo treshe do beje ate qe beri me Greqine.

    E tregova kete histori,sepse ne duhet te jemi te pregatitur se FMN do te na ndihmoje duke dhene kredi te buta por ajo do ti japi keto kredi me kushte. Ajo vetkuptohet se,do qe kedite qe do japi ti marri sa me shpejt, dhe prandaj do vere edhe kushtet, te cilat sipas eksperiences se Greqise jane :
    Shkurtimi i administrates shteterore qe,tani eshte ne 85mije vete, do ui rrogat dhe pensionet, do rriten taksat, do behet privatizimi i aseteve publike, do jepen me koncesjon asete publike etj.etj. Asnjeri sot nuk te ndihmon vetem per bamiresi. Ata do jepin kredi te buta, me norma interesi te vogla por do kerkojne qe,gropa gjigande e borxhit publik prej mbi 9,9miljarde dollare te mbyllet sa me shpejt. Nuk duhet te harrojme se ne duhet qe,cdo vit te paguajme vetem per normat e interesit te borxhit publik cdo vit mbi 600mije dollare.

    Sa per krahasim vetem interesat e borxhit publik jane 3,6% te PBB, ndersa investimet vjetore per aresim jane vetem 2,7% te PBB dhe per shendetesi 2,1% te PBB. Shifrat nuk jane opinion, ato flasin me ze me te lartes se sa fjalet. Nuk dua te bej Kasandren por,i them keto gjera qe te dime se kemi nje periudhe te veshtire para nesh si popull. Uroj nga zemra qe,Edi te gjeje njerezit e afte dhe te ndershem per te kaluar kete periudhe te veshtire.Nuk e kuptoj se pse nuk i thuhen popullit keto gjera.

    Te shperndash te mirat materjale qe,krijon shoqeria eshte kollaj, problem eshte qe,ti krijosh ato dhe qe ti krijosh ato,duhet te hapen vende pune te reja dhe per kete duhet te vine investitoret e huaj.
    Mos harrojme se fqinjet tane nuk jane budallenj dhe e dine kete dhe ata luftojne per te hapur vende te reja pune me anen e berjes sa me terheqese vendin e tyre per investitoret. Kjo gje i duhet bere e kjarte popullit dhe sidomos rinise. Sot asnjeri nuk te jep gje pa interesa.Kjo bote eshte jep e merr. Po nuk dhe nuk merr.

  19. ali says:

    Aq e madhe eshte urrejtja e popullit ndaj Sali Berishes dhe bandes se tij kriminale e hajne sa qe njerezia
    ka filluar tere tropojanet duke perfshire edhe heroin e Dragobise Bajram Currin !!!!! Ne fakt nuk duhet ta
    perziejme banden gjakatare te Sali Serbit me patriotet e vertete qe perbejne shumicen derrmuese te male-
    soreve trima tropojane, te beses dhe te pushkes, te ndershem dhe mikprites !!! Rrofshin tropojanet ,me per-
    jashtim te bajraktarit te Vicidolit dhe bandes se tij gjakatare !!!!!!!

  20. ali says:

    Shenim : sa qe njerezia ka filluar te urreje tere tropojanet……….rreshti trete nga fillimi…

  21. ali says:

    Sala e ka shpikur 20 perqindeshin e Edit !! Genjej, genjej se dicka do te mbetet ka thene greku i lashte,
    me falni shqiptari i lashte .Gabimisht themi greku i lashte ! Shikoni historine dhe gjuhesine,linguistiken
    dhe do te bindeni per ate qe them !!!!!!

  22. Xaki says:

    Une nuk besoj ne perendi po ju lutem ju qe e kini nje te tille ti luteni asaj ne te cilen ju besoni qe ti lejoje shqiptaret qe te lindin dhe Jo te rilindin ne nje bote qe eshte per te gjithe . Ata qe mendojne se kjo bote eshte e perkoheshme (te marim cte marim per sot ) gabohen! Ju lutem si nje ipafe qe jam mos e lejoni te paudhin te na tregoje ne . . . . . Se ku duhet te shkojme . Ata qe duhet ta mbyllin etapen e shkuar nuk u nevojitet as pendesa as autokritika , mjafton qe te mendojne dhe te besojne se e arthmja eshte per te gjithe nje ender e bukur e pa shaming eshte !!!

  23. arjanita says:

    E di dhe bufi qe Bisha e hodhi kete
    vend ne humnere.Vetem horat e tij
    bejne te paditurin.
    Por kjo gjendje e ka nje pergjegjes.
    Bisha duhet te jape llogari.Bashke me
    Boden.

  24. Henrik says:

    Foto tipike Staliniste. Dhe Stalini kshu fotosh dilte, ku populli e shef nga posht -lart liderin e tij! Skandal……

  25. lili says:

    Mire,diagnoza u dha:arka eshte bosh!Tash pyetja vetveti lind :ku shkuan paret kur shqiptaret Jane ne cdo Pike te fundit jo vetem te evropes po edhe ma gjere…ku shkuan paret Edi. ? Kish i murr apo kish i zgodhi kete pergjegje duam ne,sepse presim pergjegjesi nga shtetaret tone…
    Pyetja tjeter eshte cka keni ndermend me bâ me ata qe Mane arken bosh,apo per ju eshte normal arka bosh edhe nuk ka askkush pergjegjesi per arken bosh…
    Cfare veprimi do béni kunder tyre qe boshatisen arken,kjo eshte pyetja jone!
    Sepse Fillon stop papergjegjesia….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje