Skandali, 17-vjeçarja autike dhunohet dhe tentohet të përdhunohet në shkollë

13 Tetor 2013, 14:30Sociale TEMA

Xh. Juba, është 17 vjeç, përjetësisht e dënuar për të mos jetuar si gjithë të tjerët. Ajo është autike, sindromë që prindërit e kanë konstatuar që kur ishte fare e vogël. Ajo kupton mirë gjithçka që ndodh përreth, por në pamundësi për të folur nuk arrin të shpjegojë asgjë. Përveçse fatkeqe, e mitura është pre e dhunës së ushtruar në shkollën speciale në qytetin e Durrësit, të cilën e ndiqte prej disa muajsh. Të paktën ky është pretendimi i zotit Taulant Juba, të atit të vajzës, i cili denoncon në gazetën “Shqip” ngjarjen e tmerrshme që i ka ndodhur të bijës.

Vajza, prej disa kohësh, jetonte në qendrën rezidenciale për personat me aftësi të kufizuara në Durrës, ndërsa çdo ditë shoqërohej me furgon bashkë me fëmijët e tjerë për të ndjekur 4 orë mësim në shkollën speciale. Mirëpo, dita e premte ka qenë e premtja e zezë si për vajzën autike ashtu edhe për familjarët e saj, të cilët janë njoftuar në orën 10.00 të paradites së dy ditëve më parë se vajza e tyre është gjetur e çarë, e gërricur, me të qepura në kokë, e gjakosur në pjesën më të madhe të trupit.

Këtu fillon historia. Zoti Juba deklaron se vajza e tij është dhunuar, madje ai këmbëngul se ka shumë mundësi të jetë tentativë për përdhunim. Nga njëra anë punonjës të qendrës rezidenciale që pohojnë se vajza është nisur nga ky institucion në orën 08.20 drejt shkollës speciale, ndërsa është kthyer në orën 10.10 e shoqëruar me një prej mësuesve të shkollës speciale, e qepur në kokë, me të çara, të gërricura. Nga ana tjetër, mësuesit e shkollës, të cilët deklarojnë se 17-vjeçarja është gjendur në klasë e veshur trashë, me një kapuç në kokë, ndërsa në faqe i rridhnin currila gjaku, çka u kishte bërë përshtypje mësuesve, të cilët këmbëngulin se vajza ka mbërritur në shkollë në këtë gjendje, duke i hedhur fajin qendrës rezidenciale për personat me paaftësi. Kjo është ngjarja që Taulanti, babai i vajzës autike tregon i prekur thellësisht nga kjo ngjarje, që thotë se ka tronditur tërësisht jetën e tij.

Reagon Veliaj

Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, beri me dije se po e ndjek nga afer rastin e dhunimit te vajzes autike nga Durresi. Ai ka urdheruar hetim per kete rast dhe sot eshte takuar me prindin e vajzes ne Ministri. Nderkaq, Veliaj ka nisur menjehere ne Durres, drejtoren e re te SHSSH, Etleva Bisha dhe keshilltaren e tij, Enkelejda Lopari, per te ndjekur me nga afer rastin.

“Ne Durres ka nisur hetimi. Tolerance zero per maskarain qe eshte fajtor per kete krim!“, eshte shprehur z. Veliaj.

32 komente në “Skandali, 17-vjeçarja autike dhunohet dhe tentohet të përdhunohet në shkollë”

    1. marli dona says:

      o zot nuk ka gje me te dhimbshme kurajo familjes ta cojne deri ne fund nxjerrjen e personave pergjegjes ti vij turp kush e ka bere ti japin ndeshkimin maksimal dhe te behen shembell per te tjeret

    2. ALpini says:

      Rast qe duhet hetuar dhe te kihet parasysh se ne qender eshte mundesia shume me e madhe se ne shkolle.Femijet e semure kthehen ne qender rreth ores 15 dhe jane aty deri te nesermen ne ora 8 .Ambienti ne shkolle eshte shume i dukshem dhe veshtire qe te dhunohet a perdhunohet aq kollaj nje 17 vjecare.Do uroja zbardhjen e ngjarjes dhe denimin e autorit,gjithashtu edhe personat ne se ka qe e fshehim a deklarojne jo te verteten.

  1. ENDRI says:

    Po su be njeri shembull nuk ndalen babezit e njerezve te papergjegjshem qe marrin rrogen duke mos ditur se perse e marrin.
    Shteti te vej ne levizje instuticionet perkatese per te ndeshkuar cilendo forme te dhunimit.

  2. santa says:

    Oh zot, ne cfare vendi jetojme. Familjareve ju percjell kurajon se ketu ne Shqiperi nuk ekziston me humanizmi

  3. signore says:

    C`eshte kjo kafsheri mor egersira ,mor jua shkerdheft zoti rracen,o plera te njerezimit. Si mundet te jet kaq mamkabre ne ate vend jeta e nji te semuri ,nji femre te pa mbrojtur ! Si mundet te behet sehir ne ate shoqeri e mos te mbrohen nga shteti kto te mjer qe fati i ka lind ne ate vend egersirash dal nga shpellat ptuuu

  4. Xhona says:

    SKAM FJAL VETEM TRISHTIM PER KETE NGJARJE,URREJ PERSONAT QE KAN GUXUAR TE LENDOJNE NJE VAJZE ADOLESHENTE QE JETON ME SINDROMEN AUTIKE,

  5. AQIF THUMBI says:

    te varet ne litar ai qe dhunon ose perdhunon njerz ta pa mbrojur ngamendesia apo shkaqe te tiera natyrore keto njgjatje nuk mund te kene falje . ligji te ngrihet ne kembe,se eshte duke fjetur.DREJTESIA jone eshte duke u mburrur me koshin boshe. HARRAM.

  6. Treviso says:

    Duhet te merren masa urgjente jo vetem per kete rast te shemtuar por per te gjitha shkollat e vendit qe te shkarkohen drejtoret e pa-afte, qe kan ardhur per te bere prapaganten e ish qeverise mafjoze dhe te zevendesohen me kuadro te afte, mundesisht pa ide partiake.

  7. era says:

    Kush ka patur rastin te shkele ne qendren rezidenciale durres, nuk cuditet nga rasti ne fjale…atje ka gardiane burgu me nje kryegardiane ne krye, te pakten deri kur kam patur rastin te jem une per here te fundit ne ate qendre..nje drejtoreshe, kusherire e ministrit Marko bello, qe priste edhe qeraste ekipe nga ministria, por qe torturonte ne menyren etrajtimit personat rezedenciale…uroj qe kjo Zhuliet, kusherire ministry, te kete thyer qafen nga institucioni, pasi nuke eegzagjeroj aspak kur them se aty femijet dhe te rinjte dhunoheshin me plot kuptimin efjales, dhunoheshin teksa liheshin te izoluar si kafshe ne dhomat e tyre, dhunoheshin teksa liheshin per dite te tera ne jashtqitjen e tyre…. dhunoheshin ne menyren e tyre te te ushqyerit….dhe gardianet me kryegardianen qe kenaqeshin duke pare televizor, duke ngrene si te babezitura…dhe duke u tallur ne distance. Keto institucione duhet te ndryshojn enga themelet, menyren e tyre te funksinimit dhe kryesisht te KONSIDERIMIT te ketyre personave si njerez dhe pjestare te kesaj shoqerie..ne institucionin ne fja;le jane ber shume punime….por ekipi dhe drejtoria nuk e meritojne te jene prane ketyre femijeve. Ne rastin ne fjle pergjegjesia eshte e njete per te dyja palet si per qendren dhe per shkollen sepse duket qe nuk ka nje koordinim te punes, nuk ka persona referente qe percjelin dhe presin njekohesisht femijte. TURP I MADH. Te gjoret familjare!

  8. N Shabani says:

    Saimir Tahiri te beje te pamunduren qe te gjenden dhunuesit dhe te vihen para ligjit dhe te denohen maksimalisht edhe si dhunues te nje minoreneje edhe per shfrytezim posti edhe per dhunim te nje personi vulnerable qe nuk mund te mbroje dot veteveten. Do te beni shtet ju apo jo si e keni hallin?

  9. ela says:

    E tmerrshme, shemtia e sjelljes njerezore nuk njeh limit. Tragjike eshte se si keto institucione ia hedhin topin e pergjegjesise njeri tjetrit. Te dyja palet jane fajtore, si nuk reaguan, apo denocuan kur e pane vajzen ne ate gjendje. Keta jane mostra, njerez nuk mund te quhen. Kur nuk degjohet zeri atyre qe bertasin, e ulerasin kur dhunohen e vriten, imagjinoni keto viktima qe as nuk mund te shprehen, sa te rrezikur jane nga dhuna fizike.

  10. juli says:

    KE SHUME TE DREJTE ENDRI,KETU PAGUHEN DUKE MARRE RROGEN KUSH E DI PSE? PER TE MOS BERE DETYREN PAGUHEN? ASHTU SI POLICET QE PAGUHEN KOT ASHTU PAGUHEN EDHE DISA QENDRA SOCIALE APO INSTITUCIONE TE PAVARURA DHE ORGANIZATA PA KUPTIM.TE DHUNOSH NJE NJERI TE SEMURE KETA NJERZ JANE KAFSHE KAFSHE DHE ASGJE TJETER VECSE KAFSHE

  11. Horri i Bulevardit says:

    Me vjen shume keq per vajzen dhe familjen e saj, por me vjen shume mire, qe ministri Veliaj, qendron ne krye te detyres dhe cdo problem e shikon me nje pergjegjesi qe eshte per tu admiruar.
    Uroj qe qeveria e re te kete angazhimin e deritanishem, ne kryerjen e detyres, karshi problemeve qe shqetesojne kete popull.
    Te lumte zoti Veliaj, tregoi ketij populli, se nuk ka gje te pamundura, kur punohet me pergjegjesi.

  12. Beni says:

    Cfare po ndodh ne kete vend? Abuzivizmi dhe mungesa e pergjegjshmerise ka arritur kulmin. Drejtuesit te mbajne pergjegjesi dhe te cohen para gjykates.

    Shume mire Veliaj, kjo eshte ajo qe duhet : Responsiveness, pra pergjigje e menjehereshme ndaj halleve te njerezve.

  13. elinor says:

    Dakord qe nuk flet, po te shkruaje a mundet? Fakti qe shkon ne shkolle do te thote se kumonikon ne njefar menyre.

  14. KASOLLE says:

    Vlerat dhe sa e civilizuar eshte nje shoqeri tregohet dhe duket tek perkujdesi dhe mbrojtja e kesaj pjese te shoqeris,pra tek personat me aftesi te kufizuar.Ai pleher duhet gjetur dhe duhet cuar para drejtesis.Per te tilla raste duhet te sensibilizohet gjithe opinioni publik.

  15. Hej mor hheeeejjjjjj says:

    Per Erjonin e ceshtjeve sociale

    Nuk jam psikolog por mendoj se Shqiperia ka nevoje megaurgjente per Shpi Publike dhe legalizimin e marujanes qe te qetesojme temperamentin tone vrasetar..

  16. Thika says:

    Ne Indi ata qe perdhenuan nje femer ne autoboz u varen mes qytetit.

  17. dajti says:

    Kurajo prinderve ,luftoni deri ne fund per kete krim makaber .Por te jeni te sigurt qe perendia do te jete ajo qe do te vej ne vend ,drejtesine tuaj .Kush keqtrajton dhe perbuz njerez me aftesi te kufizuar eshte i mallkuar brez pas brezi ,,,,,,,,,,,,eshte e cale dhe vjen ngadale thote populli .Kush ka ven dore mbi kete vajze ju helmofte shpirti ,jeta dhe zemra .I denofte zoti atje ku tu dhemb me shume .Ashtu si ju shkaktoi ju dhimbje ,mos ju ndafte dhimbja dhe atij ter jeten .

  18. Kjo qe i ka ndodhur kesaj vajze fatkeqe eshte per te ardhur keq , por reagimi i qeverise te pakten ,eshte per te na kenaqur ,qe interesohen deri ne qelizat e popullit !Bravo !

  19. ENDRI says:

    Nga interesimi qe po beja, lajmi i fundit ishte qe femijet ne kete INSTUTICION i ngrinin ne 5 te mengjezit per te bere punet qe stafi nuk i bente dot…

    1. qytetari says:

      Vertet!?Ky eshte kulmi!!!
      Drejtuesit ketij institucioni nese mund ta quajme keshtu duhet te pushohen dhe te cohen ne gjyq.
      Ne institucione te tilla duhet te punojne njerez te kualifikuar dhe humane. Ministria perkatese duhet ti bejne te ditur si punonjesve po ashtu edhe prinderve rregullat e brendshme se si do te funksionoje cdo gje deri ne detaje.Ne Shqiperi ankohen se ka shume papunesi ,dhe nga ana tjeter ata qe e kane nje pune nuk duan te punojne me ndershmeri dhe profesionalizem.Ne pune te mbahen vetem ata qe ja bejne hyzmetin ,te tjeret qe duan te marrin rrogen qyl te largohen menjehere.
      “Institucione”si kjo qender ku femijet ne vend qe te trajtohen u torturokan me pune jane turpi i shoqerise shqiptare dhe nuk duhet te egzistojne.

  20. bobi says:

    per personat e dobet shqiperia gjithmon ka qene vend ferri.
    Per fat te keq jemi shume primitive, me dhimbje

  21. Bazarhesap says:

    Vetem 13 komente per kete ngjarje makabre dhe me qindra komente islamofobe per cdo teme.Shoqeria Shqiptare nje nder me raciste dhe ksenofobe!!!

  22. Bardhi says:

    Per here te pare nga komentet e mesiperme rezulton se per kete dhunim primitiv dhe kriminal nuk qenka fajtor Sali berisha dhe maloket e tij.Sa larg ka arrit poshtersia,perqarja,krahinalizmi e te ngjashme,si perpjekje e luftes per pushtet dhe e sherbimeve te huja per ta degradue deri ne kete shkalle qe ka arrit Shqiperine.
    Cka do te thoni o komentues per keto qe do na ngjajn pas Sales,apo s’do analizoni faktoret e vertet te poshtersive qe po na ndodhin per cdo dite,por do merreni me maloket,kurse maloket do merren me “arumunet”dhe “grekofilet”.Ndoshta komentuesit jane me se paku fajtor,meqense vet gazeta bene komente perafersisht te peraferta,ose then shkurt e shqip perqarse.uroj te kthejellemi ne shqiptaret nese nuk ja kemi shit shpirtin djallit.

  23. ada nuna says:

    kto njerez duhet denuar me vdekje,,,,o zot me vjen shume keq e kuptoj dhimbjen qe mund te kene prinderit e kesaj te miture….zoti i ndihmoft femijet me autizem nga ky popull pa llogjike,,,

  24. Landi says:

    UNE QE PO SHKRUAJ JAM BABAI I VAJZES.
    I lexova me vemendje komentet tuaja dhe ju falenderoj te gjitheve per marrjen pjese ne komentimin e ketij
    akti sa barbare dhe tragjik jo vetem per mua dhe familjen por per mbare vendin.
    NE MOMENTIN E PARE TE KONTAKTIT ME INSTUTICIONET PERGJEGJESE I KAM KERKUAR ME SHUME QETESI TE ME TREGONIN NGJARJEN SE SI NDODHI DHE PER FAT TE KEQ KAM PARE NJE REAGIM ASPAK HUMAN DUKE U PERPJEKUR TE ANASHKALOJN PROBLEMIN.

    I BERA NJE PREMTIM ATYRE DHE VETES SE GJERAVE DO I SHKOJ DERI NE FUND DHE PREMTIMI PER TE GJITHE JU (BASHKEVUAJTES) ESHTE SE JO VETEM QE DO I SHKOJ DERI NE FUND POR DO TE SHKOJ DERI ATJE SA GJERA TE TILLA TE PAKTEN TE MOS NDODHIN ME.

    NJE FALENDERIM I VECANTE PER 3 INSTANCAT ME TE LARTA PER BASHKPUNIMIN NDERMJET TYRE DHE ANGAZHIMIN TOTAL SHKOJNE PER MINISTRIN E CESHTJEVE SOCIALE, ARSIMIT DHE MINISTRIN E BRENDHME.
    TE SIGURTE QE DO TE KEMI ZHVILLIME TE REJA DHE MJAFT INTERESANTE…

    1. Horri i Bulevardit says:

      Jemi solidare me dhimbjen e familjes tende, mos u zmbraps ne na ke ne krah, uroj qe vajza jote te rehabilitohet dhe ta harroje kete xhest, uroj qe edhe faqeziu te marre denimin e merituar, kjo do te jete edhe nje ogur i mire, qe keta monstra te shofin se ligji po rivendoset.

  25. ATDHE says:

    O SHTET….KU JE????

  26. LEDI says:

    Sa e dhimbshme dhe tragjike njekohesisht.
    Ndihem vertet shume keq kur shoh sesa poshte ka rene shoqeria shqiptare e gllaberuar nga injoranca,padituria dhe brutaliteti.Nuk mund ta pranoj mendimin se Autizmi eshte sindrome apo semundje,nuk eshte aspak e vertete. Autizmi sot nga shkenca konsiderohet si cregullim ose Neurodevelopmental disorder madje shkencetaret ne Amerike nuk jane te sigurte,me kete emertim duke pranuar se dine shume pak reth Autizmit apo se cfare ndodh ne trurin e nje personi autistik.
    Ajo qe e dallon nje autistik nga nje njeri normal eshte se ata e shohin boten ndryshe nga ne, ne nje menyre qe askush nuk e di megjithese jane kryer shume studime te shumta nga universitetet me prestigjose ne mbare boten e serish studimet kane mbetur ne vend- numero duke pranuar se kane deshtuar.
    Kurse shoqeria jone “mendje ndritur”, me shpirt te kalbur e ka “gjetur ilacin dhe diagnozen” quan personat me autizem,budallenj, te cmendur e gjthe far lloj epitetesh qe me vjen neveri ti kujtoj,duke mos ditur as vete se cfare thua e cmendon..Po c’mund te presesh nga injoranca.? Jeta e ka provuar se nje person me autizem eshte edhe gjeni,e jo me aftesi te kufizuar. Qe do te thote se nuk mund te hedhesh balte per nje njeri vetem pse eshte ndryshe nga ty,dhe te jesh i tille nuk do te thote se je i ,marre.
    Te jesh me autizem ne perendin eshte nje vecori, por te jesh autistik ne Shqiperi eshte nje fatkeqesi, duke pare trajtimin kafsheror qe shoqeria ku ne jetojme.Prandaj them: Mjere atij qe i bie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje