Shkarkimet dhe presionet në vendin e punës/ Deri tani janë 180 denoncime në faqen e PD-së

12 Tetor 2013, 10:40Sociale TEMA

Dy javë pasi Partia Demokratike hapi një portal online për të depozituar ankesat e atyre që janë larguar nga puna ose u bëhet presion për largim, numri i ankesave ka mbërritur në 180.

Lajmin e bën të ditur Panorama.

Por burime nga selia blu bëjnë të ditur për gazetën se shumica e këtyre denoncimeve janë për presionet që po bëjnë drejtuesit e rinj nëpër institucione që punonjësit aktualë të japin dorëheqjen nga detyrat që kanë mbajtur. Pjesa tjetër e denoncimeve është nga ata punonjës, të cilët tashmë kanë marrë letrën e shkarkimit.

Pas e-mail-eve që vijnë në hapësirën “Denonco largimin nga administrata” të faqes zyrtare të Partisë Demokratike, juristët e selisë blu i japin këshillim ligjor çdo denoncuesi.

Pesë juristët e zyrës juridike të PD-së këshillojnë denoncuesit e larguar nga puna që aktin e lirimit ta dërgojnë në Komisionin e Shërbimit Civil, i cili është edhe institucioni përgjegjës për trajtimin e shkarkimeve nga detyra.

Të shumta janë rastet kur të larguarit nga puna shkojnë në zyrat e PD-së për të përgatitur dosjen, të cilën më pas e dërgojnë në zyrat e KSHC-së. Ndërsa për denoncimet që mbërrijnë për presione nga shefat e rinj, juristët demokratë u sugjerojnë punonjësve të administratës që të gjithë komunikimin me eprorët ta kenë të dokumentuar dhe sjellja e tyre të jetë sipas ligjit.

6 komente në “Shkarkimet dhe presionet në vendin e punës/ Deri tani janë 180 denoncime në faqen e PD-së”

  1. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    KUR DO HAPET FAQE ZYRTARE NGA PDja PER VRASJET DHE VJEDHJET E ISH QEVERISE SE SALI KRIMINELIT ,,, BASHKE ME LUL BASHEN E ME MINISTRAT E SALIUT ,,, ISH POLICINE E SALIUT ,,, DHE PUNONJESIT E DREJTESISE NGA PRESIDENT BUJARI , PROKURORI ,,, GJUKATAT ETC ETC ,,,,,

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Shume i vogel eshte numeri i shkarkimeve,po te llogariten 12 mije punonjes te administrates,te shkarkuar nga PD-ja.
    Po te ruajme balancen,duhet te pakten 6 mije te tjere per tu pushuar,qe mazhoranca e re te mos jete inferiore ne pushtet.
    Duke llogaritur qe pushteti eshte 50+1,duhen te pushohen rreth 7 mije punonjes me testa te PD-se,per te drejtuar vendin.
    Zevendesimi i tyre duhet te behet me konkurs.
    Nuk mund te kete rilindje,ku ne vendet drejtuese,te jene kamikazet e Berishes.

  3. EURO MALOKU says:

    NATYRISHT ESHTE VEPRUAR GABIM…eshte vepruar gabim sepse
    …NEPUNESIT E PERJASHTUAR DUHESHIN DERGUAR PER NDJEKJE PENALE PER VEPRIMET APO MOS VEPRIMET E TYRE NE ZBATIM TE LIGJEVE…

  4. E verteta says:

    Te pakten 180 veta meritojne varje per katandisjen e Shqiperise ne kete gjendje e jo me te diskutohet pushimi nga pune. PD eshte fiktive dhe hakun e vet do ta marri ne zgjedhjet e ardhshme si lokale ashtu dhe parlamentare ku do te konvertohet vertet si nje shoqate.

  5. Liridon says:

    Ka edhe nga ata neppunes te shtetit,te cilet kane marre pjese aktive ne fushaten e fundit ne mbeshtetje te PD-se,por qe tani jane ngritur ne detyre.Eshte ne nderin e tyre,qe rastin e tyre ta bejne publik.

  6. Zeçir says:

    O opinion, bëni selam kti farë Lulit, se edhe po të çmendesh në rrugën ku je katandisur nuk do bësh gje! E vetmja zgjidhje e ndershme, ama e ndershme për Ty dhe kollon-kusurin tend do jetë, pranimi i të drejtës natyrore, që shqiptarët të ecin rrugës së Bashkimit Kombëtar. Lereni dhuratën e Perëndisë, Edi Ramën, që të realizoj Rilindjen e kamot-pritshme të idealistëve shqiptarë. Në të kundërtën, karvani me vështirësitë e zagarëve nga të gjitha anët, nuk do ndaloj! Historia do ju gjykoj dhe denoj rëndë, rëndë, madje shumë rëndë! Nesër, do tmerrohen madje dhe pasardhësit Tuaj dhe Sali malokut, për gjithë të bëmat tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje